Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-08-06, 16:21   #40
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Filologu arbėresh Matteo Mandala iu pėrgjigjet pyetjeve nė lidhje me debatin “Qose- Kadare”

Mandala: Analiza e Qoses ėshtė e cekėt

Mark Marku

Nė debatin “Qose – Kadare”, mbi identitetin shqiptar, duket se gjuhėtari arbėresh Matteo Mandala mban dukshėm anėn e shkrimtarit Ismail Kadare. Pėr filologun dhe lingustin Matteo Mandalą, profesor i shqipes nė Universitetin e Palermos, analiza qė akademiku Rexhep Qosja ēėshtjes sė tė ashtuquajturit konflikt tė qytetėrimeve ėshtė i cekėt dhe jo nė nivelin e duhur. Pėr tė po kaq i cekėt ėshtė edhe analiza qė ai i bėn problemit se cilit qytetėrim i pėrkasin shqiptarėt, atij lindor apo atij perėndimor. Sipas tij argumenti se shqiptarėt janė mes Lindjes dhe Perėndimit, tashmė ėshtė i tejkaluar dhe se shqiptarėt anojnė nga Perėndimi. Nė njė intervistė dhėnė pėr “Shekullin”, Mandala ndalet edhe nė pika tė tjera tė kėtij debati tė nxehtė. Matteo Mandala lindi nė Piana degli Albanesi, nė fshatin e quajtur “Hora e arbėreshėve”, nė Siēili. Nė vitet ’80 nisi tė frekuentojė kurset e gjuhės shqipe nė fakultetin “Lettere” nė Universitetin e Palermos. Interesohet pėr ēėshtje dialektologjike e gjuhėsore, por pa mėnjanuar edhe historinė e letėrsisė dhe sidomos filologjinė. Aktualisht ai ėshtė njė nga specialistėt qė merr pjesė nė projektin BETA pėr studimet filologjike, botimet kritike tė teksteve tė vjetra arbėreshe. Qėllimi ėshtė tė botohet njė fjalor historik i tė folmeve arbėreshe.

Ē’mendoni pėr debatin mbi identitetin qė ka kundėrvėnė Qosen me Kadarenė?

Duke sqaruar qė nė krye se nuk bėhet fjalė pėr njė qėndrim pro ose kundėr tezave tė njėrit a tė tjetrit, dėshiroj tė saktėsoj diēka. Ky debat ėshtė zhvilluar mė shumė nė aspektin politik sesa nė atė historiko-kulturor. E kjo nuk ishte e pashmangshme, aq mė tepėr po tė merren parasysh pasojat e tij tė menjėhershme mbi zhvillimet e sotme.

Ajo qė duhej e mund tė ishte shmangur ėshtė ashpėrsia e polemikės, e cila i ka kapėrcyer caqet e njė ballafaqimi idesh mes tė urtėsh, duke shkarė nė njė lumė akuzash personale, gjė qė nga ana tjetėr e vė nė siklet cilindo qė do tė ndėrhyjė. Pėrsa mė takon mua, ky siklet rritet edhe mė, pėr shkak tė admirimit tė sinqertė dhe stimės qė ushqej pėr tė dyja personalitetet nė fjalė; njė admirim qė buron prej njohjes sė veprave tė tyre dhe njė vlerėsim qė mbėshtetet te ndihmesat e vyera qė tė dy kėta kanė dhėnė e japin pėr kulturėn shqiptare.

Saktėsimi i dytė ka tė bėjė me metodėn. Unė mund tė kem njė mijė arsye pėr t’u radhitur nga ana e Kadaresė. Mes kėtyre po kujtoj nėnshtetėsinė italiane, formimin kulturor perėndimor, besimin katolik dhe tė fundit, por jo pėr nga rėndėsia, origjinėn arbėreshe.

Nė tė vėrtetė, edhe unė, ashtu si Qosja, jam bukur larg pėrligjjes sė pozicionimit tim me ndonjė lloj partizanllėku. E kjo jo vetėm sepse do tė isha pak i besueshėm. Ėshtė nė lojė diēka shumė e rėndėsishme. Prandaj unė s’mund t’ia lejoj vetes luksin qė tė gjykoj pėr njė ēėshtje kaq tė koklavitur duke pėrdorur njė kriter deformues si pėrvoja vetjake, qė do tė ishte i tillė edhe mė shumė nė rastin tim, meqė unė, sidoqoftė, mbetem njė i huaj.

Kėshtu qė e quaj krejt tė pavend tė futem me paragjykime kėso dore nė mes tė njė debati qė ka tė bėjė me fatet e popullit qė ruan nė gjirin e vet edhe rrėnjėt e bashkėsisė sė cilės i pėrkas. Nga njė pikėvėshtrim thjesht politik, ky ėshtė njė debat i vlefshėm, sepse synon pėrkufizimin e njė problemi me rėndėsi kapitale pėr pozicionin e nesėrm gjeopolitik tė Shqipėrisė.

Nė kėtė aspekt kam vėnė re njėfarė konfuzioni nė tezat e Qoses, tė cilit megjithatė duhet t’i njihet merita se ngriti njė problem kyē tė aktualitetit politik – atė tė rolit laik tė shtetit dhe tė raporteve tė tij gjithashtu laike me pėrbėrėsit e ndryshėm fetarė, tė rrėnjosur historikisht nė shoqėrinė dhe kulturėn shqiptare. Mė ėshtė dukur i pavend pėrfundimi ku ka mbėrritur akademiku kosovar, veēanėrisht kur, duke e humbur sysh perspektivėn e laicitetit tė shtetit, nxiton tė paraqesė njė skenar tė mundshėm “tė konfliktit mes qytetėrimeve” nė Shqipėri, ku, sipas tij, njėri prej pėrbėrėsve fetarė privilegjohet nė kurriz tė tė tjerėve.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė