iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Gjykimi i shkurtimit tė namazit, sado qė tė zgjasė koha e udhėtimit dhe i shkurtimit tė namazit pėr atė person qė udhėton pėr studime derisa tė kthehet
Pyetje: A ėshtė e vėrtetė qė musafirit i lejohet ta shkurtojė namazin, sado qė tė zgjasė koha e udhėtimit, edhe nėse zgjat me vite? Apo, ka njė kufi kohor pėr shkurtimin e namazit nė udhėtim? Cili ėshtė gjykimi pėr atė person qė udhėton jashtė vendit tė tij pėr studime apo pėr tė punuar, a i shkurton namazet derisa tė kthehet?
Pėrgjigje: Suneti ėshtė qė musafiri ta shkurtojė namazin nė udhėtim, duke marrė si shembull Profetin salallahu alejhi ve selem dhe duke zbatuar Sunetin e tij. Kjo, nėse distanca qė pėrshkon nė udhėtim ėshtė pėrafėrsisht 80 km. e mė tepėr. Psh, nėse udhėton nga Saudia pėr nė Amerikė, e shkurton namazin gjatė rrugės, ose, psh, udhėton nga Egjipti pėr nė Meke, e shkurton namazin gjatė rrugės. Po kėshtu, e shkurton namazin pasi tė mbėrrijė aty ku dėshiron, nėse e vendos tė qėndrojė katėr ditė ose mė pak, siē bėri Profeti salallahu alejhi ve selem, kur qėndroi nė Meke, nė haxhin e lamtumirės: mbėrriti nė Meke mėngjesin e ditės sė katėrt tė muajit Dhul Hixheh dhe i shkurtoi namazet, derisa u nis pėr Mina nė ditėn e tetė tė Dhul Hixhes.
I lejohet t'i shkurtojė namazet, nėse e vendos tė qėndrojė pėr njė kohė qė nuk e di se kur do tė mbarojė, a do zgjasė katėr ditė apo mė shumė, i shkurton namazet, derisa ta kryejė punėn qė ka aty. Po kėshtu, nėse e vendos tė qėndrojė mė shumė se katėr ditė por qė nuk e di se kur do mbarojė punė aty - sipas mendimit tė shumicės sė dijetarėve -, si psh: qėndron nė njė vend pėr tė kėrkuar njė person qė i ka borxh ose me tė cilin ka ēėshtje nė gjykatė, etj., dhe nuk e di se kur do kryejė punė, nė kėtė rast e shkurton namazin, sepse qėndrimi i tij nė atė vend nuk ėshtė i kufizuar, nuk i dihet fundi, pra, konsiderohet udhėtar dhe i lejohet shkurtimi i namazit, mos-agjėrimi nė Ramazan, edhe nėse kalojnė vite duke qenė nė kėtė gjendje. Ndėrsa, kush e vendos tė qėndrojė, pėr studime apo diēka tjetėr, e ka detyrė t'i plotėsojė namazet. Ky ėshtė mendimi i saktė dhe tė cilin e kanė zgjedhur shumica e dijetarėve, prej tyre katėr imamėt e mėdhenj e tė tjerė, sepse origjina ėshtė se ai, i cili ėshtė mukim, duhet t'i plotėsojė namazet. Prandaj, kush e vendos tė qėndrojė diku mbi katėr ditė - qoftė pėr studime apo diēka tjetėr - e ka detyrė t'i plotėsojė namazet. Ibn Abasi ka mendimin se nėse musafiri qėndron 19 ditė apo mė pak, i lejohet shkurtimi i namazit, ndėrsa, nėse e vendos tė qėndrojė mė shumė se kaq, e ka detyrė t'i plotėsojė, duke u argumentuar me qėndrimin e Profetit salallahu alejhi ve selem 19 ditė nė Meke, nė vitin e Ēlirimit, duke e shkurtuar namazin. Por, mendimi mė i zgjedhur nė kėtė ēėshtje ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve, qė nėse qėndron katėr ditė ose mė pak, i lejohet shkurtimi. Ky ėshtė mendimi mė i sigurt pėr fenė e muslimanit dhe pėr kėtė ibadet madhėshtor, i cili ėshtė njėkohėsisht shtylla e islamit. Mund t'i jepet pėrgjigje argumentit tė Ibn Abasit, duke thėnė:"Ndoshta, Profeti salallahu alejhi ve selem nuk e kishte vendosur tė qėndronte nė Meke kohė tė gjatė, por qėlloi qė qėndroi aq ditė, derisa tė forconte bazat e islamit nė Meke dhe tė zhdukte ēdo lloj gjurme tė shirkut, duke mos e bėrė nijet tė qėndronte kohė tė caktuar, dhe musafirit i lejohet t'i shkurtojė namazet, nėse nuk e ka vendosur tė qėndrojė njė kohė tė caktuar, edhe nėse kjo kohė zgjatet pa dėshirėn e tij, siē e sqaruam mė lart. Kėshilla ime pėr vėllezėrit tė cilėt udhėtojnė pėr studime, etj., ėshtė qė t'i plotėsojnė namazet dhe mos t'i shkurtojnė, si dhe ta agjėrojnė Ramazanin, pėrveē nėse qėndrimi i tyre zgjat katėr ditė ose mė pak, ose ėshtė qėndrim qė nuk i dihet se kur mbaron, dhe sapo ta kryejė punėn qė ka, do kthehet, por qė nuk e di se kur do e kryejė atė dhe ky konsiderohet musafir. Ky ėshtė mendimi mė i mirė nė lidhje me kėtė ēėshtje, dhe kėtė kanė zgjedhur shumica e dijetarėve dhe ėshtė mė i sigurt pėr fenė e muslimanit, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem ka thėnė:"Largoju tė dyshimtave dhe pėrmbaju asaj qė nuk ėshtė e dyshimtė"3 dhe:"Kush u largohet tė dyshimtave, e ka siguruar fenė dhe nderin e tij"4
3. Transmeton Ahmedi 1/200 dhe 3/153, Tirmidhiu me nr.2518, Nesaiu me nr.5811, dhe Darimiu me nr.253.5
4. Transmeton Ahmedi 4/269, Buhariu 1/19, Muslimi me nr.1599, Ebu Daudi me nr.3329 dhe Ibn Maxheh me nr.3984.
Qėndrimi i Profetit salallahu alejhi ve selem nė Meke mund tė ketė qenė pasi nuk e kishte bėrė nijet tė qėndronte aq ditė, por qėlloi qė qėndroi aq pėr tė pėrmirėsuar ēėshtjet e fesė dhe forcuar bazat e teuhidit nė Meke dhe pėr t'u mėsuar muslimanėve detyrat qė u takojnė. Pra, ndoshta, nuk e kishte vendosur tė qėndronte aq gjatė, por ashtu erdhėn punėt, njėra pas tjetrės, dhe rrodhėn ditėt. Nuk ka argument nė kėtė ndodhi qė tregon se caku kohor i udhėtimit ėshtė 19 ditė, siē thotė Ibn Abasi, sepse nuk ka diēka qė tė na bėjė me dije se Profeti salallahu alejhi ve selem e kishte bėrė nijet tė qėndronte aq ditė. Po kėshtu, themi dhe pėr qėndrimin e Profetit salallahu alejhi ve selem nė Tebuk 20 dite, nuk ka diēka qė na vėrteton se e kishte bėrė nijet tė qėndronte aq ditė, pėrkundrazi, Profeti salallahu alejhi ve selem qėndroi atje duke studiuar ēėshtjen e luftės dhe nuk kishte diēka tė caktuar nė lidhje me faktin se sa do qėndronte, sepse ishte udhėtar qė kishte dalur pėr xhihad dhe pėr tė luftuar romakėt, dhe u ndal nė Tebuk, gjatė kėsaj kohe, qė tė studionte situatėn e luftės dhe qė tė merrte vendim se a duhej tė vazhdonte tė pėrparonte mė tej nė drejtim tė bizantėve apo tė kthehej. Pasi ndenji aty ato ditė, Allahu zgjodhi pėr tė qė tė kthehej nė Medine.
Pėrfundimi nga e gjithė kjo ėshtė se nuk ka ndonjė argument qė na vėrteton se Profeti salallahu alejhi ve selem e kishte vendosur tė qėndronte nė Meke 19 ditė apo nė Tebuk 20 ditė, ashtu qė pastaj tė themi se ky ėshtė caku kohor minimal apo maksimal i udhėtimit. Kjo ngelet hipotezė, shumica e dijetarėve kėshtu kanė thėnė.
Ndėrsa caktimi i qėndrimit me katėr ditė, ashtu qė, nėse vendos tė qėndrojė mė shumė se kaq, duhet t'i plotėsojė, ėshtė i bazuar nė qėndrimin e Profetit salallahu alejhi ve selem nė Meke, nė haxhin e lamtumirės, para se tė fillonte haxhi, ku qėndroi katėr ditė dhe padyshim qė e kishte bėrė nijet tė qėndronte aty, qė nga dita e katėrt e deri nė ditėn e tetė tė muajit Dhul hixheh, duke pritur qė tė fillonte haxhin, pastaj ditėn e tetė doli pėr nė Mina.
Njė grup dijetarėsh kanė thėnė:"Caku kohor i qėndrimit nė udhėtim ėshtė dhjetė ditė, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem qėndroi nė Meke, nė haxhin e lamtumirės, dhjetė ditė, duke i llogaritur dhe ditėt qė ndenji nė Mina dhe nė Arafat, dhe e konsideruan si qėndrim qė e kishte bėrė nijet qė mė parė se sa do qėndronte. Pra, sipas tyre, lejohet shkurtimi i namazit, nėse qėndron dhjetė ditė ose mė pak. Ky mendim ėshtė i konsiderueshėm dhe me peshė, por, megjithatė, xhumhuri e konsideruan lėvizjen e Profetit salallahu alejhi ve selem nga Meka pėr nė Mina si udhėtim mė vete, sepse, pas kryerjes sė riteve tė haxhit, do udhėtonte drejt Medinės.
Pra, siē shihet, dijetarėt kanė mendime tė ndryshme nė kėtė ēėshtje, por mendimi mė i mirė dhe mė i sigurt ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve se, nėse e vendos tė qėndrojė diku mė shumė se katėr ditė, duhet t'i plotėsojė namazet, kurse, nėse qėndron katėr ditė ose mė pak, i shkurton namazet. Po ashtu, i shkurton namazet, nėse nuk ka vendosur diēka tė caktuar, thotė nė vete:"do udhėtoj nesėr, do udhėtoj pasnesėr". Pra, sapo ta kryejė punėn, tė cilėn nuk e di se kur do ta mbarojė, ky person konsiderohet musafir, sado qė tė zgjasė koha e qėndrimit tė tij. Allahu ėshtė qė jep sukses.
|