Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-08-06, 18:40   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Namazi i udhėtarit pas atij qė ėshtė vendas (mukim) ose e kundėrta

Pyetje: Nėse dikush ėshtė nė udhėtim dhe do qė tė falė namazin e drekės me xhemat dhe gjen njė person vendas qė e ka falur drekėn, a i lejohet vendasit tė falet me udhėtarin dhe a duhet ta shkurtojė vendasi namazin apo ta plotėsojė?


Pėrgjigje: Nėse vendasi falet pas udhėtarit, ashtu qė tė shėrbejė si xhemat pėr udhėtarin, pasi qė vendasi e ka falur farzin e tij, atėherė falet ashtu siē falet udhėtari: dy rekate. Sepse ky namaz pėr vendasin konsiderohet nafile. Ndėrsa, nqs vendasi fal farzin pas njė imami udhėtar, duhet tė falė katėr rekate – nqs ėshtė namaz dreke, apo ikindie, apo jacie – pra, e ka detyrė ta plotėsojė namazin, pasi qė imami udhėtar jep selam pas dy rekateve. Nqs falet musafiri pas vendasit dhe qė tė dy po falin farzin, atėherė musafiri e ka detyrė ta plotėsojė namazin katėr rekatė, sipas mendimit mė tė saktė nga dy mendimet qė kanė dijetarėt nė kėtė ēėshtje. Argumenti i kėsaj ėshtė ajo qė imam Ahmedi ka transmetuar nė Musnedin e tij (vėll. 1/216, 226-227, 290, 370) dhe Muslimi nė Sahihun e tij (me nr. 688) se ibn Abbasi ėshtė pyetur nė lidhje me musafirin:"Pse kur robi falet pas imamit vendas fal katėr rekatė, kurse me musafirėt fal dy rekate?" Tha:"Kėshtu ėshtė Suneti".

1. Transmeton Ahmedi vėll.2/372 dhe teksti ėshtė sipas transmetimit tė tij, dhe Muslimi me nr. 1631.
Po ashtu si argument shėrben pėrgjithėsimi nė fjalėn e Profetit salallahu alejhi ve selem:"Me tė vėrtetė imami ėshtė bėrė qė tė pasohet, prandaj mos e kundėrshtoni atė (duke i paraprirė nė veprime apo duke u vonuar shumė pas tij)". (Mutefekun alejhi2).
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė