Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 21:41   #9
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Nė qarqet muslimane shpesh dėgjojmė thėnjen, se urrejtja perėndimore e islamit, e shkaktuar me ato konflikte tė ashpra nė tė kaluarėn, gradualisht zhduket nė kohėn tonė. Madje pohohet se Perėndimi tregon shenjat e disponimit ndaj islamit, si mėsim religjioz e shoqėror, e shumė muslimanė plotėsisht me seriozitet besojnė se do tė pason konvertimi masovik i Evropianėve dhe Amerikanėve. Ky besim, vetvetiu nuk ėshtė i pakuptuar pėr ne, tė cilėt mendojmė se nga tė gjitha sistemet religjioze vetėm Islami i pėrgjigjet nevojave tė vėrteta dhe mundėsive inherente tė natyrės njerėzore dhe sipas kėsaj, kėrkesave tė vėrteta tė shoqėrisė njerėzore. Aq mė tepėr, Pejgamberi ynė na ka thėnė se pėrfundimisht i tėrė njerėzimi do ta pranoj islamin. Por, fatkeqėsisht, nuk ka as shenja mė tė vogla se kjo do tė mund tė ndodhte nė ardhėmėrinė e pėrfytyruar. Sa i pėrket civilizimit perėndimor, kthimi kah islami do tė mund tė ndodhte pas vargut tė kataklizmave tė tmerrshme shoqėrore, tė cilat do ta tronditin vetėkėnaqėsinė e tanishme tė Perėndimit dhe tė do tė ndryshonin mentalitetin e tij aq themelisht, saqė do ta bėnin tė pėrshtatshėm dhe tė gatshėm qė tė pranoj shpjegimin religjioz tė jetės. Sot, bota perėndimore ėshtė plotėsisht e humbur nė adhurimin e tė arriturave tė veta materiale dhe nė tė besuarit se ai komfor, dhe vetėm komfori, ėshtė caku tė cilit vlen t'i synohet. Materializmi i tij, tė refuzuarit e tij tė orientimit tė idesė religjioze, padyshim se ėshtė duke u forcuar e jo duke u dobėsuar, siē do tė dėshironin qė tė besojmė disa vėshtrues optimist muslimanė.
ثshtė thėnė se shkenca bashkėkohore ka filluar tė pranoj ekzistimin e fuqisė krijuese, mbrapa rregullimit tė dukshėm tė Natyrės; e kjo ėshtė, thojnė ata optimistė, agimi i vetėdijes sė re religjioze nė botėn perėndimore. Por ky supozim vetėm zbulon tė kuptuarit e gabuar tė mendimit shkencor perėndimor. Asnjė shkencėtar serioz nuk mundet, e as qė dikush do tė mundte, ta pėrgėnjeshtroj autencitetin se gjithėsia, sipas pikėnisjes sė saj ėshtė pasojė e njė tė vetmit shkak dinamik. Mirėpo, ēėshtja ėshtė dhe gjithėmonė ka qenė, veēoria tė cilėn mundemi t'ia pėrshkruajmė atij ''shkaku''. Tė gjitha sistemet mbinatyrore religjioze pohojnė se ajo ėshtė fuqi, e cila posedon vetėdijen dhe intelegjencėn absolute. Fuqi,e cila krijon dhe sundon me gjithsinė, sipas planit dhe qėllimit tė caktuar, e qė vet nuk ėshtė e pėrkufizuar me kurrfarė ligji, me njė fjalė, ai ėshtė Zoti. Por, shkenca bashkėkohore si e tillė, as nuk ėshtė e gatshme, e as e disponuar tė shkoj aq larg (me tė vėrtetė, kjo nuk ėshtė fushė e shkencės), dhe e lenė ēėshtjen e vetėdijes dhe pavarsisė - me fjalė tjera, hyjnisė - kėsaj fuqie krijuese plotėsisht tė hapur. Qėndrimi e tij ėshtė gati i ngjashėm me kėtė: ''Ajo mund tė jetė, por unė nuk di dhe nuk kam mjete shkencore qė ta marrė vesh atė''. Nė ardhmėri ndoshta kjo filozofi mund tė zhvillohet nė ndonjė lloj agnosticizmi panteist, nė tė cilėn shpirti e materia, qėllimi e ekzistimi, krijuesi e krijimi, janė tė njejta. Vėshtirė ėshtė tė pranohet qė besimi i tillė do tė mund tė konsiderohet si hap kah tė konceptuarit pozitiv islam tė Zotit; sepse kjo nuk ėshtė ndarje me materializmin, por thjesht ngritje e saj nė nivel mė tė lartė, e mė tė rafinuar intelektual.
Nė tė vėretė, Perėndimi kurrė nuk ka qenė mė larg nga islami sesa qė ėshtė sot . Armiqėsia e tij aktive ndaj fesė sonė mund tė jetė nė rėnje; kjo, megjithatė nuk ėshtė pėr shkak tė kuptuarit tė mėsimeve islame, por pėr shkak tė dobėsisė nė rritje dhe dezintegrimit tė botės islame. Dikur Evropa i ėshtė frikėsuar islamit, dhe ajo frikė e ka shtrėnguar qė tė merrė qėndrim armiqėsor ndaj ēdo gjėje qė ka patur tingėllim islam, madje edhe nė ēėshtjet thjesht spirituale e shoqėrore. Por nė kohėn kur islami tani mė ka humbur njė pjesė tė rėndėsisė sė vet si faktor i kundėrshtuar interesave politike evropiane, plotėsisht ėshtė e natyrshme qė krahas frikės sė zvogėluar, Perėndimi poashtu humb diē nga intenziteti burimor tė ndjenjave tė veta antiislame. Nėse ato janė bėrė mė pak tė shprehura e aktive, kjo nuk na jep tė drejtė nė konkluzion se Perėndimi “ėshtė bėrė mė i afėrt ''islamit: kjo vetėm tregon nė rritjen e indiferencės sė tij ndaj islamit7.
Nė asnjė mėnyrė civilizimi perėndimor nuk e ka ndryshuar qėndrimin e vet tė ēuditshėm mental. Ai tani ėshtė po aq i fuqishėm, sa ka qenė edhe mė parė, e kundėrshton konceptin religjioz tė jetės; dhe siē thash mė parė, nuk ka dėshmi tė bindshme se ndryshim i tillė do tė ndodhė nė tė ardhmen e afėrt. Ekzistimi i misionarėve islam nė Perėndim dhe fakti qė disa Evropian dhe Amerikan e kanė pėrqafuar islamin (nė rastet e shumta pa tė kuptuarit e plotė tė mėsimeve tė tij), nuk ėshtė kurrfarė argumenti. Nė periudhėn, nė tė cilėn materializmi kudo triumfon, plotėsisht ėshtė e natyrshme qė disa individ aty - kėtu, tė cilėt kanė ndonjė pėrmallim pėr ringjalljen shpirtėrore, me lakmi tė madhe dėgjojnė cilindo besim tė themeluar nė tė konceptuarit religjioz. Nė kėtė aspekt misonet muslimane nuk janė tė vetmet ne Perėndim. Ka shumė sekte mistike krishtere me tendenca ''revivalistike'', ekziston lėvizja mjaft e fortė teozofike, ka tempuj e misione budiste dhe konvertues nė qytetet e ndryshme evropiane e amerikane. Duke pėrdorur argumente plotėsisht tė njejta, tė cilat i pėrdorin misionet muslimane, ato misione budiste do tė mund tė pohonin (dhe vėrtetė pohojnė) se Evropa po ''i afrohet'' budizmit. Pohimi i tillė nė tė dy rastet ėshtė qesharak. Konvertimi i disa individėve nė budizėm apo nė islam, aspak nuk dėshmon qė cilado nga ato besime vėrtetė ka filluar tė ndikoj nė jetėn perėndimore nė ēfarėdo mase tė kosiderueshme. Madje mund tė shkohet mė tutje, e tė thuhet qė asnjėra nga ato misone nuk kanė qenė nė gjendje tė zgjojmė mė tepėr nga kureshtja e pėrmbajtur, dhe ato kryesisht pėr shkak tė joshjes, tė cilėn ndonjė besim ''ekzotik'' e shkakton nė shpirtin e njerėzve me prirje romantike. Padyshim se ka disa pėrjashtime tė rėndėsishme dhe disa nga konvertuesit e rinjė janė gjurmues serioz pėr tė vėrtetėn; por pėrjashtimet nuk mjaftojnė qė tė ndryshohet aspekti i ndonjė civilizimi. Nga ana tjetėr, nėse krahasojmė numrin e atyre konvertimeve tė veēanta me numrin e pėrendimorėve, tė cilėt pėrditė ngasin kah besimet thjesht materialiste, siē ėshtė marksizmi, jemi nė gjendje qė mė tė drejtė ta vlersojmė trendin e vėrtetė tė civilizimit bashkėkohės perėndimor. Mund tė jetė, siē kam theksuar mė parė, qė trazirat shoqėrore ekonomike nė rritje, e ka mundėsi edhe luftėrat botėrore, tė pėrmasave gjer tani tė panjohura dhe terrorit shkencor, tė sjellin vetbindjen materialistike tė civilizimit perėndimor nė mėnyrė tė lemerishme ad absurdum, e qė populli i tij pėrsėri tė filloj me pėrulje e me seriozitet tė pretendoj kah tė vėrtetat shpirtėrore; atėherė tė predikuarit e suksesshėm tė islamit nė Perėndim do tė mund tė bėhej real. Por ndryshimi i tillė, ende ėshtė i fshehur mbrapa horizonteve tė ardhmėrisė. Prandaj ėshtė i rrezikshėm, optimizmi vetmashtrues pėr muslimanėt tė flitet mbi ndikimet islame sikur janė nė rrugė qė ta pushtojnė shpirtin e Perėndimit. Tė folurit e tillė, pėrnjėmend, ėshtė vetėm ''besim i vjetėr mahdijevistik'' nėn maskėn ''racionaliste'' - besim nė fuqinė, e cila befasisht do tė paraqitej dhe e cila do tė bėnte qė struktura e shkarė e shoqėrisė muslimane tė triumfoj nė tokė. Ky besim ėshtė serioz, pėr shkak se ėshtė i kėndshėm e i lehtė, ndėrsa pretendon tė na largojė nga fakti se qytetėrisht jemi askund, derisa ndikimet perėndimore sot janė mė tė fuqishme se kurrė mė parė nė botėn muslimane; se ne flejmė derisa ato ndikime minojnė dhe kudo shkatrrojnė shoqėrinė islame. Me e dėshiruar ekspanzionin e islamit ėshtė njė ēėshtje, por me ushqyer shpresėn e rrejshme nė atė dėshirė ėshtė ēėshtje tjetėr. </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė