01-08-06, 22:42
|
#22
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Tė kėnaqurit me atė qė posedon dhe vetpėrmbajtja
22. Transmeton Ebu Hurejrja [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [alejhiselam] ka thėnė: "Nuk ėshtė pasuri e vėrtetė pasuria materiale por pasuri e vėrtetė ėshtė pasuria shpirtėrore" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: "Nuk ka anjė gjallesė nė tokė qė All-llahu tė mos ia ketė garantuar furnizimin e saj" (Hud 6)
Kuptimi i hadithit ėshtė se pasuri e dobishmė, madhėshtore apo e lavdėruar ėshtė pasuria shpirtėrore sepse kur shpirti ėshtė i pasur i ndėrpret ėndjet e tepėrta, pėr kėtė, ngritet dhe bėhet i madh dhe fiton privilegj, kėnaqėsi, autoritet dhe lėvdatė mė shumė se i pasuri i cili ėshtė shpirtvarfėr pėr tė arritur pasuri, sepse tė dytin pasuria e shpien nė gjėra jo tė ndershme dhe nė vepra amorale pėr shkak ėndjeve tė tij tė ulta dhe kopracisė. Pra ai qė karaktrizohet me pasuri shpirtėrore ėshtė i kėnaqur me furnizimin qė ia ka caktuar Allahu, nuk tenton pėr ta shtuar atė pa nevojė, nuk insiston nė kėrkesė dhe lypje porse pajtohet me atė qė Allahu [subhanehu ve teala] e ka ndarė pėr tė dhe nuk ndien asnjėherė mungesė. Nė anėn tjetėr ai i cili karakterizohet me shpirtėvarfėri ėshtė nė tė kundėrtėn e atij qė ėshtė i pasur shpirtrisht sepse nuk kėnaqet me atė qė posedon por vazhdimisht vepron pėr tė shtuar pasurinė nė [fardo mėnyre, e nė rrast se nuk mund tė plotėsoj dėshirat pikėllohet dhe ndien keqardhje sikur tė mos kishte pasuri. E tėrė kjo sepse nuk i mjafton ajo qė posedon, sikur tė jetė i varfur materialisht pėrkundėr tė pasurit shpirtrisht i cili pajtohet me paracaktimin e Allahut [subhanehu ve teala] , i nėnshtrohet ligjit tė Tij duke e ditur se ajo qė e pret tek Allahu ėshtė mė e mirė dhe mė afatgjate, pra ai nuk insiston tė shtojė pasurinė e as qė lyp njė gjė tė tillė. Sa vargje tė bukura ka thurrur Imam Shafiu [rahimehull-llah] nė lidhje me kėtė:
Rizkun (furnizimin) nuk e pakson vetpėrmbajtja
As qė shtohet me pėrkujdesje e mundim
Nuk ka gėzim tė pėrjetshėm as brenga
Nuk ka as skamje e bollėk pa pėrfundim.
Nė kėto vargje Imam Shafiu [rahimehull-llah] ve nė pah gjendjen e atij qė mundohet natė e ditė pėr tė shtuar pasurinė dhe atij qė ėshtė i kėnaqur me atė qė posedon. Ai mė tej ndri[on faktin se nėse njeriu ka zemėr tė kėnqur nuk ka dallim prej mbretėrve tė kėsaj bote. (sh.p.)
Kujdesu vėlla musliman qė tė jesh i knaqur me atė qė posedon dhe tė jesh i vetpėrmbajtur sepse furnizimi ėshtė ndarė nga i Urti dhe i Informuari pėr ēdo gjė. Mbėshtetu nė Atė qė e ndanė furnizimin sepse kush mbėshtetet nė Tė, Ai i mjafton. Ebu Derda [radijall-llahu anhu] thotė: nė kur'an ėshtė njė ajet dhe sikur tėrė njerėzit do ta kuptonin do tė ishin tė kėnaqur me atė qė posedojnė, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: "e kush iu pėrmbahet dispozitave tė All-llahut, atij Ai i hap rrugė, dhe e furnizon atė prej nga nuk e kujton fare." (Tala- 2,3)
Dije se pėrkujdesja e tepėrt nuk ta shton rizkun. Njė beduin i tha njė tjetrit tė cilėn e pa shumė tė kujdesur pėr tė fituar pasuri: o vėlla, ti je kėrkues dhe i kėrkuar, ty tė kėrkon njė kėrkues tė cilit nuk mund ti ikish. Ti kėrkon atė qė ske nevojė sikur tė mos kishe parė njeri i cili shumė pėrkujdeset mirėpo nuk arinė asgje si dhe njeri qė ėshtė indiferent ndaj kėsaj bote mirėpo ėshtė i furnizuar.
Njė tjetėr ka thėnė: ti nuk mund ta arrishė shpresėn tėnde, as tia tejkalosh vdekjes, as ta mbisundosh furnizimin as ta kontrollosh fatin e tjetėrkujt, e pse atėherė e shkatėrron veten?
Ai i cili ėshtė i vetėpėrmbjėtur Allahu ia bėn tė mjaftueshme atė qė posedon, ai cili ėshtė i pasur shpirtėrisht Allahu [subhanehu ve teala] e pasuron ( Buhariu dhe Muslimi) pėr kėtė ai tė cilin e godet varfėria dhe ankohet te njerėzit, atij nuk i largohet varfėria, e kush i drejtohet Allahut, Ai i jep furnizim menjėherė apo mė vonė (Ebu Davud, Tirmidhi) kjo sa i takon dunjasė kurse nė Ahiret atij i takon xhenneti, transmeton Theubani [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [alejhi selam] ka thėnė: kush mė garanton mus se askujt nuk do ti lyp asgjė unė i garantoj xhennetin Theubani tha: unė o i dėrguar i Allahut, dhe asnjėherė nuk i lypi askujt asgjė. (Ebu Davudi)
Sa i takon atij qė lyp pėr ta shtuar pasurinė qė ka ai Nė realitet ka kėrkuar pėr vete nje gacė, kėrkon pak apo shumė (Muslimi)
Nė kėtė kontekst transmetohet se nje njeri duke qarė ankohet te Hasan Basriu pėr gjendjen e tij tė rrėndė, hasani i thotė: e tėrė kjo vjen nga pėrkujdesi i madh qe ke pėr dunjanė, pasha Allahun sikur ndonjėri tė posedonte tėrė botėn e pastaj e humė atė nuk mendoj se meriton ta anė atė.
Njė njeri tjetėr ankohet te Shiblij pėr gjendjen e rrėndė tė familjes sė vetė e ai i thotė: kthehu te shtėpia yte e atė qė furnizimin i tij nuk ėshtė nė dorė tė Allahut dėboje nga shtėpia.
</SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij
|
|
|