Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-08-06, 18:47   #17
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Nėse bashkon drekėn me ikindinė, a ėshtė mirė qė bashkimi tė bėhet menjėherė pas ezanit tė drekės apo ta vonojė?

Pyetje: Nėse i shkurtoj dhe i bashkoj drekėn me ikindinė, a ėshtė mė mirė t'i fal menjėherė pas ezanit tė drekės apo t'i vonoj, deri nė mesin e dy kohėve?


Pėrgjigje: Nėse musafiri e fillon udhėtimin para hyrjes sė kohės sė drekės, ėshtė e pėlqyeshme qė ta falė drekėn me ikindisė, me bashkim tė vonuar (pra, nė kohėn e ikindisė), ndėrsa, nėse do udhėtojė pas hyrjes sė kohės sė drekės, atėherė mė e mira ėshtė ta falė drekėn me ikindisė, me bashkim tė parakohshėm (pra, nė kohėn e drekės). Po kėshtu vepron me akshamin dhe jacinė: nėse udhėton para perėndimit tė diellit, e vonon akshamin, qė ta falė sė bashku me jacinė, me bashkim tė vonuar; nėse do udhėtojė pas perėndimit tė diellit, atėherė e fal jacinė sė bashku me akshamin, nė kohė tė akshamit, me bashkim tė parakohshėm. Ky ėshtė Suneti i Profetit salallahu alejhi ve selem.


Nėse udhėtari nuk ėshtė nė lėvizje e sipėr, por ėshtė nė qėndrim, atėherė ėshtė i lirė tė zgjedhė: nėse do, i bashkon, me bashkim tė parakohshėm ose i bashkon me bashkim tė vonuar, por mė e mira ėshtė qė ta falė ēdo namaz nė kohėn e tij, siē veproi Profeti salallahu alejhi ve selem nė Mina, nė haxhin e lamtumirės, duke falur ēdo namaz nė kohėn e tij, sepse nuk ishte nė lėvizje e sipėr.


Nqs udhėtari, i cili ėshtė nė qėndrim, e ka tė nevojshme t'i bashkojė namazet, nuk ka asnjė problem, lejohet, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem i ka bashkuar namazet nė betejėn e Tebukut, megjithėse nuk ishte nė ecje e sipėr. Po kėshtu vepron i sėmuri: nėse i vjen mė e lehtė qė t'i bashkojė me bashkim tė parakohshėm, e bėn diēka tė tillė; nėse e lehtėson mė shumė qė t'i bashkojė me bashkim tė vonuar, e bėn diēka tė tillė. Nėse nuk ka vėshtirėsi apo mundim qė ia bėn tė nevojshme t'i bashkojė namazet, atėherė e fal ēdo namaz nė kohėn e tij, sepse kjo ėshtė mė e mirė, por megjithatė i lejohet qė t'i bashkojė namazet.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė