Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 20:47   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Shpirti i perėndimit

Nė kaptinėn e mėparshme, tentuam qė tė japim prezentimin e pėrgjithshėm tė parimeve morale tė islamit. Menjėherė vėrejmė, se civilizimi islam ishte forma mė e plotė e teokracisė, tė cilėn historia ndonjėherė e ka njohur.2 Nė islam, pėrsiatjet shpirtėrore, qėndrojnė mbi tė gjitha dhe e pėrbėjnė pėrmbajtjen e tė gjithave. Nėse krahasojmė kėtė qėndrim, me atė nė civilizimin perėndimor, na impresionon dallimi shumė i madh nė konceptet mbi botėn.
Perėndimi bashkėkohės, nė aktivitetet dhe orvatjet e veta, ėshtė i udhėhequr thuase ekskluzivisht me pėrsiatjet mbi dobinė praktike dhe zhvillimin dinamik. Caku i tij inherent ėshtė eksperimentimi me mundėsitė e jetės duke mos i pėrshkruar atij ndonjė vėrtetėsi morale.Pėr Evropianin apo Amerikanin bashkėkohės, qėshtja e kuptimit dhe qėllimit tė jetesės qė moti ka humbur ēdo rėndėsi praktike.Me rėndėsi i ėshtė vetėm qėshtja, se ēfarė forme mund ta marr jeta dhe se a pėrparon raca njerzore kah ngadhnjimi pėrfundimtar mbi Natyrėn. Nė kėtė pyetjen e fundit, Perėndimori bashkėkohės pėrgjigjet pozitivisht; mirėpo, muslimani - besimtar nuk bėnė kėshtu. Nė Kur'an Zoti thotė pėr Ademin a.s. dhe racėn e tij:
"Kujdes, pikėrisht nė Tokė do tė vendosi dikėnd i cili do ta trashėgoj atė." (2:30)3
Kjo qartė do tė thotė, se njeriu ėshtė i pėrcaktuar qė tė sundoj nė Tokė dhe tė pėrparojė. Por, ekziston dallimi i madh ndėrmjet pikėpamjes islame e asaj perėndimore nė aspektin e kvalitetit tė progresit njerėzor. Perėndimi bashkėkohės beson nė mundėsinė e pėrmirėsimit progresiv moral e shoqėror tė njerėzimit, nė kuptimin e tij kolektiv, me ndihmėn e tė arriturave praktike dhe krahas me zhivillimin e mendimit shkencor. Ndėrkaq, pikėpamja islame ėshtė diametralisht e kundėrt kėtij koncepcioni perėndimor, materialisto - dinamik tė njerėzimit.
Islami i konsideron mundėsitė shpirtėrore tė qenies kolektive tė "njerėzimit" madhėsi statike: si diē, qė pėrfundimisht ėshtė e mbjellur nė vet strukturėn e natyrės njerėzore si e tillė. Islami kurrė nuk e ka marrė pėr tė sigurtė, siē e bėnė kėtė perėndimi,se natyra njerėzore - nė kuptimin e vet supraindividual - i ėshtė nėnshtruar procesit progresiv tė ndryshimeve e pėrmirsimeve ngjashėm pemės nė rritje e sipėr: thjesht pėr shkak se Islami bazohet nė premisėn, se themeli i asaj natyre - shpirti njerėzor, nuk ėshtė madhėsi biologjike. Gabimi fundamental i idesė perėndimore bashkėkohėse, qė tė konsideroj rritjen e diturisė materiale dhe komoditetit identik, me pėrmirėsimin moral tė njerėzimit, rrjedh nga gabimi i njejt fundamental i pėrdorimit tė peshojave biologjike nė fakte jobiologjike. Nė rrėnjėn e kėsaj qėndron mosbesimi perėndimor bashkėkohės, nė ekzistimin e asaj qė e nėnkuptojmė me nocionin shpirt. Islami, meqenėse ėshtė i themeluar nė konceptime metafizike, shpirtin e konsideron realitet jashtė ēdo dyshimi. Edhepse nuk i kundėrvėhen njėri-tjetrit, progresi material dhe progresi shpritėror nuk janė tė njejtė, ndonėse kanė tė bėjnė me dy aspekte qartė tė ndryshme edhepse plotėsonjėse - tė jetės njerėzore; e kėto dy forma tė progresit nuk varen detyrimisht nga njėra-tjetra. Ato munden, por nuk ėshtė gjithherė e domosdoshme, qė tė zhvillohen njėkohėsisht.
Derisa qartė e pranon mundėsinė dhe fuqishėm qėndron nė dėshirimin e progresit tė jashtėm, d.m.th. material tė njerėzimit si trupi kolektiv, Islami theksueshėm e mohon mundėsinė e pėrmirėsimit shpirtėror tė njerzimit si tėrėsi, me ndihmėn e tė arriturave tė tij kolektive. Elementi dinamik i pėrmirėsimit shpirtėror ėshtė i kufizuar nė qenien individuale, ndėrsa e vetmja shfaqje e mundėshme e zhvillimit shpirtėror e moral ėshtė ajo, ndėrmjet lindjes e vdekjes sė ēdo individ tė veēantė. Ne kurrsesi nuk mund tė shkojmė kah e pėrkryera si trup kolektiv.اdonjėri (pra veē e veē) duhet tė synoj kah caku shpirtėror si indivd dhe ēdonjėri duhet tė filloj e tė pėrfundoj me vetveten.
Kjo pikpamje e vendosur individualiste nė fatin shpirtėror tė njeriut, ka kundėrpeshėn e konfirmuar vetėm tėrthorazi nė tė kuptuarit rigoroz islam tė shoqėrisė dhe bashkpunimit shoqėror. Obligim i shoqėrisė, ėshtė qė ta rregulloj jetėn e jashtme nė mėnyrė tė tillė, qė secili ndivid tė gjejė sa mė pak pengesa qė ėshtė e mundur , e sa mė shumė qė ėshtė e mundur nxitje nė pėrpjekjet e veta shpirtėrore. Kjo ėshtė arsyeja pse jurisprudenca islame, sheriati mirret me jetėn njerėzore si nga ana e tij shpirtėrore, poashtu edhe nga ajo materiale, dhe atė nė aspektet e saja individuale e sociale.
Koncepcioni i tillė, siē kam thėnė mė parė, ėshtė i mundur vetėm nė bazė tė besimit pozitiv nė tė ekzistuarit e shpirtit njerėzor, dhe sipas kėsaj, nė qėllimin e mbinatyrshėm tė karakterit tė jetės njerėzore.
Pėr perėndimorin bashkėkohės me gjysmėmohimin mospėrfillės tė ekzistimit tė shpirtit, qėshtja e qėllimit nė jetėn njerėzore, mė nuk ka kurrfarė rėndėsie praktike.Ai i ka braktisur tė gjitha spekuimet mbinatyrore dhe pėrsiatjet.
Ate qė e quajnė qėndrim relegjioz, gjithmonė bazohet nė besimin se ekziston ligji i gjithmbarshėm moral mbinatyror, dhe se ne, qenjet njerėzore, jemi tė obliguar t'i nėnshtrohemi urdhėresave tė tia. Mirėpo civilizimi bashkėkohės perėndimor nuk pranon domosdoshmėrinė e tė nėnshtruarit njerėzor kujdo qoftė, pėrveē kėrkesave ekonomike, sociale apo nacionale. Hyjnia e tij e vėrtetė nuk ėshtė e llojit shpirtėror: ajo ėshtė Komoditeti. Ndėrsa filozofia e gjallė e tij e njėmendtė ėshtė e shprehur nė Dėshirėn pėr Fuqi, pėr shkak tė vet fuqisė. Qė tė dyjat janė trashėguar nga civilizimi i vjetėr romak.
Tė pėrmendurit e civilizimit romak si pėrgjegjės gjenetik (tė pakten nė masė tė caktuar) pėr materializmin e Perėndimit bashkėkohės, mund t’iu duket e quditshme atyre, tė cilėt kanė ndėgjuar krahasimin e shpeshtė tė Perandorisė Romake me Perandorinė e vjetėr islame. Atėherė, si mundet tė jetė aq i theksuar dallimi ndėrmjet koncepcioneve themelore tė islamit dhe Perėndimit bashkėkohės, nėse nė tė kaluarėn, shprehjet politike tė tė dyjave kanė qenė tė afėrta? Pėrgjegjja ėshtė e tjeshtė, se ato vėrtetė nuk kanė qenė tė afėrta. Ky krahasim i popullarizuar shpesh i cituar, ėshtė njėra nga frazat banale tė shumta historike, me tė cilat dija gjysmake sipėrfaqėsore i ushqen shpirtėrat e brezit tė tanishėm perėndimor. Nuk ka asgjė tė pėrbashkėt ndėrmjet Perandorisė islame e Perandorisė Romake, pėrveē faktit se qė tė dyjat janė shtrirė nėpėr territore shumė tė mėdha dhe nėpėr popuj heterogjen - sepse gjatė kohės sė ekzistimit tė plotė tė tyre, kėto dy perandori kanė qenė tė shtyra me fuqi plotėsisht tė ndryshme tė brendshme motivuese dhe ėshtė dashur - ashtu tė themi - t’i realizojnė qėllimet e ndryshme historike. Madje edhe nė aspektin morfologjik vėrejmė dallime shumė tė mėdha ndėrmjet Perandorisė Islame dhe asaj Romake. Perandorisė Romake iu ėshtė dashur gati njėmijė vjet, qė ta arrij shtrirjen e saj tė plotė gjeografike dhe pjekurinė politike, derisa Perandoria Islame lindi shpejt dhe gjerė te madhėsia e vete u rrit nė periudhė tė shkurtėr - prej gjithėsej tetėdhjetė vitėsh. Sa i pėrketė rėnjeve tė tyre pėrkatėse, dallimi ėshtė madje edhe mė instruktiv. Rėnia e Perandorisė Romake, pėrfundimisht ėshtė vulosur me shpėrnguljet e Hunėve dhe Gotėve dhe ka ndodhur gjatė kohės sė njė shekulli tė vetėm, e ėshtė kryer nė mėnyrė aq tė plotė sa qė nga ajo asgjė nuk ka mbetur, pėrveē veprave letrare e arkitektonike. Perandoria Bizantine, pėr tė cilėn zakonisht supozohet se ka qenė trashėguese e drejtpėrdrejtė e Romės, ka qenė trashiguese e saj, vetėm aq sa qė ka vazhduar tė sundoj mbi disa territore, tė cilat dikur e kanė pėrbėrė njė pjesė tė kėsaj tė fundit. Struktura e saj shoqėrore dhe organizimi politik, mezi kanė pasur diē tė pėrbashkėt me koncepcionet e sistemit shtetėror romak. Nga ana tjetėr, Perandoria Islame, e personifikuar nė Hilafet, padyshim se gjatė ekzistimit tė gjatė ka qenė e nėnshtruar deformimeve tė shumta dhe ndryshimeve dinastike, por struktura e saj nė esencė ka mbetur e njejtė. Sa i pėrket sulmeve tė jashtme, madje as vėrshimi i Mongolėve, i cili ka qenė mė i ashpėr nga ēdo gjė qė Perandoria Romake ndonjėherė ka pėrjetuar nga dora e Hunėve dhe Gotėve - nuk qe nė gjendje qė ta tund organizimin shoqėror dhe qenien e pathyeshme politike tė Perandorisė Islame, edhe pse invazioni i cekur, pa dyshim i ka kontribuar dekadencės ekonomike e intelektuale tė mėvonshme. Pėrkundrazi njė shekulli, i cili ka qenė i duhur qė tė rrėnohet Perandoria Romake, Perandorisė Islame tė hilafetit iu ėshtė dashur pėrafėrsisht njė mijė vite tė rrėnimit tė ngadalshėm, derisa thyerja e saj pėrfundimtare politike, e shprehur me shuarjen e hilafetit Otoman nuk u bė fakt pas tė cilit pasuan shenjat e shkapėrderdhjes shoqėrore, tė cilės sot i jemi dėshmitar.
E gjithė kjo na imponon konkluzionin, se fuqia e brendshme dhe qėndrueshmėria shoqėrore e botės islame, kanė qenė mbi tė gjitha ēka njerėzimi gjer atėherė kishte pėrjetuar. Madje as civilizimi kinez, i cili padyshim ka treguar aftėsitė e ngjajshme rezistuese gjatė shumė shekujve, nuk mund tė shėrbehet pėr krahasim. Kina shtrihet nė skaj tė kontinentit, e deri para gjysmė shekulli - dmth. deri te ngritja e Japonisė moderne - ka qenė jashtė rrezikut tė cilėsdo fuqi kundėrshtare; luftėrat me Mongolėt dhe koha e Xhingis Kanit dhe trashėgimtarėve tė tij, mezi qė kanė goditur diē mė tepėr se skajin e Perandorisė Kineze. Mirėpo, Perandoria Islame ėshtė shtrirė pėrtej tri kontinenteve dhe tėrė kohėn ka qenė e rrethuar nga forcat armiqėsore tė fuqisė dhe vitalitetit tė konsiderueshėm.

vazhdon....
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė