iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
vazhdimi...
Qė nga agimi i historisė, e ashtuquajtura Lindje e Afėrt dhe e Mesme, kanė qenė qendėr vullkanike e energjive tė kundėrshtuara rasore e kulturore; por rezictenca e organizimit shoqėror islam ka qenė, tė paktėn deri vonė, e pamposhtur. Nuk duhet larg tė kėrkohet shpjegimi i kėsaj shfaqjeje tė ēuditshme, mėsimi religjioz Kur'anor ka qenė ai, i cili ka dhėnė bazė solide, ndėrsa shembulli i Pejgamberit Muhammedit a.s. ka qenė ai, i cili ka pėrbėrė hallkėn e ēeliktė rreth asaj strukture madhėshtore shoqėrore. Perandoria Romake nuk ka patur element tė tillė shpirtėror pėr ta mbajtur unike dhe prandaj ėshtė shpartalluar shumė shpejt.
Por, ekziston edhe njė dallim ndėrmjet kėtyre dy Perandorive. Derisa nė Perandorinė Islame nuk ka patur kurrfarė kombi tė privilegjuar, ndėrsa fuqia e saj ka qenė e nėnshtruar pėrhapjes sė njė ideje tė cilėn pishtarėt e saj e konsideronin tė vėrtetė tė lartėsuar religjioze, nė bazėn e Perandorisė Romake ka qenė ideja e pushtimit tė fuqisė dhe eksploatimit tė popujve tjerė, vetėm nė dobi tė vendlindjes. Pėr ta mbajtur jetėn mė tė mirė pėr bashkėsinė e privilegjuar, pėr Romakėt asnjė tirani nuk ka qenė e ashpėr, asnjė padrejtėsi e neveritshme. "Drejtėsia e famshme romake ka qenė drejtėsi vetėm pėr romakėt.
ثshtė e qartė se qėndrimi i tillė ka qenė i mundshėm vetėm nė bazė tė koncepcionit plotėsisht materialist tė jetės e civilizimit - materializėm, padyshim i rafinuar me shije intelektuale e estetike, por megjithatė i huaj ndaj tė gjitha vlerave shpirtėrore. Romakėt nė tė vėrtetė, kurrė nuk kanė ardhur gjer te njohja e religjionit. Zotrat e tyre tradicional kanė qenė imitim i zbehtė i mitologjisė greke, shpirta tė thjeshtė tė pashprehje, tė pranuar heshtazi pėr shkak tė konventės shoqėrore. Nė asnjė mėnyrė atyre zotėrave nuk u ka qenė e lejuar qė tė pėrzihen nė jetėn "reale". Kur i "konslutonin", ata jepnin profeci nėpėrmjet priftėrinjve tė vet; por nga ata kurrė nuk ėshtė pritur qė njerėzve t'u imponojnė ligjet morale e as t'i orientojnė aktivitetet e tyre.
Ky ka qenė tereni nga i cili ka lindur civilizimi bashkėkohor i perėndimit. Ai padyshim ka pranuar shumė ndikime tjera gjatė zhvillimit tė vet dhe natyrisht se ka ndryshuar dhe e ka modifikuar trashėgiminė kulturore tė Romės, nė shumė aspekte. Por mbetet fakti se nė tėrė atė qė sot ėshtė reale nė etikėn perėndimore dhe nė pikėpamjet pėr botėn, mund t'i gjindet gjurma nė civilizimin e vjetėr romak. Siē ka qenė atmosfera intelektuale e shoqėrore e Romės sė vjetėr, plotėsisht utilitariste e antireligjioze - ndonėse jo nė mėnyrė tė hapėt - e tillė ėshtė atmosfera edhe e Perėndimit bashkėkohės. Duke mos patur dėshmi kundėr religjionit transcendental, madje duke mos e pranuar as nevojėn e dėshmisė sė tillė, ideja bashkėkohėse perėndimore, edhepse toleron e ndonjėherė edhe e thekson religjionin si konventė shoqėrore, pėrgjithsisht etikėn transcendentale e lė jashtė kufinjve tė shqyrtimit praktik. Civilizimi perėndimor, nuk e mohon Zotin kategorikisht, por thjesht nuk ka vend e as aplikim pėr te nė pėrbėrjen e tij tė sotme intelektuale. Ai vėshtirsinė intelektuale tė njeriut - paaftėsinė e tij pėr ta kuptuar totalitetin e jetės e ka bėrė virtyt. Prandaj, Perėndimori bashkėkohės, me gjasė, rėndėsinė praktike do t'ua pėrshkruan vetėm atyre ideve tė cilat janė brenda fushės sė njohurive empirike, qė sė paku mund tė pritet qė tė ndikojnė nė marrėdhėniet shoqėrore tė njerėzve, nė mėnyrė tė prekshme. E meqė ēėshtjet e ekzistimit tė Zotit primafacie (nė shikim tė parė), nuk i takojnė asnjėrės nga kėto dy kategori, shpirti perėndimor parimisht, ėshtė i prirur pėr ta pėrjashtuar Zotin nga sfera e pėrsiatjes praktike.
Parashtrohet pyetja se si ėshtė i pajtueshėm qėndrimi i tillė me mėnyrėn krishtere tė tė menduarit? A nuk bazohet krishterizmi, pėr tė cilin supozohet se ėshtė burim shpirtėror i civilizimit perėndimor, nė etikėn transcendetale? Gjithsesi. Mirėpo, nuk mund tė ketė gabim mė tė madh, sesa tė konsiderohet se civilizimi perėndimor ėshtė pasojė e krishterizmit. Bazat e vėrteta intelektuale tė Perėndimit bashkėkohės duhet kėrkuar, siē ėshtė cekur mė parė, nė tė konceptuarit e vjetėr romak tė jetės si ndėrmarrje thjeshtė utilitare, pa kurrfarė shqyrtimesh tė mbinatyrshme. Kjo mund tė shprehet kėshtu: "Pasi qė nuk dimė asgjė tė caktuar, dmth. tė vėrtetuar me eksperimente shkencore, apo me llogaritje mbi zanafillėn e jetės njerėzore dhe fatin e tij pas vdekjes trupore, mė mirė ėshtė qė t'i koncentrojmė tė gjitha energjitė tona nė zhvillimin e mundėsive tona materiale e intelektuale, duke mos lejuar qė tė jemi tė sjellur nė kokėēarje me etikėn transcendetale dhe postulatet morale tė themeluara nė supozime, tė cilat janė nė kundėrshtim me dėshmitė shkencore". Nuk ka dyshim se qėndrimi i tillė, aq karakteristik pėr civilizimin bashkėkohės perėndimor, ėshtė i papranueshėm pėr krishterizmin, siē nuk ėshtė i pranueshėm as pėr islamin, por as pėr cilindo religjion tjetėr, pėr shkak se ai ėshtė joreligjioz nė vet qenien e tij.Prandaj, ėshtė deri nė fund qesharake t'i pėrshkruhen tė arriturat praktike tė civilizimit bashkėkohor perėndimor, efikasitetit tė pandehur tė mėsimeve krishtere. Krishterizmi shumė pak i ka kontribuar zhvillimit tė fuqishėm shkencor e material, nė tė cilėn civilizimi i sotėm i Perėndimit i tejkalon gjithė tė tjerėt.4Pėrkundrazi, ato tė arritura rrjedhin nga lufta e gjatė kundėr kishės krishtere dhe pikėpamjes sė saj nė jetė.
Gjatė shekujve tė gjatė, shpirti i Evropės ka qenė nėn presionin e sistemit religjioz, i cili ka personifikuar pėrbuzjen ndaj natyrės njerėzore. Ngjyra e asketizmit, e cila pėrshkon Ungjillin prej skaji nė skaj, kėrkesa qė nė mėnyrė pasive tė durohet e Keqja e bėrė dhe qė tė kthehet edhe "faqja tjetėr e fytyrės", nėnēmimi i seksit, si diē e themeluar nė rėnjen e Adamit e Evės dhe dėbimit tė tyre nga parajsa, "mėkati i parė" dhe shpagimi i tyre pėrmes kryqėzimit tė Krishtit-e gjithė kjo shpie kah shpjegimi i jetės njerėzore si shkallė jo pozitive, por gati si e keqe e detyrueshme - si pengesė "edukative" nė rrugėn e progresit shpirtėror. ثshtė e qartė se besimi i tillė nuk i jep pėrparėsi pėrpjekjeve tė vendosura, tė cilat i pėrkasin njohurive tė kėsaj bote dhe pėrmirėsimit tė kushteve tė jetesės nė te. Dhe, vėrtetė njė kohė tė gjatė intelekti i Evropės ka qenė i shtypur me atė pikpamje tė zymtė tė ekzistencės njerėzore. Gjatė kohės sė Mesjetės, kur Kisha ishte e plotfuqishme, Evropa nuk kishte vitalitet e as kurrfarė roli nė fushėn e hulumtimit shkencor. Ajo, madje kishte humbur ēdo lidhje reale me tė arriturat filozofike tė Romės dhe Greqisė, nga tė cilat dikur kishte rrjedhur kultura evropiane. Arsyeja e njeriut, disa herė ka protestuar, por Kisha gjithmonė rishtazi e frenonte. Historia e Mesjetės ėshtė e mbushur me luftėra tė hidhura ndėrmjet gjenive tė Evropės dhe shpirtit tė Kishės.
