Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 21:44   #11
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...


Dituria, vetvetiu nuk ėshtė as perėndimore as lindore; ajo ėshtė universale, mu siē janė universale faktet natyrore. Por kėndi, nėn tė cilin faktet mund tė vėshtrohen e tė prezentohen ndryshojnė me natyrėn kulturore tė popujve.Biologjia si e tillė, apo fizika e botanika, nuk janė as materialiste, as shpirtėrore sipas qėllimit dhe kuptimit tė vet; ato merren me tė vėzhguarit, mbledhjen dhe definimin e fakteve dhe nxjerrjen e rregullave tė pėrgjithshme nga to. Por konkluzionet abstrakte, filozofike, tė cilat i nxjerrim nga kėto shkenca, dmth. filozofisė sė shkencės, nuk bazohen vetėm nė fakte e vėzhgime, por nė masė tė madhe janė nėn ndikimin e qėndrimeve tona natyrore e intuitive, mė parė ekzistuese ndaj jetės e problemeve tė saj. Filozofi i madh gjerman, ka thėnė: "Nė vėshtrim tė parė duket e ēuditėshme, por jo mė pak e vėrtetė se mendja jonė nuk i nxjerr konkluzionet nga natyra, por ia pėrshkruan asaj." Shkurtazi, kėtu ėshtė nė pyetje vetėm kėndi subjektiv i tė vėzhguarit, ngase ai qenjėsisht mund tė ndikoj nė shpjegimin e fenomeneve tė ndryshme, tė cilat i studiojmė. Prandaj, shkenca e cila vetvetiu nuk ėshtė as materialiste as shpirtėrore, mund tė na shpie deri te shpjegimet e gjėra divergjente tė Gjithėsisė; dmth. shpjegimet, tė cilat mund tė jenė spirutale apo materialiste, nė harmoni me predispozicionin tonė dhe sipas kėsaj, nė kėndvėshtrimin tonė. Perėndimi, pa marrė parasysh nė intelektualizmin e tij tė rafinuar lartė, ėshtė materialist i paradisponuar dhe prandaj, antireligjioz nė koncepcionet e veta dhe supozimet parimore; i tillė, patjetėr duhet tė jetė edhe sistemi perėndimor i arsimit si tėrėsi. Me fjalė tjera, tė studiuarit e shkencave bashkėkohėse empirike nuk ėshtė ajo qė do tė mund tė jetė e dėmshme pėr realitetin kulturor tė islamit, por shpirti i civilizimit perėndimor, pėrmes tė cilit muslimanėt i afrohen atyre shkencave.
Vėrtetė ėshtė pėr keqardhje qė indifentizmi dhe neglizhenca janė shumėvjeqare, pėrsa i pėrket hulumtimeve shkencore na ka bėrė plotėsisht tė varur prej burimeve perėndimore tė mėsimit. Po ta kishim pasuar pėrherė atė parim tė islamit, i cili imponon obligimin e tė mėsuarit dhe tė diturisė, ēdo muslimani e muslimaneje, sot nuk do tė detyroheshim tė shkojmė kah perėndimi pėr arritjen e shkencave bashkėkohėse, ngjashėm njeriut i cili nė shkretėrirė duke vdekur nga etja shikon kah fatamorgana nė horizont. Por, pasiqė muslimanėt kaq kohė tė gjatė i kanė lėnė pas dore mundėsitė e veta personale, ata kanė rėnė nė padituri e varfėri, derisa Evropa ka bėrė hap tė madh pėrpara. Do tė duhet kohė e gjatė qė tė tejkalohet ajo distancė. Gjer atėherė, natyrisht, do tė jemi tė detyruar t'i pranojmė njohurit dhe pėrmes mediumeve tė perėndimit tė jemi falėnderues pėr atė.Por kjo do tė thotė se jemi tė obliguar qė ta pranojmė vetėm materien dhe metodėn shkencore, por asgjė mė tepėr. Me fjalė tjera, nuk guxojmė tė ngurrojmė nė tė afruarit studimit tė shkencave ekzakte nė suazat perėndimore, por nuk guxojmė t'i lejojmė filozofisė sė tyre ēfardo roli nė arsimimin e rinisė muslimane. Natyrisht, mund tė thuhet se tani shumė shkenca ekzakte, p.sh. fizika nukleare, kanė shkuar jasht hulumtimeve thjesht empirike dhe kanė hyrė nė fushat filozofike; dhe se nė tė shumtėn e rasteve ėshtė jashtzakonisht vėshtirė pėr tė tėrhequr ndonjė vijė tė qartė ndėrmjet shkencės empirike e filozofisė spekulative. Kjo ėshtė e vėrtetė. Por, nga ana tjetėr, kjo ėshtė pikėrisht pika ku kultura islame do tė duhej tė dėshmohet. Kur njėherė t'i arrijnė ato vija kufizuese tė hulumtimit, obligim i dijetarėve muslimanė do tė jetė, qė t'i pėrdorin aftėsitė e veta pėrsonale tė tė menduarit spekulativ, pavarsisht nga teoritė filozofike perėndimore. Nga qėndrimi i vet personal -islam -ata me siguri do tė vijnė gjer tė pėrfundimet, tė ndryshme nga ato gjer te tė cilat kanė ardhur shumica e shkencėtarve bashkėkohės perėndimor.
Por, ēkado qė ardhmėria tė sjellė, padyshim se ėshtė e mundshme, madje edhe sot, tė studiohet e tė mėsohet dituria pa tė nėnshtruarit robėrisht qėndrimeve intelektuale tė Perėndimit. Ajo, ēka botės islame sot urgjentisht i duhet, nuk ėshtė pikėpamja e re filozofike, por vetėm arsimimi bashkėkohor, shkencor e teknik dhe aparati mental.
Nėse do tė duhesha, pėr t'i dhėnė propozime Ministrisė ideale tė arsimimit, tė udhėhequr vetėm me pėrsiatje islame, do tė kėrkoja, qė nga tė gjitha tė arriturat intelektuale tė Perėndimit, vetėm shkencat natyrore (pranė kufizimeve tė pėrmendura mė lartė) dhe matematika, tė mėsohen nė shkollat muslimane, derisa tė mėsuarit e filozofisė, literaturės e historisė evropiane, do tė duhej tė humb primatin, tė cilin sot e ka nė planin mėsimor. Qėndrimi jonė ndaj filozofisė evropiane, do tė duhej tė jetė i qartė nga ajo qė tani mė e thash. E sa i pėrket literaturės evropiane, ajo gjithsesi nuk do tė guxonte tė jetė e mospėrfillur - por ajo do tė duhej tė jetė e vendosur nė vendin e vet tė vėrtetė filologjik e historik. Mėnyra, nė tė cilėn tani ajo ligjerohet nė shumicėn e vendeve muslimane, haptazi ėshtė e anshme. Tė stėrmadhuarit e pakufishėm tė vlerave e koncepteve perėndimore, natyrisht, i nxitė shpirtėrat e ri e tė papjekur qė sinqerisht ta thithin frymėn e civilizimit perėndimor, para se qė aspektet e tij negative do mund tė jenė vlerėsuar. Ashtu pėrgatitet terreni jo vetėm pėr adhurimin platonik tė vlerave perėndimore, por edhe hapsira pėr imitimin praktik tė formave shoqėrore tė bazuara nė ato vlera: diē qė kurrė nuk mund tė shkoj dorė pėr dore me frymėn islame. Rolin e tanishėm tė literaturės evropiane nė shkollat muslimane duhet ta marrė mėsimi mbi literaturėn islame, me qėllim qė studenti tė njihet me thellėsinė dhe pasurinė e kulturės sė vete personale e qė tė fitoj shpresė tė re pėr ardhmėrinė e tij. Nėse tė mėsuarit mbi literaturėn evropiane nė tė cilėn sot ajo dominon nė shumicėn e institucioneve muslimane, i kontribon largimit tė rinisė muslimane nga islami, e njejta gjė ėshtė nė masė shumė mė tė madhe, edhe nė raport me tė shpjeguarit perėndimor tė historisė botėrore. Nė te qėndrimi i vjetėr "Romakėt ndaj Barbarėve" vie nė shprehje shumė qartė. Tė paraqiturit e tyre tė historisė synon, pa e pranuar se ekziston qėllim i tillė, tė dėshmon se rasat perėndimore dhe civilizimet e tyre janė mė superiore nga ēkado qė ka qenė, apo do tė mund tė jetė nė kėtė botė! Kėshtu ajo i jep njė lloj arsyetimi moral kėrkesės perėndimore, pėr tė dominuar mbi pjesėn tjetėr tė botės. Qė nga koha e Romakėve, popujt evropian janė mėsuar t'i vėzhgojnė tė gjitha dallimet nė mes Perėndimit e Lindjes nga pikėpamja e "normės" sė supozuar evropiane. Tė rezonuarit e tyre punon nė hipotezėn se zhvillimi i njerėzimit mund tė vlerėsohet vetėm nė bazė tė pėrvojave kulturore evropiane. Kėndi i tillė i kufizuar i tė vėshtruarit, domosdo prodhon persektivė tė shtrembėruar, sa mė shumė qė vija e tė vėzhguarit largohet nga norma e supozuar evropiane. Perėndimorėve u bėhet e vėshtirė ta kuptojnė domethėnien e vėrtetė dhe strukturėn e problemeve historike, tė cilat shqyrtohen. Pėr shkak tė qėndrimit tė tillė egocentrik tė perėndimorėve, historia e tyre deskriptive e botės ka qenė nė tė vėrtetė, tė paktėn deri vonė, vetėm histori e zgjeruar perėndimore. Kombet joperėndimore janė marrė parasysh vetėm poqese tė ekzistuarit dhe zhvillimi i tyre ka patur ndikim tė drejtėpėrdrejtė nė fatin e Evropės dhe Amerikės. Por nėse e pėrshkruani historinė e kombeve perėndimore nė detaje e nė ngjyra ta gjalla dhe vetėm aty - kėtu lejoni vėshtrim tė pėrciptė nė pjesėt tjera tė botės, lexuesi lehtė do t'i nėnshtrohet iluzionit se shumica e arritjeve tė perėndimit nė aspektin shoqėror e intelektual ėshtė jashtė ēdo pėrpjestimi nė raport me pjesėn tjetėr tė botės. Nė kėtė mėnyrė, duket gati sikur e tėrė bota ėshtė e krijuar vetėm pėr perėndimin dhe civilizimin e tij, derisa tė gjitha civilizimet tjera kanė qenė tė qė pėrcaktuara qė vetėm tė formojnė kornizė tė pėrshtatshme pėr tėrė atė famė perėndimore. Pasoja e vetme tė cilėn arsimimi i tillė historik mund tė ketė nė shpirtin e tė rinjėve joevropian, ėshtė ndjenja e inferioritetit nė aspektin e kulturės sė tyre personale, tė kaluarės sė tyre personale dhe mundėsive tė tyre vetanake, ata sistematikisht stėrviten ta pėrbuzin ardhmėrinė e tyre personale tė mundshme, pėrveē nėse ajo ardhmėri ėshtė dorėzim idealeve perėndimore.

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė