Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 21:41   #8
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...


Ka qenė ai shtjellim tragjik i ngjarjeve, si nga pikėpamja e kishės Krishtere, ashtu edhe nga pikėpamja e islamit. Tragjik pėr Kishėn, pėr shkak se pas fillimit aq habitės, e humbi ndikimin mbi intelektet e Evropės. Ndėrsa tragjikė pėr islamin, pėr shkak se ka qenė i detyruar tė pėrballoj zjarrin e luftrave tė Kryqėzatave, nė shumė forma e pretekste, gjatė shekujve tė gjatė, tė cilėt pasuan.
Nga mizoritė e pashprehura, shkatėrrimet e poshtrimet, tė cilat kreshnikėt religjioz tė kryqit ia shkaktuan vendeve islame, mbiu fara helmuese, animoziteti shumėvjeqarė, i cili qė nga atėherė i nxiu marrėdhėniet ndėrmjet Lindjes e Perėndimit. Pėrndryshe, nuk ka pasur kurrfarė domosdoshmėrie inherente pėr ndjenjė tė tillė. Edhepse civilizimi i islamit dhe i Pėrendimit dallohen nė parimet e veta shpirtėrore dhe nė caqet e veta shoqėrore, padyshim se ato do tė ishin nė gjendje ta tolerojnė njėra-tjetrėn dhe tė jetojnė paralelisht nė marrėdhėnie miqėsore. Mundėsia e tillė ka qenė e dhėnė jo vetėm nė teori por edhe nė realitet. Nė anėn muslimane gjithėmonė ka ekzistuar dėshira e sinqertė pėr tolerim e respektim reciprok. Kur halifa Harunirr-Rrashidi e dėrgoi ambasadorin e tij tek perandori Karli i Madh, ai kryesisht ka qenė i nxitur me atė dėshirė, e jo me dėshirė qė materialisht ta shfrytėzoj miqėsinė me Franēezėt.Evropa nė atė kohė ka qenė mjaft primitive nė aspektin kulturor pėr ta vlerėsuar atė politikė, nė kuptimin e saj tė plotė, por gjithsesi nuk ka shfaqur jo afrueshmėri ndaj saj. Por mė vonė, befas nė horizont u paraqitėn luftėrat e Kryqėzatave dhe i rrėnuan marrėdhėniet ndėrmjet islamit e perėndimit. Jo nga shkaku se kanė pasur kuptimin luftė; ngase tanimė janė pėrjetuar tepėr luftėra nė mes tė popujve, e pastaj janė harruar gjatė historisė njerėzore, dhe aq shumė armiqėsi janė shndėrruar nė miqėsi. Por, e keqja e shkaktuar nga luftėrat e Kryqėzatave, nuk ka qenė e kufizuar nė pėrplasjen e armėve; ajo, para sė gjithash, ka qenė e keqe intelektuale. Ajo ėshtė pėrbėrė nė helmimin e shpirtit evropian kundėr botės muslimane si tėrėsi, pėrmes prezentimit qėllimisht tė shtrembėruar, tė pėrkrahur nga ana e Kishės,tė mėimeve e idealeve tė islamit. Pikėrishtė nė kohėn e luftėrave tė Kryqėzatave, ka hyrė nė shpirtin e Evropės, mendim absurd mbi islamin, si religjion i sensualizmit tė pagdhendur e i dhunės brutale, i formalizmit, nė vend tė pastrimit tė zemrės, hyri mendimi i tillė pėr tė mbetur atje pėr njė kohė tė gjatė.
Fara e urrejtjes ka qenė e mbjellur. Entuziazmi i luftėrave tė Kryqėzatave sė shpejti ka patur pasojat e veta edhe gjetiu nė Evropė; ai i trimėroi krishterėt e Spanjės qė tė luftojnė pėr kthimin e asaj toke qė gjendej nėn ''Zgjedhėn e paganėve''. Rrėnimi i Spanjės muslimane ka zgjatur me shekuj. Por mu pėr shkak tė zgjatjes sė tepėrt tė kėsaj lufte, ndjenja antiislame nė Evropė ėshtė thelluar dhe rritur gjer nė pėrhershmėri. Ajo rezultoi me shfarosjen e elementit musliman nė Spanjė, pas pėrndjekjes sė pamėshirshme e sistematike; e ajo fitore jehoi me kremtime nė mbarė Evropėn - ndonėse pasojė e saj ka qenė shkatėrrimi i kulturės sė shkėlqyer dhe zėvendėsimi i saj me paditurinė dhe pagdhendshmėrinė mesjetare.
Por madje edhe para se pjesa e fundit e Spanjės muslimane, Mbretėria e Granadės, pėrsėri t’i jetė bashkangjitur Spanjės krishtere, nė vitin 1492, ngjarja e tretė me rėndėsi tė madhe i prishi marrėdhėniet ndėrmjet botės perėndimore e botės islame: rėnja e Konstantinopolit nė duart turke. Nė sytė e Evropės, Perandoria Bizantine ende kishte ruajtur diē nga shkėlqimi i vjetėr grek e romak dhe ėshtė konsideruar si bedemi i Evropės kundėr ''barbarėve'' nga Azia. Me rėnjen e saj pėrfundimtare, dera e Evropės i qe hapur vėrshimit muslimanė. Nė shekujt luftarak tė cilėt pasuan, armiqėsia e Evropės kundėr islamit u bė ēėshtje jo vetėm e rėndėsisė kulturore, por edhe asaj politike, e kjo i kontriboi intenzitetit tė saj.
Krahas gjithė kėsaj, Evropa kishte dobi tė konsiderueshme nga ato luftėra. Renesanca, ajo ringjallje e sėrishme e artit dhe shkencės evropiane, pranė huazimeve tė konsideruara nga burimet islame, mė sė shumti arabe, me tė madhe ka qenė pasojė e kontakteve materiale ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit. Evropa me atė ka fituar nė fushėn e kulturės, shumė mė tepėr sesa qė bota islame ka fituar ndonjėherė, por ajo nuk e ka pranuar kėtė obligim tė pėrjetshėm ndaj muslimanėve, bile me zvoglimin e urrejtjes sė saj tė vjetėr ndaj islamit. Pėrkundrazi, ajo urrejtje me kohė ėshtė rritur dhe ngurosur nė shprehi. Ajo i ka verbėruar ndjenjat e popullit, sa herė qė ėshtė pėrmendur emri musliman, ajo nuk ka hyrė nė fushėn e proverbave popullore, ajo ėshtė ngulitur nė tė gjitha ndryshimet kulturore. Erdhi koha e Reformės kur pėrqarjet religjioze e ndanė Evropėn, ndėrsa sektet me armė nė dorė u ngritėn njėra kundėr tjetrės; por urrejtja ndaj islamit iu ishte tė gjithėve e njejtė. Erdhi koha kur nė Evropė ndjenja religjioze filloi tė zbehet. Por urrejtja ndaj islamit mbeti. Fakti mė karakteristik ėshtė se filozofi i madh franēez Vataire, i cili ka qenė njėri nga armiqtė mė tė ashpėr tė Kishės nė shekullin e tetėmbėdhjetė, njėkohėsisht ka qenė edhe urrejtės fanatik i islamit dhe Pejgamberit tė Zotit. Disa decenie mė vonė erdhi koha kur shkencėtarėt nė Perėndim filluan t'i studiojnė kulturat e huaja dhe t'iu afrohen me simpati; por nė rastin e islamit averzioni tradicional gati gjithmonė do tė futej, si paragjykim iracional nė hulumtimet e tyre shkencore, ndėrsa jazi (hendeku) kulturor, tė cilin pėr fat tė keq, e kishte vendosur historia ndėrmjet Evropės e botės islame, mbeti i pakapėrcyeshėm. Pėrbuzja ndaj islamit u bė pjesė pėrbėrėse e tė menduarit evropian. ثshtė e vėrtetė se orientalistėt e parė, nė kohėn bashkėkohėse kanė qenė misonarėt krishterė, tė cilėt punonin nė vende muslimane, ashtu qė pamjet e shėmtuara, tė cilat ata i kanė pėrshkruar mbi mėsimet dhe historinė islame - kanė qenė tė paramenduara qė tė ndikojnė tek Evropianėt nė qėndrimin e tyre ndaj ''paganėve''; ky shtrembėrim i shpirtit vazhdon madje edhe tani, kur shkencat e orientalizmit kaherė janė emancipuar nga ndikimet misionare dhe mė nuk janė tė udhėhequra me zjarrin religjioz si pretekst.Paragjykimi i tyre kundėr islamit, thjeshtinstikti atavik, idiosinkracia (veēori e tė reaguarit tė individėve nė mbresat dhe ngacmimet, njė lloj neverie ndaj diēkaje ), i cili bazohet nė pėrshtypjet, tė cilat luftėrat e Kryqėzatave, me tė gjitha pasojat e veta, kanė shkaktuar nė shpirtin e Evropės sė hershme6.
Lehtė mund tė shtrohet pyetja: si ka ndodhur qė njė padisponim, aq i vjetėr relegjioz nga prejardhja e vet dhe pėr shkak tė dominimit tė kishės Krishtere e mundshme nė kohėn e vet, ende tė vazhdoj nė Perėndim nė kohėn, kur ndjenja religjioze pa dyshim ėshtė nė shkallė tė ultė? Pėr psikologėt bashkėkohor, fenomenet e tilla, nė dukje kontradiktore, nuk janė fare tė ēuditshme. Ai e di se ndonjė person mundet plotėsisht t'i humb besimet religjioze, tė cilat iu kanė dhėnė nė fėmijėrinė e tij, derisa ndonjė paragjykim i veēant, burimisht lidhur me atė besim tani tė hudhur, ende mbetet nė fuqi dhe i kundėrshton ēdo shpjegimi racional gjatė tėrė jetės sė atij personi. I tillė ėshtė rasti me qėndrimin perėndimor ndaj islamit. Edhe pse ndjenja religjioze, e cila ka qenė nė rėnjen e padisponimit antiislam, nė ndėrkohė ėshtė tėrhequr pranė pikpamjes ekspresive materialistike nė jetė, ai padisponim i vjetėr mbetet si faktor i nėnvetėdijshėm nė shpirtin e njeriut pėrendimor. Natyrisht, shkalla e intenzitetit tė tij ndryshon nė ēdo rast individual, por ekzistimi i tij nuk mund tė vėhet nė dyshim. Fryma e luftėrave tė Kryqėzatave - gjithsesi, nė formė shumė tė dobėsuar - ende rri pezull mbi Perėndimin dhe ndikon nė qėndrimin e tij ndaj botės muslimane dhe ndaj tė gjitha ēėshtjeve islame.

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė