iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Mbi arsimimin
Mbi arsimimin
Gjithnjė derisa muslimanėt shikojnė nė civilizmin perėndimor si fuqi tė vetme e cila do tė mund tė regjeneronte shoqėrinė e tyre vetiake tė amulluar, ata e rrėnojnė vetėbesimin e tyre dhe tėrthorazi e pėrkrahin pohimin perėndimor se islami ėshtė ''fuqi e harxhuar''.
Nė kapitujt e mėparshėm kam dhėnė arsyet pėr mendimin tim se islami dhe civilizimi perėndimor, duke qenė se janė tė ngritur nė koncepcione diametralisht tė kundėrta tė jetės, nuk janė kompatibil nė shpirt. Kur ėshtė ashtu, atėherė, si do tė mund tė presim, qė arsimimi i rinisė muslimane sipas modeleve perėndimore, arsimimi i bazuar plotėsishtė nė pėrvojat kulturore perėndimore ka mundur tė mbetet i lirė nga ndikimet antiislame?
Kjo nuk ėshtė e arsyeshme tė pritet. Pėrveē nė raste tė rralla, ku shpirti jashtėzakonisht briliant, mund tė triumfojė mbi ēėshtjet arsimore, arsimi perėndimor i rinisė muslimane pashmangshėm e minon vullnetin e saj qė tė besoj nė porosinė e Pejgamberit a.s., dėshirėn e saj qė tė konsidrohet pėrfaqsues i civilizimit fetarisht tė motivuar islam. Nuk mund tė ketė kurrėfarė dyshimi se besimi religjioz shpejt e humb pozitėn nė mesin e ''intelegjencės'' sonė, e cila iu ka adaptuar vlerave perėndimore. Natyrisht, kjo nuk implicon se islami e ka ruajtur integritetin e vet si religjion praktik nė mesin e shtresave tė paarsimuara tė shoqėrisė; por gjithmonė, atje pėrgjithėsisht gjejmė pėrgjigjje shumė mė tė madhe sentimentale, thirrjes islame - nė mėnyrė primitive siē e kuptojnė ata - sesa nė mesin e ''intelegjencės'' mė tepėr tė perėndimizuar. Shpjegimi i kėtij tjetėrsimi nuk ėshtė nė atė, se shkenca perėndimore, me tė cilėn janė ushqyer iu ka ofruar ēfarėdo argumenti tė arsyeshėm kundėr tė vėrtetės sė mėsimeve tona fetare, por nė atė, se atmosfera intelektuale e shoqėrisė bashkėkohėse perėndimore ėshtė aq fort antireligjioze, sa qė ajo vėhet si barrė e rėndė nė mundėsitė e brendshme religjioze tė gjeneratės sė re muslimane. Tė besuarit dhe tė mosbesuarit religjioz, shumė rrallė ėshtė vetėm ēėshtje e argumenteve. Nė disa raste njėra apo tjetra predominon mbi intuitėn, apo tė themi, mbi mendjeprehtėsinė; por ajo mė sė shumti i njoftohet njeriut pėrmes rrethit tė tij kulturor. Tė pėrfytyrojmė nė ndonjė fėmijė, i cili sistematikish edukohet nga ditėt mė tė hershme duke dėgjuar tonet muzikore tė ekzekutuara pėrkryer. Veshi i tij mėsohet qė ta dalloj tonin, ritmin e harmonisė; nė jetėn e tij tė mėvonshme, ai do tė jetė nė gjendje, nėse jo tė prodhoj apo tė ekzekutoj, bile ta kuptojė muzikėn mė tė rėndė. Por fėmiu, i cili gjatė tėrė jetės sė tij tė hershme, kurrė nuk ka dėgjuar diē tė ngjashme muzikės, mė vonė vėshtirė do t'i vlerson madje edhe elementet e saja. I njejtė ėshtė rasti me asociacionet religjioze. Sikur qė ka persona, tė cilėve natyra plotėsisht iu ka lėnė mangu ''veshin'' pėr muzikė, ngjashėm - ndoshta por jo me siguri - ka persona, tė cilėt janė plotėsisht ''tė shurdhėt'' pėr zėrin e fesė. Por, pėr pjesėn mė tė madhe tė qenieve normale njerzore, alternativa ndėrmjet besimeve religjioze e mosbesimit vendoset nė atmosferėn, nė tė cilėn edukohet. Prandaj Pejgamberi a.s. ka thėnė: ''اdo fėmijė lind nė pastėrtinė burimore, kurse prindėrit e tij bėjnė nga ai ''Qifut'', ''Krishter'', apo ''Zaratuistė''. (Sahihul - Buhari)8
Shprehja ''prindėrit'', epėrdorur nė hadithin e sipėrm, logjikisht mund tė zgjerohet nė rrethin mė tė pėrgjithshėm, jetėn familiare, shkollėn, shoqėrinė etj., me tė cilin ėshtė i pėrcaktuar zhvillimi i hershėm i fėmiut. Nuk mund tė mohohet se nė gjendjen e tanishme tė dekadencės, atmosfera fetare nė shumė shtėpi muslimane ėshtė e tipit aq tė ulėt dhe intelektualisht tė degraduar, sa qė tek rinia nė rritje mund tė shkaktoj nxitjen e parė qė t'ia kthejnė shpinėn fesė. Kjo mund tė jetė kėshtu, por nė rast tė arsimimit tė muslimanėve tė rinj sipas shembujve perėndimor, efekti jo vetėm se mund tė jetė, por me siguri do tė jetė qėndrim antireligjioz nė jetėn e mėvonshme.
Kėtu vėhet pyetje e madhe: ēfarė duhet tė jetė qėndrimi i jonė ndaj arsimimit bashkėkohor?
Protesti kundėr arsimimit perėndimor tė muslimanit, asesi nuk don tė thotė se islami si i tillė ėshtė kundėrshtar i arsimit. Ky pohim i kundėrshtarėve tonė nuk ka bazė as teologjike, e as historike. Kur'ani ėshtė plot nxitje nė mėsime:
''qė tė bėheni mė tė menēur'', ''qė tė mund tė mendoni'', ''qė tė mund tė dini''!
Nė fillim tė librit tė shenjtė ėshtė thėnė:
"Dhe ia mėsoi Ademit tė gjithė emrat" (kaptina 2:31)
si dhe ajetet nė vazhdim, tregojnė se njeriu pėr shkak tė diturisė sė dhėnė nga Zoti pėr ata "emra", nė njėfarė kuptimi, madje ia kalon melekėve. "Emrat" janė shprehje simbolike pėr aftėsinė e tė definuarit tė nocioneve, aftėsinė e tė menduarit tė artikuluar, e cila ėshtė karakteristikė e qenies njerėzore dhe e cila i mundėson, sipas fjalėve tė Kur'anit, tė jetė mėkėmbės i Zotit nė tokė. E qė tė menduarit e vet ta bėnė tė sistematizuar, njeriu duhet tė mėsojė, prandaj Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Tė kėrkuarit e diturisė ėshtė obligim i shenjtė (fard) i ēdo muslimani dhe ēdo muslimaneje" (Ibni Maxhe). Dhe: "اdo njeri, i cili ėshtė nė rrugėn e kėrkimit tė diturisė, Zoti do t'ia lehtėson rrugėn pėr nė Xhennet" (Sahihul-Muslim).Dhe: "Pėrparėsia e njeriut tė ditur ndaj atij qė nuk ka dituri, ėshtė sikur pėrparsia e hėnės sė plotė ndaj tė gjithė yjeve tjerė". (Ahmed ibn Hanbel, Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibni Maxhe, Ed-Darimi).
Por, madje nuk ėshtė as e nevojshme tė pėrmenden ajetet e Kur'anit apo thėnje e Pejgamberit nė mbrojtjen e qėndrimit islam ndaj arsimimit. Historia pa kurrfarė mundėsie tė dyshimit dėshmon se asnjė religjion kurrė nuk i ka dhėnė nxitje pėrparimit shkencor tė krahasueshėm me nxitjen, tė cilėn i ka dhėnė islami. Inkurajimi, tė cilin arsimimi dhe hulumtimi shkencorė ka marrė nga feja islame, ka rezultuar me arritjet e shkėlqyera kulturore nė kohėn e Emevitėve dhe Abasitėve, gjatė sundimit arab nė Sicili e nė Spanjė. Kėtė nuk e pėrmenda, qė tė mund tė lavdėrohemi me ato pėrkujtime tė famshme nga kohėt, kur bota islame e ka braktisur traditėn e vet pėrsonale dhe u shndėrrua nė verbėri shpirtėrore e varfėri intelektuale. Nė mjerimin tonė tė tanishėm nuk kemi tė drejtė tė lavdėrohemi me famėn e dikurshme. Por, ne duhet tė kuptojmė se neglizhenca e muslimanėve, e jo ndonjė e metė e mėsimit islam, e ka shkaktuar dekadencėn tonė tė tanishme. Islami kurrė nuk ka qenė pengesė e progresit dhe shkencės. Ai i ēmon aktivitetet intelektuale tė njeriut gjer nė atė shkallė sa qė e vė mbi melaike. Asnjė religjion tjetėr, kurrė nuk ka shkuar aq larg nė konfirmimin e dominimit tė mendjes dhe sipas kėsaj, mėsimit, mbi tė gjitha manifestimet tjera tė jetės njerėzore. Poqėse orientohemi sipas parimeve tė kėsaj feje, nuk mund as tė mendojmė nė eliminimin e arsimit bashkėkohės nga jeta jonė. Ne duhet ta kemi vullnetin pėr arsimim e pėrparim, qė tė bėhemi shkenctarisht e ekonomikisht tė frytshėm, siē janė popujt perėndimor. Por muslimanėt nuk guxojnė tė dėshirojnė, qė tė shikojnė me sy perėndimor, tė mendojnė me modelet perėndimore tė ideve; ata nuk guxojnė tė lakmojnė, nėse duan tė mbesin muslimanė, ta zėvendsojnė civilizimin shpirtėror tė islamit, me eksperimentimin materialist tė perėndimit, qoftė kapitalist, qoftė marksist.
vazhdon...
|