vazhdimi...
Qė ta arrijnė rimėkėmbjen e botės islame, muslimanėt duhet, para se tė pėrvetėsojnė ēfarėdo masash tė reformės, plotėsisht tė lirohen nga fryma apologjetike nė raport me religjionin e vet dhe strukturėn shoqėrore. Muslimani duhet jetuar me krenari dhe tė jetė kokėlartė. Ai duhet kuptuar, se ai vėrtetė ėshtė i veēantė nga pjesa tjetėr e botės, dhe ai duhet mėsuar tė jetė krenar qė ėshtė i ndryshėm. Ai duhet orvatur, ta ruaj atė dallim si kualitet tė ēmueshėm dhe guximshėm t'ia shprehė botės kėtė, nė vend qė pėr kėtė tė arsyetohet e tė pėrpiqet tė zhytet nė rrathė tjerė kulturor. Kjo nuk do tė thotė se muslimanėt duhet tė ndahen nga zėrat qė vien nga jashtė. Nė ēdo kohė ėshtė e mundshme, pėr tė pranuar ndikime tė reja pozitive nga civilizimet e huaja e qė detyrimisht tė mos i braktisė tė vetat personale. Shembulli i atij lloji ka qenė renesanca evropiane. Atje kemi parė se me ēfarė shpejtėsie Evropa pranon ndikimet arabe nė materie dhe nė metodėn e mėsimit. Por, ajo kurrė nuk ka imituar pamjen e jashtme dhe shpirtin e kulturės arabe dhe kurrė nuk ka sakrifikuar pamvarėsinė e saj personale, intelektuale e estetike. Ajo ka i pėrdorur ndikimet arabe vetėm si mjet pėr ta bėrė pjellore tokėn e saj personale, pikėrisht siē i kanė shfrytėzuar Arabėt, nė kohėn e tyre ndikimet helene.
Nė tė dy rastet rezultati ka qenė pasurimi shpirtėror, i fuqishėm, rritje e re e civilizimit vetanak, me plot dinjitet e krenari. Asnjė civilizim nuk mund tė prosperoj, madje as tė ekzistoj, pasi ta humb krenarinė e tij dhe lidhjen e vet me tė kaluarėn e tij personale.
Por bota islame, me tendenca nė rritje nė imitimin e perėndimit dhe synimin pėr pėrvetėsimin e idesė perėndimore dhe idealeve perėndimore, gradualisht i shkėput lidhjet, tė cilat e lidhin me tė kaluarėn personale, dhe sipas kėsaj, humb jo vetėm rrėnjėt e veta kulturore, por edhe ato shpirtėrore. Ajo i ngjanė pemės, e cila derisa ka qenė e rrėnjosur thellė nė tokė, ka qenė e fortė. Por vėrshimi malor i civilizimit perėndimor i zhveshi ato rrėnjė; pema ngadalė venitet pėr shkak tė mungesės sė ushqimit. Gjethet e saja bien, degėt e saja tretėn. Mė nė fund edhe vet pema ėshtė nė rrezik qė tė shembet.
Imitimi i civilizimit perėndimor nuk mund tė jetė mjet i vėrtetė, pėr ngjalljen e botės islame nga letargjia mentale e shoqėrore tė shkaktuar me degjenerimin e religjionit praktik, nė doke thjesht tė privuara ēdo gjallėrie e nxitjeje morale. Atėherė, ku tė kėrkojnė muslimanėt nxitjen shpirtėrore e intelektuale aq tė nevojshėm ditėve tona? Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė, siē ėshtė e thjeshtė edhe vet pyetja: nė tė vėrtetė, ai vetėm se ėshtė nė brendi tė pyetjes. Islami, siē kam theksuar shumė herė mė parė, nuk ėshtė vetėm "besim i zemrės", por edhe program i qartė, i definuar i jetės individuale e shoqėrore. Ai mund tė jetė i rrėnuar me asimilim nė kulturėn e huaj, e cila ka temele morale e qenjėsisht tė ndryshme. Poashtu, ai mund tė jetė i rimėkėmbur atė moment kur t'i kthehet realitetit tė vet personal dhe kur t'i ipet vlera faktorit, i cili pėrcakton dhe modelon ekzistencėn tonė individuale e shoqėrore nė tė gjitha aspektet e saj. Nėn ndikimin e ideve tė reja dhe rrymimeve kontradiktore, aq karakteristike pėr periudhėn nė tė cilėn jetojmė, islami mė nuk mund t'i lejon vetes tė mbetet formė e zbraztė. Gjumi i tij magjik qindvjeqar ėshtė ndėrprerė; ai duhet tė zgjohet ose tė vdes. Problemi, me tė cilin muslimanėt sot ballafaqohen ėshtė sikurse problemi i udhėtarit, i cili ka ardhur nė udhekryq. Ai mund tė mbetet atje ku ėshtė, por ajo pėr te do tė ishte vdekje me drobitje. Mund ta zgjedhė rrugėn e cila mbanė shenjėn: "Kah civilizimi perėndimor" - por atėherė do tė duhej t'i thotė lamtumirė pėrgjithmonė tė kaluarės sė vet! Apo, mundet tė zgjedh rrugėn tjetėr, atė mbi tė cilėn shkruan: "Kah realiteti i islamit". Vetėm ajo rrugė mund t'i pėrgjigjet atyre tė cilėt besojnė nė tė kaluarėn e vet dhe nė mundėsinė e transformimit tė saj nė ardhmėri tė gjallė.
|