اlirimi i mendjes evropiane nga robėrimi intelektual, nė tė cilin e kishte nėnshtruar kisha Krishtere, ka ndodhur nė kohėn e Renesancės, e nė masė tė madhe ka qenė pasojė e impulseve kulturore dhe ideve, tė cilat gjatė disa shekujve Arabėt i kanė transmetuar nė Perėndim.
Tėrė atė, qė ishte mė e mira nė kulturėn e Greqisė sė lashtė dhe periudhėn e mėvonshme tė helenizmit, Arabėt sėrish e ringjallėn nė mėsimet e veta dhe e pėrparuan nė shekujt pas vendosjes sė Perandorisė sė hershme islame. Unė nuk them, se tė pėrvetėsuarit e mendimit helenistik ka qenė prej dobisė sė pakontestueshme Arabėve dhe muslimanėve pėrgjithsisht, pasi qė kjo as qė ka qenė. Por , pėrkundėr tė gjithave vėshtirėsive, tė cilat ajo kulturė e ringjallur helenistike ka mundur t'ua shkaktoj muslimanėve me tė futurit e nocioneve aristotelike dhe neoplatonike nė teologjinė islame dhe nė jurisprudencė, ajo pėrmes Arabėve ka ndikuar si stimulim i madh mendimit evropian. Mesjeta kishte shkretuar fuqitė prodhuese evropiane. Shkencat kishin stagnuar, mbretėronin bestytnitė, jeta shkencore ishte primitive dhe e pagdhendur, deri nė atė masė sa qė sot ėshtė vėshtirė pėr ta marrė me mend. Nė atė kohė ndikimi kulturor i botės islame - sė pari nėpėrmjet avanturės sė luftrave tė kryqėzatave nė lindje dhe tė arriturave tė shkėlqyeshme intelektuale tė Spanjės muslimane dhe Sicilisė nė perėndim, e mė vonė nėpėrmjet marrėdhėnive komerciale nė rritje, tė cilat i kishin vendosur republikat Gjenova dhe Venediku me lindjen e Afėrt - filloi tė troket nė dyert e mbyllura tė civilizimit evropian. Para syve tė verbėruar tė dijetarėve e mendimtarėve evropian u paraēit njė civilizim tjetėr - i rafinuar, progresiv plot gjallėri dhe nė posedim tė pasurive kulturore, tė cilat Evropa qė moti i kishte harruar.Ate qė e kanė bėrė Arabėt, ka qenė shumė mė tepėr se ringjallja e sėrishme e shkencave tė lashta greke. Ata kanė krijuar botė tė vete personale, shkencore, plotėsisht tė re dhe kanė hapur rrugė gjer atėherė tė panjohura tė hulumtimit dhe filozofisė. Tėrė kėtė ata ia kanė komunikuar botės perėndimore me kanale tė ndryshme, nuk ėshtė aspak e tepruar tė thuhet se koha bashkėkohėse shkencore, nė tė cilėn tani jetojmė, nuk ėshtė inaguruar nė qyetetet e Evropės krishtere, por nė qendrat islame siē janė p.sh: Damasku, Bagdadi, Kajroja, Kordoba, Nishapuri, Samarkandi. Efekti i atyre ndikimeve nė Evropė ka qenė kolosal. Me arritjen e civilizimit islam, nė nėnqiellin e Pėrendimit ėshtė paraqitur dritė e re intelektuale, e cila pėrshkoi me jetė tė freskėt dhe me etje pėr pėrparim. Pikėrisht, duke e ēmuar vlerėn e tij, historianėt evropian e quajnė atė periudhė tė ringjalljes me Renesansė - d. m. th."me lindje tė sėrishme". Ajo, vėrtetė, si e tillė ishte lindje e sėrishme e Evropės.
vazhdon...
|