Nėse njė udhėtar e zė namazi farz nė njė xhemat qė janė vendas dhe udhėtari bėhet imam i kėtij xhemati, a duhet tė falet si udhėtar apo si vendas?
Pyetje: Nėse njė udhėtar e zė namazi farz nė njė xhemat vendas dhe ky udhėtar ėshtė mė i meritueshmi pėr tė qenė imam, a duhet tė falet si udhėtar apo si vendas?
Pėrgjigje: Suneti ėshtė tė falet si udhėtar. Pasi qė ai tė japė selam, xhemati ngrihen dhe e plotėsojnė namazin, secili pėr veten e tij. Kjo sepse, kur Profeti salallahu alejhi ve selem u fal me banorėt e Mekes nė vitin e Ēlirimit, u fal si udhėtar dhe i urdhėroi vendasit qė ta plotėsojnė namazin. Nėse udhėtari e fal namazin tė plotė (pa e shkurtuar), ka lėnė mė tė mirėn qė duhet tė bėnte, por namazi i tij ėshtė i saktė. Ėshtė saktėsuar se Uthmani e ka plotėsuar namazin gjatė haxhit, nė vitet e fundit tė khalifatit tė tij. Po ashtu ėshtė saktėsuar se Aishja e plotėsonte namazin nė udhėtim dhe thoshte:"Plotėsimi i namazit nuk mė sjell vėshtirėsi", por mė e mira ėshtė ajo qė Profeti salallahu alejhi ve selem ka vepruar, sepse ai ėshtė qė i vendos dhe na i mėson ligjet e sheriatit, salavatet dhe selamet qofshin mbi tė. Allahu ėshtė qė jep sukses.
|