Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-08-06, 18:45   #13
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Shkurtimi dhe bashkimi i namazeve nė udhėtim, sado qė ai tė zgjasė

Pyetje: Dėshiroj qė t'i parashtroj hirėsisė tuaj njė ēėshtje, pėr tė cilėn u kam pyetur dhe njėherė tjetėr, para shumė kohėsh. Bėhet fjalė pėr bashkimin dhe shkurtimin e namazeve nė udhėtim, sado qė ai tė zgjasė. Duke parė se ka mendime tė shumta rreth kėsaj ēėshtjeje, shpresoj nga hirėsia juaj tė mė sqaroni dy gjėra:


1) Nėse udhėtoj jashtė Saudisė, a mė lejohet bashkimi dhe shkurtimi, sado qė tė zgjasė ai udhėtim, saqė nganjėherė zgjat mbi dy muaj? U bėj me dije se unė nuk falem dot me rrobat alla frange qė vesh atje, ndaj detyrohem qė tė kthehem tek banesa ku qėndroj, qė tė falem, kėshtu qė shkurtimi dhe bashkimi mė lehtėson shumė. Pra, a mė lejohet tė bashkoj dhe tė shkurtoj apo jo?
2) Udhėtoj shpesh pėr nė Xhide dhe atje kam shtėpi timen, por vendbanimi im ėshtė Rijadi. Nganjėherė, mė ndodh tė qėndroj nė Xhide mbi njė muaj. A mė lejohet shkurtimi dhe bashkimi?


Pėrgjigje: Udhėtimi, nė tė cilin i lejohet udhėtarit tė praktikojė lehtėsirat e udhėtimit, ėshtė ai udhėtim qė konsiderohet nė zakon udhėtim dhe i cili pėrcaktohet pėrafėrsisht me 80 km. Kush udhėton njė distancė tė tillė apo mė shumė, i lejohen lehtėsirat e udhėtimit: mes'hi mbi meste tre ditė e tre net, shkurtimi i namazit katėr rekatėsh, bashkimi i drekės me ikindinė nė kohėn e njėrės prej tyre dhe i akshamit me jacinė, mos-agjėrimi i Ramazanit. Pasi tė mbėrrijė musafiri tek vendi qė kishte pėr qėllim dhe e vendos qė tė rrijė atje mė shumė se katėr ditė, atėherė nuk i lejohen lehtėsirat e udhėtimit. Ndėrsa, nqs e vendos tė rrijė katėr ditė ose mė pak, i lejohen lehtėsirat e udhėtimit. Musafiri, i cili ka shkuar diku pėr tė kryer njė punė tė tijėn por qė nuk e di se kur do mbarojė dhe nuk i ka caktuar vetes qė do tė rrijė mbi katėr ditė, atėherė i lejohet qė tė praktikojė lehtėsirat e udhėtimit, edhe nėse zgjat qėndrimi i tij mbi katėr ditė. Fakti qė ti vesh rroba alla frange nuk ėshtė justifikim pėr ta vonuar namazin nga koha e tij dhe as nuk ėshtė arsye qė ta lejon bashkimin mes dy namazeve. Nuk ėshtė mirė qė musafiri t'i lerė namazet me xhemat, nėse ka mundėsi pėr diēka tė tillė, sepse namazi me xhemat ėshtė vaxhib, kurse shkurtimi dhe bashkimi i namazeve ėshtė lehtėsim (diēka e lejuar). Allahu i dhėntė sukses tė gjithėve pėr atė qė Ai e do dhe na ndihmoftė nė kryerjen e ēdo vepre tė mirė. Ues-selamu alejkum ue rahmetullahi ue beraketuhu.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė