Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 21:45   #12
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...


Qė t'u kundėrvihen atyre pasojave negative, udhėheqėsit pėrgjegjės tė idesė islame duhet bėrė krejt atė qė ėshtė e mundshme, pėr ta reviduar programin mėsimor tė historisė nė institucionet muslimane. Kjo ėshtė, padyshim, punė e vėshtirė dhe ajo kėrkon hulumtim tė themelshėm tė arsimimit tonė nė histori, para se tė kryhet historia e re e botės, e shikuar me sy muslimanė. Por, nėse kjo punė ėshtė e vėshtirė, ajo jo mė pak ėshtė e mundshme dhe aq mė tepėr e domosdoshme - pėrndryshe gjenerata jonė e re do tė vazhdojė tė thithė elementet e pėrbuzjes perėndimore ndaj islamit; rezultati do tė jetė thellimi i kompleksit tė tij tė inferioritetit. Ai kompleks i inferioritetit padyshim do tė mund tė jetė i mposhtur, nėse muslimanėt do tė ishin tė gatshėm tė asimilojnė kulturėn perėndimore nė tėrėsinė e saj dhe ta dėbojnė islamin nga jetėrat e tyre. Por, a janė ata tė gatshmėm ta bėjnė kėtė? Ne besojmė, e shtjellimi joivonshėm nė perėndim e vėrteton besimin tonė, se etika islame, konceptet e saj mbi moralin shoqėror e individual, mbi drejtėsinė, mbi lirinė janė pa masė mė tė lartėsuara, pa masė mė tė pėrsosura nga koncepcionet dhe idetė pėrkatėse tė civilizimit perėndimor. Islami e ka dėnuar urrejtjen racore dhe ka udhėzuar nė rrugėn e vėllazėrimit dhe barazisė njerėzore; ndėrsa civilizimi perėndimor ende nuk ėshtė nė gjendje tė vėshtroj jasht horizontit tė ngushtė tė antagonizmave racore e nacionale. Shoqėria islame kurrė nuk i ka njohur klasat dhe luftėn klasore; ndėrsa e tėrė historia perėndimore qė nga koha e Greqisė dhe Romės sė vjetėr gjer nė ditėt tona, ėshtė pėrplot me luftėra klasore e urrejtje sociale. Gjithnjė rishtazi duhet pėrsėritur, se ekziston vetėm njė gjė tė cilėn muslimanėt mund ta mėsojnė dobishėm nga perėndimi, pra shkencat ekzakte, nė format e tyre tė pastra apo tė zbatuara. Por kjo nevojė pėr kėrkimin e diturisė nga burimet perėndimore nuk guxon ta mashtroj ndonjė musliman qė civilizimin perėndimor ta konsideroj mė superior nė krahasim me civilizimin e tij personal, pėrndryshe nuk e kupton se pėr ēka pėrpiqet islami. Superioriteti i ndonjė kulture apo civilizimi mbi ndonjė tjetėr nuk pėrbėhet nė posedimin e shumės mė tė madhe tė njohurisė shkencore (meqenėse ajo ėshtė mjaft e dėshiruar), por nė energjinė e tij etike, nė aftėsinė e tij mė tė madhe pėr t'i shpjeguar e koordinuar aspektet e ndryshme tė jetės njerėzore. E nė kėtė aspekt islami e tejkalon ēdo kulturė tjetėr. Ne vetėm duhet pasuar se ēka janė mė sė shumti nė gjendje tė arrijnė qeniet njerėzore. Por, ne as qė mundemi, e as qė guxojmė ta imitojmė civilizimin perėndimor, nėse dėshirojmė t'i ruajmė e t'i ringjallim vlerat e islamit. Dėmi tė cilėn ndikimet intelektuale tė kėtij civilizimi e shkaktojnė nė trupin e islamit, ėshtė shumė mė i madh se dobia materiale, tė cilėn ai eventualisht mund ta ofroj. Nėse muslimanėt, nė tė kaluarėn, kanė qenė tė pakujdesshėm nė raport me hulumtimet shkencore, ata nuk duhet shpresuar qė atė gabim do ta pėrmirėsojnė me tė pranuarit e verbėr tė mėsimeve tė tėra perėndimore. Pasojat e prapambeturisė sonė shkencore e tė varfėrisė nuk mund asesi tė krahasohen me pasojėn vdekjepruese, tė cilėn pasimi i verbėr i strukturės arsimore perėndimore do tė duhej domosdo ta shkaktoj nė mundėsitė shpirtėrore tė botės muslimane. Nėse dėshirojmė ta ruajmė realitetin e islamit si faktor kulturor, duhet qė tė mbrohemi nga zbraztėsia morale e civilizimit perėndimor, e cila ėshtė nė rrugė qė t'i pėrshkoj jo vetėm prirjet tona personale por edhe tėrė indin tonė shoqėror. Duke imituar sjelljet dhe mėnyrėn e jetės sė perėndimit, muslimanėt gradualisht detyrohen qė tė pėrvetėsojnė pikėpamjet morale perėndimore; ngase tė imituarit e dukjes sė jashtme, gradualisht shpie gjerė te asimilimi pėrkatės i pikėpamjeve nė botėn e pėrshtatur me atė dukje. </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė