Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 21:38   #5
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...


Rrymimet pėrtrirėse, tė cilat kanė gufuar nga kultura islame, i mundėsuan mendjeve mė tė mira evropiane qė me forca tė reja, tė luftojnė kundėr epėrsisė shkatėrruese tė Kishės krishtere. Nė fillim kjo luftė ka patur dukje tė lėvizjeve reformatike, tė cilat gati njėkohėsisht, janė shfaqur nė vendet e ndryshme evropiane, me qėllim tė pėrshtatjes sė mėnyrės sė tė menduarit krishter kėrkesave tė reja jetėsore. Kėto lėvizje kanė qenė tė shėndosha nė mėnyrėn e tyre dhe sikur tė hasnin nė sukses tė vėrtetė shpirtėror, ato kanė mundur tė sjellin gjer te pajtimi i shkencės me idenė religjioze nė Evropė. Por, siē ndodhi, dėmi tė cilėn e shkaktoi Kisha mesjetare, ishte shtrirė pėrtej mase qė tė mund tė pėrmirėsohej me reformė tė thjeshtė, e cila aq mė tepėr, shpejt u degjenerua nė luftra politike ndėrmjet grupeve tė interesuara. Nė vend qė tė jetė njėmend i reformuar, krishetizmi vet qe i shtyrė nė qėndrim defanziv dhe gradualisht ishte i detyruar qė ta pėrvetėsojė tonin apologjetik. Kisha - si ajo katolike, ashtu edhe ajo protestante - nuk hoqi vėrtetė dorė, nga asnjėra prej akrobacioneve tė veta mentale, dogmave tė veta tė pakuptueshme, nga pėrbuzja e kėsaj bote, nga pėrkrahja e paskrupullt e pushtetit nė llogari tė masave tė shtypura tė njerėzimit; ajo vetėm ėshtė pėrpjekur qė t'i zvogėloj kėto dobėsi tė mėdha dhe t'i shpjegojė me ndihmėn e pohimeve boshe. Prandaj nuk ėshtė kurrfarė ēudie qė fuqia e idesė religjioze, gjatė decenieve e shekujve, tė jetė bėrė gjithnjė e mė e dobėt nė Evropė, gjithnjė derisa nė shekullin e tetėmbėdhjetė dominimi i Kishės nuk qe pėrfundimisht i shuar me revolucionin Francez dhe pasojave tė tia shoqėrore-politike nė vendet e tjera.
Nė atė kohė, edhe njė herė, ėshtė dukur se civilizimi i ri i pėrtėrirė, i ēliruar nga dora e vdekur e teologjisė skolastike tė mesjetės, sikur pati rastin e rritjes nė Evropė. Nė tė vėrtetė, nė fund tė shekullit 18 dhe nė fillim tė shekullit 19, hasim disa nga personalitetet mė tė mira dhe shpirtėrisht mė tė forta evropiane nė fushėn e filozofisė, artit, literaturės dhe shkencave. Por, kjo pikėpamje shpirtėrore, njėmend religjioze e jetės ka qenė dhe ka mbetur e pėrkufizuar vetėm nė disa individ. Masat e mėdha evropiane, pasi qė ishin tė mbyllura shumė kohe tė gjatė nė dogmat religjioze, e tė cilat nuk kanė patur kurrfarė lidhje me synimet natyrore tė njeriut, kur mė nė fund u kėputėn ata zingjirė, nuk kanė mundur ta gjejnė, dhe nuk e gjetėn rrugėn e tyre kah orientimi i vėrtetė religjioz.
Ndoshta faktori mė i rėndėsishėm intelektual, i cili e ka penguar ringjalljen religjioze tė Evropės, ka qenė koncepti i Isus Krishtit si “Djalė i Zotit”. Natyrisht, krishterėt e disponuar filozofikisht, kurrė nuk e morėn nė kuptimin bukval idenė mbi “tė birin e Zotit”; ata me kėtė kanė nėnkuptuar manifestimin e mėshirės sė Zotit nė formėn e njeriut. Por, fatkeqėsisht, nuk ka ēdonjėri shpirt me prirje filozofike. Pėr pjesėn mė tė madhe tė krishterėve, shprehja bir i Zotit ka patur dhe ka kuptim plotėsisht tė drejtėpėrdrejtė, edhe pse kėsaj gjithmonė i ka qenė bashkangjitur njėfarė theksi mistik. Pėr ta ideja " Krishti - Biri i Zotit" plotėsisht natyrshėm ka shpier kah ideja antropomorfike e Vet Zotit, i cili mori formėn e plakut shpirtmirė me mjekėrr tė bardhė e tė dendur; e ajo formė, e pėrjetuar me piktura tė panumėrta tė vlerės sė lartė artistike, ka mbetur e ngulitur nė shpirtin e nėnvetdijshėm tė Evropės. Nė kohėn kur dominonte ajo dogmė kishtare, nė Evropė nuk kishte prirje, qė tė vihet nė dyshim ai koncept i ēuditshėm. Por, kur njėherė kornizat intelektuale tė Mesjetės qenė tė thyera, njerėzit mendimtarė nė mesin e evropianėve nuk kanė mundur qė tė pajtohen me Zotin - Babėn e humanizuar; nga ana tjetėr, ai antropomorfizėm u bė faktor i parrėnueshėm nė konceptin popullarizues mbi Zotin. Pas periudhės sė arsimimit, mendimtarėt evropian instiktivisht janė tėrhequr pranė tė kuptuarit tė Zotit siē ishte i paraqitur nė mėsimet e Kishės; e pasiqė ai koncept ishte i vetmi, nė tė cilin ishin mėsuar, ata filluan qė ta refuzojnė edhe vet idenė mbi Zotin, e me kėtė, edhe vetė religjionin.
Krahas kėsaj, magjepsja e pėrparimit tė jashtėzakonshėm material filloi qė t'i orientoi njerėzit kah mėsimet e reja, ashtu qė kjo i kontriboi vakumit pasues religjioz tė Perėndimit. Nė atė vakum zhvillimi i civilizimit perėndimor mori kthesė tragjike - tragjike nga pikėpamja e secilit qė e konsideron religjionin si realitet mė tė fuqishėm nė jetėn njerėzore. I liruar prej robėrimit tė vet tė mėhershėm krishterizmit trinitaristik, shpirti bashkėkohės perėndimor i tejkaloi tė gjithė kufijtė dhe gradualisht u fortifikua nė antagonizėm tė vendosur ndaj cilėsdo formė tė kėrkesave shpirtėrore nė raport me njeriun. Nga frika e nėnvetėdijshme qė tė mos jetė pėrsėri e mposhtur nga forcat, tė cilat paraqesin tė drejtėn nė autoritet shpirtėror, Evropa u bė kampion i ēdo gjėje antireligjioze edhe nė parim edhe nė aksion. Ashtu ajo iu kthye trashėgimisė sė saj tė vjetėr romake.
Nuk mund tė na akuzojnė pėr pohimin se "superioteti" potencial i fesė krishtere ndaj besimeve tjera nuk ka qenė ajo qė i mundėsoi Perėndimit qė t'i realizon tė arriturat e veta shkėlqyese materiale; ngase ato tė arritura tė shkėlqyeshme janė tė pa pėrftyrueshme pa luftėn historike tė forcave intelektuale evropiane kundėr vet parimeve tė kishės krishtere: pikėpamja e saj e tanishme materialiste e jetės, hakmarrja e Evropės “shpirtėrore” krishtere, e cila ishte larguar prej tė vėrtetave tė natyrshme tė jetės. Nuk ėshtė nė suaza tė qėllimit tonė qė tė hyjmė mė thellėsisht nė marrėdhėniet ndėrmjet krishterizmit e civilizimit bashkėkohės perėndimor. Vetėm jam pėrpjekur t'i paraqes tri shkaqe, ndoshta shkaqet kryesore, pėrse ai civilizim ėshtė ashtu parimisht antireligjioz, nė pikėpamjet dhe metodat e veta: i pari ėshtė trashėgimi i civilizimit romak me qėndrimin e tij plotėsisht materialistik nė aspektin e jetės njerėzore dhe vlerės sė tij inherente; i dyti ėshtė, kryengritja e natyrės njerėzore kundėr pėrbuzjes krishtere tė kėsj bote dhe mbrapsjes sė nxitjeve natyrore dhe synimeve legjitime tė njeriut (nė kundėrshtim me aleancėn tradicionale tė Kishės me bartėsit e fuqisė politike e ekonomike dhe saksionimin tė gjakftohtė tė tij ēdo eksploatimi, tė cilėn bartėsit e fuqisė kanė mundur ta marrin me mend); dhe i fundit, tė konceptuarit antropomorfik tė Zotit. Ajo kryengritje kundėr religjionit ka qenė plotėsisht e suksesshme - aq e suksesshme sa qė sektet e ndryshme krishtere dhe kishat kanė qenė tė detyruara, qė gradualisht t'i pėrshtasin disa dogma tė veta kushteve tė ndryshuara shoqėrore e intelektuale tė Evropės. Nė vend qė tė ndikoj nė jetėn shoqėrore tė pjesėtarėve tė vet dhe qė ta modeloj ate, ēka edhe ėshtė obligim natyror i religjionit, krishterizmi u pajtua me rolin e konventės toleruese dhe mbulesės sė ndėrmarrjeve politike. Pėr masat ai tani ka vetėm kuptim formal, siē ka qenė rasti me zotėrat e Romės sė vjetėr, tė cilėve nuk u ėshtė lejuar e as qė ėshtė pandehur tė kenė ēfarėdo ndikimi real nė shoqėri. Padyshim, ka ende shumė individ nė Perėndim tė cilėt ndjejnė dhe mendojnė nė mėnyrė njėmend religjioze dhe bėjnė pėrpjekje tė pashpresa pėr t'i pajtuar besimet e veta me shpirtin e civilizimit tė vet; por ato janė vetėm raste tė veēanta. Perėndimori mesatar - qoftė ai demokrat apo fashist, kapitalist apo komunist, punėtor fizik apo intelektual - dinė vetėm pėr njė "religjion" pozitiv, e ai ėshtė tė adhuruarit e pėrparimit material, besimi se nuk ka cak tjetėr nė jetė, pėrveē qė pikėrisht kjo jetė tė bėhet vazhdimisht mė e lehtė, apo siē zakonisht thuhet, "e Pavarur nga Natyra". Tempujt e atij "religjioni" janė fabrikat gjigante, kinot, laboratoret kimike, sallat e vallėzimit, hidroelektranat; ndėrsa priftėrinjėt e tij janė bankierėt, inxhinierėt, yjet e filmit, magnatėt industrial, sportistėt kulminantė. Rezultat i pashmangshėm i asaj lakmie pėr fuqie e dėfrime,ėshtė krijimi i grupeve armiqėsore tė armatosura gjer nė dhėmbė dhe tė gatshėm qė ta shkatėrrojnė njėra tjetrėn sa herė qė tė kundėrshtohen interesat e tyre. Nė anėn kulturore, si rezultat ėshtė krijimi i tipit njerėzor, moraliteti i tė cilit ėshtė i kufizuar, vetėm nė ēėshtjet e dobisė praktie, e kriteriumi mė i lartė i tė mirės, e i sė keqes i ėshtė suksesi material. Nė transformimin e thellė gjatė tė cilit tani kalon jeta shoqėrore e Perėndimit, ai moral i ri utilitarist bėhet gjithnjė e mė shumė i dukshėm. Tė gjitha vlerat tė cilat kanė ndikim tė drejtėpėrdrejtė nė mirėqenien materiale tė shoqėrisė - si p.sh. efikasiteti teknik, patriotizmi, ndjenja e pėrkatėsisė nacionale etj., lartėsohen dhe shpesh nė mėnyrė absurde pėrdoren tek vlerėsimi i njerėzve; derisa virtytet, tė cilat deri vonė kanė qenė tė vlerėsuara nga pikėpamja thjeshtė etike, p.sh. dashuria birėrore apo besnikėria seksuale, shpejt e humbin rėndėsinė e vet pėr shkak se ato nuk i sjellin shoqėrisė dobinė e prekshme, materiale. Shekullin nė tė cilin, tė insistuarit nė lidhjet e forta familjare ka qenė vendimtar pėr mirėqenien e bashkėsisė apo farefisnisė, nė Perėndimin bashkėkohės, e mbrapsė shekulli i organizimit kolektiv nė suaza plotėsishtė mė tė gjėra. E nė shoqėrinė, e cila qenėsisht ėshtė teknologjike dhe e cila organizohet me hapa tė shpejtuar nė linja thjeshtė mekanike, sjellja e djalit ndaj babės nuk ėshtė prej rėndėsisė sė madhe shoqėrore, gjithnjė derisa sjellja e atyre personave tė jetė nė kufijtė e mirėsjelljes sė pėrgjithshme, tė cilėn e imponon shoqėria ndėrmjet anėtarėve tė vet. Prandaj, babai perėndimor gjithnjė e mė shumė e humb autoritetin nė raport me djalin e vet, dhe logjikisht, djali humb respektin ndaj babait. Marrėdhėniet e tyre reciproke dalėngadalė mbizotėrohen, bėhen postullate tė vjetėruara, tė shoqėrisė sė mekanizuar, e cila ka tendenca qė tė heq tė gjitha privilegjionet e njė individi nė raport me tjetrin dhe - nė zhvillimin logjik tė asaj ideje - poashtu privilegjionet brenda marrėdhėnieve familjare.

vazhdon....
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė