Shkurtimi i namazit pėr ata qė dalin pėr piknik
Pyetje: Nėse dalim pėr piknik, a na lejohet qė t'i shkurtojmė dhe t'i bashkojmė namazet?
Pėrgjigje: Nėse vendi ku do shkoni ėshtė larg vendbanimit tuaj dhe shkuarja atje konsiderohet udhėtim, atėherė ju lejohet qė t'i shkurtoni namazet, nėse distanca ėshtė pėrafėrsisht 80 km. Shkurtimi i namazit gjatė udhėtimit ėshtė mė mirė se plotėsimi i tij, pra e fal drekėn dy rekate, ikindinė dy rekate dhe jacinė dy rekate. Po ashtu, lejohet qė tė bashkojė mes drekės dhe ikindisė, si edhe mes akshamit dhe jacisė. Mos-bashkimi mes namazeve ėshtė mė i pėlqyeshėm, nėse udhėtari nuk ėshtė nė ecje e sipėr, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem, nė haxhin e lamtumirės, gjatė kohės sė qėndrimit tė tij nė Mina, i shkurtonte namazet, por nuk i bashkonte, kurse nė Arafat dhe Muzdelifeh i bashkoi, sepse bashkimi ishte mė i dobishėm. Nėse musafiri e vendos tė qėndrojė diku mė shumė se katėr ditė, e ka detyrė t'i plotėsojė namazet. Ky ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve. Dhe nėse qėndron katėr ditė ose mė pak, ėshtė e pėlqyeshme qė t'i shkurtojė namazet. Allahu ėshtė qė jep sukses.
|