vazhdimi...
Paralelisht me kėtė shkon edhe hudhja progresive e moralit "tė vjetėr" seksual. Besnikėria seksuale dhe disciplina, shpejt bėhen ēėshtje e tė kaluarės sė Perėndimit bashkėkohės, sepse ato kryesisht kanė qenė tė motivuara me etikė; ndėrsa pėrsiatjet etike nuk kanė kurrėfarė ndikimi tė prekshėm, tė drejtėpėrdrejtė nė mirėqenien materiale tė shoqėrisė. Dhe kėshtu, disciplina nė marrėdhėniet seksuale shpejt humb rėndėsinė e vet dhe zėvendėsohet me moralitet "tė ri", i cili proklamon lirinė e pakufizuar individuale tė trupit njerėzor. Nė tė ardhmen e afėrt kufizimi i vetėm seksual do tė jetė, nė rastin mė tė mirė, i nxjerrur nga shqyrtimet demografike e eugjenike.
Nuk ėshtė pa interes tė vėshtrohet, se si evolucioni i skicuar antropologjik ėshtė sjellur deri te kulminimi i vet logjik nė Rusinė Sovjetike, e cila nė planin kulturor nuk paraqet zhvillim qenėsisht tė ndryshėm nga pjesa tjetėr e botės perėndimore. Pėrkundrazi, duket se eksperimenti komunist ėshtė vetėm kulminacion dhe pėrmbushje e atyre tendencave pa dyshim antireligjioze, dhe pėrfundimisht antishpirtėrore tė civilizimit bashkėkohės perėndimor. Madje mund tė jetė qė antagonizmi i tanishėm ndėrmjet Perėndimit kapitalist e komunizmit, nė rrėnjen e vet, mund t'i pėrshkruhet vetėm hapave tė ndryshėm, me tė cilat kėto lėvizje, qenėsisht paralele, pėrparojnė kah caku i pėrbashkėt. Ngjajshmėria e tyre e brendshme, pa dyshim, do tė bėhet gjithnjė e mė shumė e theksuar nė ardhmėri: por madje edhe tani kjo ėshtė e dukshme nė tendencėn themelore si tė kapitalizmit perėndimorė, ashtu edhe tė komunizmit, qė tė nėnshtroj individualitetin shpirtėror tė njeriut dhe etikėn e tij, kėrkesave thjesht materiale tė makinerisė sė quajtur "shoqėri", nė tė cilėn individi ėshtė vetėm dhėmbėz nė rrotė.
Pėrfundimi i vetėm i mundshėm ėshtė, se civilizimi i kėtij lloji, duhet tė jetė helm vdekjeprues pėr cilėndo kulturė tė bazuar nė vlerat religjioze. Nė pyetjen tonė burimore, se a ėshtė e mundshme qė mėnyra islame e tė menduarit dhe tė jetuarit ti pėrshtatet kėrkesave tė civilizimit perėndimor, dhe vice versa, duhet marrur pėrgjigjje negative. Nė islam, qėllimi i parė dhe kryesor ėshtė zhvillimi moral i qenies njerėzore; dhe sipas kėsaj pėrsiatja etike e shtynė atė thjesht, utilitaren. Nė civilizimin bashkėkohės perėndimor, pozita ėshtė pikėrisht e anasjelltė. Tė shqyrtuarit e dobisė materiale dominon mbi tė gjitha manifestacionet e aktivitetit njerėzor, ndėrsa etika dėbohet nė prapavijėn e errėt dhe dėnohet nė ekzistim tė thjesht teorik, pa fuqi qė sė pakti tė ndikoj nė bashkėsi. Nė rrethana tė tilla, tė flasėsh mbi etikėn, nuk ėshtė larg nga hipokrizia; prandaj mendimtarėt intelektualisht tė ndershėm bashkėkohės perėndimorė, subjektivishtė janė tė arsyetuar, nėse nė meditimet e veta mbi civilizimin perėndimor e menjanojnė ēdo aluzion nė etikėn mbinatyrore.Tek mė pak tė ndershmit - si dhe tek ata, tė cilėt nuk janė plotėsisht tė qėndrueshėm nė qėndrimet e veta morale-konceptin e etikės mbinatyrale e pėrjetojnė si ndonjė faktor iracional tė meditimit, ngjajshėm siē ėshtė matematicienti i detyruar tė operoj me numrat e caktuar "iracional", tė cilėt vetvetiu nuk paraqesin asgjė tė prekshme, por megjithatė janė tė nevojshėm pėr tejkalimin e zbraztirės sė imagjinatės, pranė pėrkufizimeve strukturore tė shpirtit njerėzor.
Qėndrimi i tillė i papėrcaktuar ndaj etikės, gjithsesi ėshtė i papajtueshėm me orientimin religjioz dhe sipas kėsaj, baza morale e civilizimit bashkėkohės perėndimor ėshtė e papajtueshme me islamin. E tėrė kjo asesi nuk pėrjashton mundėsinė qė muslimanėt tė pranojnė nga Perėndimi impulse tė caktuara nė fushėn e shkencave ekzakte e aplikative; por marrėdhėniet e tyre kulturore duhet tė fillojnė e tė pėrfundojnė nė atė pikė. Tė shkohet tutje e tė imitohet civilizimi perėndimor nė shpirtin e tij, nė mėnyrėn e tij tė jetės dhe organizimit tė tij shoqėror ėshtė e pamundur, e qė tė mos i ipet goditje fatale vet ekzistimit tė islamit si ndėrmarrje ideologjike. </SPAN>
|