01-08-06, 22:44
|
#24
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Kėshilla
24. Transmeton Ebu Rukaje Temim ibėn Eus Eddarij se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: Feja ėshtė kėshillė. Thamė pėr cilin? U pėrgjigj: pėr Allahun, pėr Librin e Tij, Pejgamberin e tij, prijėsit e muslimanėve dhe masėn e gjėrė. (Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] duka na lajmėruar pėr Lutin [alejhi selam] thotė: dhe unė jam kėshillues besnik pėr ju (Araf 68)
Ky ėshtė njė hadith madhėshtor, mbi tė ndėrtohet Feja Islame siē do tė pėrmendim mė vonė. Kuptimi i fjalės feja ėshtė kėshillė ėshtė: kėshilla ėshtė shtylla e fesė.
Hattabij [rahimehullah] ka thėnė: fjala nesiha (kėshillė) ėshtė shprehje me tė cilėn kihen pėr qėllim disa gjėra, prej tyre: tia duash tė mirėn atij qė e kėshillon. Kuptimi esencial i kėsaj fjale ėshtė: hulus (pastrim). Thuhet: nesahtul asel - e kam pastruar mjaltin. Pra kuptimi i fjalės: feja ėshtė kėshillė (nasiha) pėr Allahun ėshtė: besimi i drejtė nė njėshmėrinė e Tij dhe sinqeriteti nė adhurimin ndaj Tij. Kurse fjala kėshillė pėr librin e Tij d.m.th. tė besosh nė kėtė libėr dhe tė veprosh sipas mėsimėve qė pėrmban ai. Fjala kėshillė pėr Pejgamberin e Tij d.m.th. tė besosh nė pejgamberinė e tij dhe ta ndėgjosh atė kur urdhėron apo ndalon. kėshillė pėr masėn e gjėrė d.m.th. udhėzimi i tyre kah gjėrat qė ju bėjnė dobi.
Ebu Amėr ibėn Salahi ka thėnė: nasiha (kėshilla) ėshtė fjalė pėrmbledhėse qė nėnkupton: kėshilluesi tia ofron tė kėshilluarit tė gjitha aspektet e tė mirės me zemėr dhe vepėr. Kėshilla pėr Allahun e ka kuptimin: besimi nė njėshmėrinė e Tij dhe cilėsimi i Tij me cilėsi tė pėrsosura dhe tė larta si dhe mohimi i gjėrave tė kundėrta qė nuk i pėrkojnė madhėrisė sė Tij. Poashtu nėnkuptohet largimi nga mėkatet dhe ndėgjimi i urdhėrave tė Tij. Tė duash dhe tė uresh pėr hir tė Allahut, tė luftosh atė qė mohon besimin nė Te si dhe tė thėrrasish dhe tė nxisish nė tėrė kėtė.
Kėshilla pėr librin e Tij nėnkupton: tė besosh nė tė, ta madhėrosh, tė mohosh mangėsitė nga ai, ta lexosh drejtė, ti rrespektosh urdhėrat dhe ndalesat e tij, tė kushptosh shkencat dhe shembujt qė pėrmenden nė tė, tė meditosh rreth ajeteve, tė thėrrasėsh nė tė si dhe ta mbrosh nga shtrembėrimi dhe shpifjet e tė devijuarve.
Kėshilla pėr Pejgamberin ėshtė e afėrme me atė tė librit, d.m.th. ta besosh atė dhe shpalljen qė e ka sjellur ai, ta madhėrosh, ta rrespektosh, tė kapesh pėr rrugėn e tij, tė ngjallėsh sunnetin, tė pėrhapėsh dijen e tij, tė armiqėsosh armiqt e tij, tė miqėsosh miqt e tij. Tė stolisesh mė vyrtytet e tij, tė edukohesh me edukatėn e tij si dhe tė duash familjen dhe shokėt e tij.
Kėshilla pėr prijėsit e muslimanėve don tė thotė: ti ndihmosh ata kur janė nė tė drejtė, ti rrespektosh, tua pėrkujtosh tė vėrtetėn, tua tėrheqėsh vėrejtjen me butėsi, tė largohesh nga konflikti me ta si dhe tė lutesh pėr ta qė Allahu [subhanehu ve teala] ti drejtojė.
Kėshilla pėr masėn e gjėrė nėnkupton: udhėzimi i tyre kah ajo qė ju bėn dobi, mėsimi i tyrė ēėshtjet e fesė dhe dunjasė, fshehja e tė metave tė tyre, ndihma kundėr armiqve tė tyre, mbrojtja e tyre, tė mos tradhtohen as tė mos ua kenė zili, tė duash pėr ta atė qė don pėr vetevete si dhe tė uresh pėr t atė qė uren pėr vetevete.
Fudajl ibėn Ijadi ka thėnė: te ne, njerėzit nuk janė ngritur me falje dhe agjėrim tė shumtė porse me bujari shpirtėrore, zemėr tė shėndoshė dhe kėshillė ndaj ummetit.
Ėshtė pyetur Abdullah ibėn Mubareku: cila ėshtė puna mė e mirė? Ka thėnė: kėshilla pėr hirė tė Allahut.
Mameri ka thėnė: kėshillues mė i madh pėr ty ėshtė ai qė mė sė tepėrmi i frikohet Allahut pėr ty.
Selefi kur dėshironte tė kėshilloj ndokend e kėshillontė fshehurazi ashtuqė disa prej tyre thonin: kush kėshillon vėllain e tij fshehurazi ai vėrtetė e ka kėshilluar, kurse ai qė e kėshillon nė praninė e njerėzve ai nė realitet e ka qortuar.
Fudajl ibėn Ijadi gjithashtu ka thėnė: besimtari ua fsheh tė tjerėve tė metat dhe kėshillon kurse i degjeneruari i zbulon tė metat dhe shėmton.
Imam shafiu [rahimehullah] ka thėnė: kush e kėshillon vėllain e tij fshehurazi ai vėrtetė e ka kėshilluar dhe zbukuruar e ai qė bėn kėtė haptazi ai nė realitet ia ka zbuluar tė metat dhe e ka shėmtuar.
Imam Muslimi transmeton se Xheriri [radijallahu anhu] urdhėroi shėrbėtorin e tij qė tia blej njė at. Ai i a bleu pėr 300 dirhem. Erdhi shėrbėtori sė bashku me blerėsin e atit te Xheriri pėr ti marrė tė hollat prej tij. Xheriri i tha pronarit tė atit: ati yt ėshtė mė i mirė se 300 dirhem a mund qė tė ma shesish pėr 400? Pronari i thė: kėtė ti e vendos. Pastaj i tha pėrsėri: ati yt ėshtė mė i mirė se 400 dirhėm a mund qė tė ma shesish pėr 500, dhe vazhdoi kėshtu deri sa ia ofroi 800 dirhem dhe e bleu me kėtė shumė. Mė pas u pyet pėr kėtė e ai tha: unė i kam dhėnė besėn Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se do tė kėshilloj ēdo musliman.
Gjithashtu Xheriri i thoshte shokut tė tij: dije se atė qė e marr prej teje ėshtė mė e mire se ajo qė ta jap unė, prandaj zgjedh!
</SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij
|
|
|