Gjykimi i faljes sė atij qė shkurton namazin pas dikujt qė e plotėson
Pyetje: Cili ėshtė gjykimi i faljes sė atij qė e shkurton namazin pas dikujt qė e plotėson atė, apo e kundėrta, dhe si veprohet?
Pėrgjigje: Nėse bėhet imam dikush qė e shkurton namazin, atėherė, pasi imami tė japė selam pas dy rekateve, vendasi duhet tė ngrihet dhe t'i plotėsojė katėr rekate, pra, imami musafir fal dy rekate dhe jep selam, pastaj xhemati vendas ngrihen pas tij dhe i plotėsojnė rekatet, derisa tė bėhen katėr rekate. Kurse, nėse ka nė xhemat mysafirė, ata japin selam me imamin musafir. Nėse vendasi bėhet imam dhe musafirėt falen pas tij, atėherė ata e plotėsojnė namazin me imamin dhe nuk u lejohet shkurtimi, por duhet tė falin katėr rekate, sepse ėshtė vėrtetuar nė hadithin e saktė se ibn Abbasi ėshtė pyetur pėr musafirin qė falet pas imamit:"O ibn Abbas, pse ne kur falemi pas imamit vendas falim katėr rekate, ndėrsa kur falemi vetėm ne udhėtarėt falim dy rekate?" Tha:"Kėshtu ėshtė Suneti". Kėtė e ka transmetuar imam Ahmedi, nė Musnedin e tij, me zinxhir tė mirė, dhe origjina e tij gjendet tek Muslimi. Kjo tregon se ėshtė detyrė tė plotėsohet namazi i udhėtarit, i cili falet pas vendasit. Allahu ėshtė qė jep sukses.
|