Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 21:46   #13
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim mbi imitimin

mbi imitimin

Imitimi, qoftė ai individual apo shoqėror, i mėnyrės sė jetės perėndimore nga ana e muslimanėve, padyshim ėshtė rreziku mė i madh pėr ekzistimin - apo mė mirė tė themi - pėr ringjalljen e civilizimit islam. Zanafilla (rrėnja) e kėsaj sėmundjeje kulturore (gati se nuk ėshtė e mundur qė kėtė shfaqje ta quajmė ndryshe), daton nga disa shekuj mė parė dhe ėshtė lidhur me dėshprimin e muslimanėve, tė cilėt panė fuqinė materiale dhe progresin e perėndimit dhe e krahasuan me gjendjen e mjerė tė shoqėrisė sė tyre. Nga mosnjohja e mėsimeve tė vėrteta islame, nė masė tė madhe pėr shkak tė qėndrimit zemėrngushtė tė tė ashtuqujturve ulema, rrodhi ideja se muslimanėt nuk janė tė aftė qė tė mbajnė hapin me progresin e tjerėve nė botė, nėse nuk iu pėshtaten rregullave sociale e ekonomike tė perėndimit. Bota muslimane ishte nė stagnim: shumė muslimanė erdhėn deri nė pėrfundim se sitemi shoqėror e ekonomik i islamit nuk ėshtė nė lidhmėri me kėrkesat e progresit dhe se, sipas kėsaj duhet tė modifikohet sipas modeleve perėndimore. Kėta njerėz " tė arsimuar ", nuk kanė qenė nė hall qė tė hulumtojnė se nė ē’masė islami, si mėsim, ka qenė pėrgjegjės pėr dekadencėn e muslimanve; ata nuk u ndalėn ta hulumtojnė ideologjinė e vėrtetė tė islamit; ata vetėm kanė vėnė nė dukje, me tė drejtė, se mėsimet e teologėve tė tyre bashkėkohės, nė tė shumtėn e rasteve janė pengesė e progresit dhe tė arriturave materiale. Por, nė vend qė vėmendjen e tyre ta orijentojnė kah burimet origjinale - Kur'ani dhe Sunneti - ata heshtazi e identifikonin Ligjin Islam, Sheri’atin, me fikhun e shtangur tė ditėve tona, dhe pohuan se ėshtė i mangėt nė shumė aspekte; sipas kėsaj, ata kanė humbur ēdo interes praktik pėr sheri’atin dhe e dėbuan nė mbretėrinė e historisė dhe nė doracak tė pastėr teorik. Nė kėtė mėnyrė, imitimi i civilizimit perėndimor iu duk si rrugė e vetme e daljes nga moēali i dekadencės dhe pėrdhosjes sė botės muslimane. Nė pėrpjekjet e tyre qėllim-mira, por gabimisht tė orientuara, muslimanėt e tillė "tė arsimuar" kanė pasuar pėrkrahjen, gjatė dy dekadave tė para tė kėtij shekulli, nga shkrimet apologjetike tė dorės sė dytė tė cilat, derisa haptazi nuk i mohuan mėsimet praktike tė islamit, mundoheshin tė tregonin se ideologjia e tij ka mundur lehtė t'i nėnshtrohet koncepcioneve sociale e ekonomike tė botės perėndimore. Kėshtu, imitimi i civilizimit perėndimor nga ana e muslimanėve ka qenė nė dukje i arsyeshėm dhe rruga pėr braktisjen graduale tė parimeve shoqėrore mė elementare islame ishte shtruar me pllaka - pėrherė me preteks tė "progresit" islam - ēka sot shenon evoluimin e disa shteteve mė pėrparimtare muslimane.
E padobishme ėshtė tė argumentohet, siē bėjnė shumica nga "intelegjenca" muslimane, se nuk ka kurrfarė pasojash tė pėrshpirtshme, jetuam ne nė kėtė apo nė atė mėnyrė, veshėm ne rrobat perėndimore apo ato tė tė parėve tanė, qemė ne konzervativ nė doket tona apo jo. Tė rezonuarit e tillė ėshtė mashtrues deri nė fund. Natyrisht, nė islam nuk ka zemėrngushtėsi. Siē ėshtė cekur nė kapitullin e parė, islami njeriut i lejon kufij shumė tė gjėrė tė mundėsive, derisa ai nuk vepron nė kundėrshtim me dispozitat fetare. Por, krejtėsisht pamvarur nga fakti se shumė gjėra, tė cilat janė pjesė e rėndėsishme e strukturės shoqėrore tė perėndimit - si, p.sh., tė pėrzierit e lirė e tė pakufizushėm tė gjinive, apo interesi (kamata) nė kapital si temel i aktivitetit ekonomik9 - janė qartazi nė kundėrshtim me mėsimet islame, karakteri natyror i civilizimit perėndimor qartė pėrjashton orientimin religioz, nė njeriun.
Vetėm njerėzit shumė tė cekėt mund tė besojnė, se ėshtė e mundur ta imitojnė ndonjė civilizim nė pikėpamjen e tij tė jashtme, e nė tė njejtėn kohė tė mos janė nėn ndikimin e frymės sė tij. Civilizimi nuk ėshtė formė e zbraztė, por organizėm i gjallė. Posa tė fillojmė t'i pėrvetėsojmė format e jashtme tė atij organizmi, rrymat e tij tė brendshme dhe ndikimet dinamike fillojnė tė veprojnė nė ne dhe ngadalė, pavėrejtur ta formojnė qėndrimin tonė tė tėrė mental.
Pikėrisht duke e kuptuar plotėsisht kėtė tė vėrtetė, Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Ai i cili i imiton njerėzit tjerė, bėhet njė prej tyre". (Musnedi, Ibn Hanbeli, Ebu Davud). Ky hadith i njohur nuk ėshtė vetėm urdhėr moral, por edhe dėshmi objektive e faktit - nė kėtė rast, fakti mbi pashmangshmėrinė e asaj, se muslimanėt i asimilon cilido civilizim jomusliman, tė cilin ata e imitojnė nė forma tė jashtme.
Nė kėtė aspekt, ėshtė vėshtirė tė shohim dallimin fundamental nė mes tė aspekteve tė "rėndėsishme" dhe tė "parėndėsishme" tė jetės sociale. Krejt ėshtė e rėndėsishme nė kėtė kontekst. Nuk mund tė ketė gabim mė tė madh nga supozimi se, p.sh. veshja (rrobat) ėshtė diē thjesht e "jashtme", dhe sipas kėsaj, e parėndėsishme pėr Un-in intelektual e shpirtėror tė njeriut. Tė veshurit pėrgjithėsisht ėshtė pasojė e zhvillimit shumėvjeēar tė shijes dhe nevojave njerėzore. Moda i pėrgjigjet koncepcioneve estetike tė atij populli dhe nė atė mėnyrė prirjeve tė tij. Ajo ėshtė e modeluar dhe vazhdimisht rimodelohet nė pėrshtatje me ndryshimet, brenda tė cilave kalon karakteri dhe prirjet e njerėzve. Ta marrin pėr shembull, moda e sotme e perėndimit, plotėsisht i pėrgjigjet karakterit intelektual e moral tė Perėndimit bashkėkohor. Me pėrvetsimin e veshjes perėndimore, nė vend tė veshjes personale, muslimani pa vetėdije shijen e vete ia pėrshtatė shijeve tė perėndimit dhe Un-in e vet personal, intelektual e moral e formon nė mėnyrė tė tillė qė ajo definitivisht " inkuadrohet" nė veshje tė re. E duke vepruar kėshtu, ai heq dorė nga njė pjesė e madhe e mundėsive kulturore tė hapura popullit tė vet, ai mohon shijet e tyre tradicionale, vlerėn e tyre estetike, prirjet e tyre dhe paragjykimet, ndėrsa pranon servilizmin intelektual e moral tė robėrimit ndaj civilizimit tė huaj. Me fjalė tjera, nėse muslimani imiton nė veshje, "kopjon" maniret (sjelljet) dhe mėnyrėn e jetesės sė perėndimit, ai zbulon prirjet e veta pėr atė civilizim, ēfarėdo qofshin deklaratat e tia nė aspektin e pretendimeve tė tia. Praktikisht, ėshtė e pamundur ta imitojnė civilizimin e huaj, e tė mos ēmohet fryma - shpirti i tij. E poashtu ėshtė e pamundur tė ēmohet fryma e ndonjė civilizimi, i cili ėshtė nė kundėrshtim me pikėpamjet religjioze nė jetė, e tė mbetemi musliman i mirė.10 Tendenca e imitimit tė ndonjė civilizimi tė huaj, pashmangshėm ėshtė pasojė e ndjenjės sė inferioritetit. Ky, e asgjė tjetėr, ėshtė problemi me muslimanėt, tė cilėt e imitojnė civilizimin perėndimor. Ata e krahasojnė fuqinė dhe shkathtėsinė teknike tė tij, si sipėrfaqe tė shkėlqyer me mjerimin e pikėlluar tė botės islame; ata fillojnė tė besojnė se nė kohėn tonė nuk ekziston rrugė tjetėr, pėrveē rrugės perėndimore. Ta fajsojmė islamin pėr tė metat tona vetiake ėshtė bėrė modė e ditės. Nė rastin mė tė mirė, tė tė ashtuquajturit intelektualėt tanė pėrvetėsojnė qėndrim apologjetik dhe mundohen ta bindin veten dhe tė tjerėt, se islami me pėrvetėsimin e vlerave perėndimore ėshtė kompatibil.

vazhdon...

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė