Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 20:46   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Parathėnie

Rrallėherė njerėzimi ka qenė aq i shqetėsuar siē ėshtė nė kohėn tonė. Jo vetėm qė jemi tė ballafaquar me numėr tė madh problemesh, tė cilat kėrkojnė zgjidhje tė reja e tė pashoqe, por edhe kėndvėshtrimi, nėn tė cilin na paraqiten ato probleme, dallon ajo, qė gjer mė tani jemi mėsuar. Nė tė gjitha shtetet shoqėria kalon brenda ndryshimeve fundamentale. Shpejtėsia me tė cilėn kjo ndodhė, ēdokund ėshtė e ndryshme; por kudo mund tė vėrejmė energjinė e njėjtė tė presionit, i cili nuk lejon kurrsesi ngecje, e as luhatshmėri.
Nė kėtė aspekt bota islame nuk bėnė kurrfarė pėrjashtimi. Edhe kėtu shohim, se si gradualisht zhdukėn doket dhe idetė e vjetra, ndėrsa paraqiten format e reja. Kah shpie ky evolucion? Sa shtrihet thellė? Nė ē'masė pėrputhet me misionin kulturor tė islamit?
Ky libėr nuk preferon qė tė jap pėrgjigjje tė hollėsishme, nė tė gjitha kėto dhe pyetjet e ngjashme. Pasi qė ka qėllim tė pėrkufizuar, pėr shqyrtim ėshtė zgjedhur vetėm njė nga problemet me tė cilat sot ballafaqohen muslimanėt, e ai ėshtė qėndrimi, tė cilin ata duhet ta pėrvetėsojnė nė raport me civilizimin perėndimor. Mirėpo, implikacionet e gjėra tė kėsaj lėnde e kanė bėrė tė domosdoshėm zgjerimin e hulumtimit tonė nė disa aspekte themelore tė islamit, e sidomos me vėmendje tė posaqme nė konceptin e Sunnetit. ثshtė e pamundur kėtu qė tė ipen mė tepėr se thjesht skicat e temės e cila ėshtė aq e gjėrė sa qė me te mund tė mbushen numėr i madh librash voluminoz. Por, megjithkėtė, apo ndoshta pikėrisht pėr kėtė, jam i sigurt se ky prezentim i shkurtėr do t'u ofroj tjerėve nxitje pėr pėrsiatje tė mėtejshme mbi problemin e ekspozuar e mjaft tė rėndėsishėm.
E tani do tė flas mbi veten time, pasi qė muslimanėt kanė tė drejtė, qė kur t'u flet atyre ndonjė konvertues, tė dinė se si dhe pėrse ai e ka pranuar islamin. Nė vitin 1922 e braktisa vendlindjen time Austrinė, pėr tė udhėtuar nėpėr Afrikė e Azi, si korespondent special i disa revistave kryesore kontinentale, dhe qė atėherė e kam kaluar gati tėrė kohėn time nė Lindjen Islame. Interesimi im, pėr popujt me tė cilėt erdha nė kontakt, nė fillim ka qenė interesim i ndonjė tė huaji. Pranė vetes, vėrejta njė rend shoqėror dhe pikėpamje tė jetės, esencialisht tė ndryshėm nga ai evropian; qė nga fillimi, nė mua lindi njėfarė simpatie pėr koncept mė tė qetė - mė parė do tė thoja - mė human tė jetės, nė krahasim me mėnyrėn e jetesės sė nxituar e tė mekanizuar nė Evropė. Ajo simpati gradualisht mė udhėheqte kah hulumtimi pėr shkakun e dallimit tė tillė, ashtu qė u interesova pėr mėsimet religjioze tė muslimanėve. Nė atė kohė, ai interesim ende nuk ka qenė mjaftė i fuqishėm, pėr tė mė tėrhequr nė pėrqafim tė islamit, por mė hapi horizont tė ri tė shoqėrisė progresive njerėzore, tė organizuar me minimum tė konflikteve tė mbrendshme dhe me maksimum tė ndjenjave tė vėrteta vėllazėrore. Mirėpo, realiteti i jetės sė sotme muslimane mė dukej shumė largė prej mundėsive ideale tė dhėna nė mėsimet religjioze islame. Krejt ajo qė nė islam ka qenė progres e lėvizje, tek muslimanėt ėshtė shndėrruar, nė neglizhencė e stagnim; ēkado qė ka qenė zemėrgjerėsi dhe gatishmėri pėr joegoizėm, ėshtė tjetėrsuar nė mesin e muslimanėve tė sotit nė zemėrngushtėsi dhe anim kah jeta komode dhe e rahatshme.
I shtyer nė kėtė zbulim dhe i hutuar me dallueshmėrinė e qartė nė mes “tė dikurshmes” dhe “tė tanishmes” kam tentuar t'i afrohem kėtij problemi nga pikėpamja mė e afėrt; d.m.th. jam pėrpjekur qė ta pėrfytyroj vehten time brenda shtėpisė islame. Ishte ai eksperiment i pastėr intelektual; dhe pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, mė ėshtė paraqitur zgjidhja e vėrtetė. Kuptova se e vetmja arsye pėr dekadencėn shoqėrore e kulturore tė muslimanėve gjindet nė faktin, se ata gradualisht kanė pushuar ta pasojnė shpirtin e mėsimeve islame. Islami ende ishte prezent tek ata; por, ai ishte trup pa shpirt. Pikėrisht ai element, i cili dikur ka krijuar fuqinė e botės muslimane, tani ishte pėrgjegjės pėr dobėsinė e tij: shoqėria islame qė nga fillimi ishte e ndėrtuar vetėm nė themelet religjioze, ndėrsa dobėsimi i atyre themeleve detyrimisht e ka dobėsuar strukturėn kulturore dhe ndoshta do tė mund tė sillte deri te zhdukja e saj e plotė.


Sa mė tepėr e kuptoja se sa reale dhe sa pakufishėm praktike janė mėsimet islame, ajo dėshirė e madhe formonte mendimin tim mbi atė pėrse muslimanėt e kanė braktisur aplikimin e tyre tė plotė nė jetėn praktike. Kam diskutuar mbi kėtė qėshtje me shumė musliman tė ditur, gati nė tė gjitha vendet ndėrmjet shkretėtirės Libiase e Pamirit, ndėrmjet Bosforit e detit Arab. Ajo dėshirė thuase mu bė opsesion, i cili mė nė fund la nėn hije ēdo interesim tjetėr nė botėn islame. Ajo pėrsiatje gjithnjė bėhej mė e theksuar, deri sa nuk fillova qė unė, si jomusliman, tė diskutoj me muslimanėt nga pozicioni i mbrojtėsit tė islamit prej neglizhencės dhe pėrtacisė sė tyre. Ai evolucion vetanak ėshtė thurur nė mua pavėrejtur, derisa njė ditė - ka qenė vjeshta e vitit 1925, nė malet afganistaneze - njė drejtues i ri krahinor mė tha: "Por ju qenkeni musliman, vetėm se ju kėtė nuk po e dini". Kam qenė i hutuar me ato fjalė, prandaj heshta. Por, kur u ktheva pėrsėri nė Evropė, nė vitin 1926, kuptova se pasoja e vetme logjike e qėndrimit tim ėshtė qė ta pranoj islamin!
Kaq mbi rrethanat se si u bėra musliman. Qė atėherė gjithnjė rishtasi mė pyetnin: "Pėrse e keni pranuar islamin? اka ju tėhoqi posaqėrisht...”? - nė ēka duhet tė pranoj, se nuk kam ndonjė pėrgjigjje tė veēantė dhe tė kėnaqshme. Nuk ka qenė nė pyetje ndonjė doktrinė e veēantė e cila mė tėrhoqi, por e tėrė struktura e quditshme, e pashpjeguar dhe koherente e mėsimit moral dhe programit jetėsor. Nuk do tė mund tė thoja, madje as tani, se cili aspekt i tij mė pėlqen mė shumė se cilido aspekt tjetėr. Islami mė dukej si vepėr e pėrkryer arkitekturore. Tė gjitha pjesėt e tij janė tė sajuara harmonikisht qė ta plotėsojnė dhe ndihmojnė njėra-tjetrėn; asgjė nuk ėshtė e tepėrt dhe asgjė nuk mungon, ndėrsa rezultat ėshtė struktura e ekuilibrit absolut dhe qetėsisė sė plotė. Ndoshta mu ajo ndjenjė, qė ēdo gjė nė mėsimet dhe postulatet islame ėshtė "nė vendin e vet", bėri nė mua pėrshtypjen mė tė thellė . ثshtė e mundur qė pranė asaj kryesores, ka patur edhe mbresa tjera, tė cilat sot mė ėshtė vėshtirė t'i analizoj. Sė fundi, ajo ėshtė qėshtje e dashurisė, ndėrsa dashuria ėshtė e pėrbėrė nga fije tė shumta: dėshirave tona e vetėmisė sonė, caqeve tona tė lartėsuara e tė metave tona, fuqisė sonė dhe dobėsive tona. Kėshtu ndodhi edhe me mua. Islami hyri nė mua heshtazi e fshehurazi, por pėrgjithmonė.
Qė atėherė jam pėrpjekur, sa kam mundur qė sa mė tepėr tė mėsoj mbi islamin.Kam studiuar Kur’anin dhe Traditėn e Pejgamberit a.s. Kam studiuar gjuhėn islame dhe historinė e saj, por edhe mjaft nga ajo qė ėshtė shkruar pėr te dhe kundėr saj. I kalova gati gjashtė vite nė Hixhaz e Nexhd, kryesisht nė Mekke e Medine, qė tė mund tė pėrjetoj diē nga ambienti burimor, nė tė cilin e ka mėsuar Pejgamberi arab kėtė religjion. Pasiqė Hixhazi ėshtė vendtakim i muslimanėve nga vende tė shumta, kisha rastin t'i njoftoj shumicėn e pikpamjeve tė ndryshme religjioze, e shoqėrore nė botėn e sotme islame. Ato hulumtime dhe krahasime, rezultuan nė mua bindje tė fortė, se islami si koncept shpirtėror e shoqėror, pėrkundėr tė gjitha pengesave tė shkaktuara nga gabimet e muslimanėve, edhe mė tej ėshtė fuqia shtytėse, larg mė e madhe se tjerat, tė cilėn njerėzimi ndonjėherė e ka njoftuar; qė atėherė, i tėrė interesimi im ėshtė pėrqėndruar nė problemin e rimėkėmbjes sė tij.
Ky libėr ėshtė kontribut modest atij synimi tė madh. Ai nuk pretendon tė jetė vėshtrues i paanshėm i gjėrave, ai ėshtė dėshmi mbi gjendjen ēfare ėshtė: pozita e islamit nė raport me civilizimin perėndimor. Libri nuk ėshtė shkruar pėr ata, tė cilėve islami u ėshtė vetėm njė nga shumė mjetet ndihmėse, mė pak a mė shumė tė dobishme pėr jetėn shoqėrore, por para sė gjithash, pėr ata nė zemrat e tė cilėve ende jeton shkėndija e flakės, e cila ka qenė e ndezur nė zemrat e Pėrcjellėsve tė Pejgamberit a.s., flakė e cila dikur e bėri islamin aq tė madh si rend shoqėror, e si arritje kulturore.
Delhi, mars 1934 </SPAN>
Islami nė udhėkryq-Muhammed Asad

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė