Bashkimi i namazit, kur udhėtojmė pėr piknik
Pyetje: Ishim njė grup shokėsh qė kishim dalur nė udhėtim dhe mbėrritėm tek vendi qė kishim pėr qėllim, rreth njė orė pas namazit tė akshamit. Unė u kėrkova atyre tė merrnin abdes, qė tė falnim akshamin dhe jacinė, tė bashkuara e tė shkurtuara. Njėri nga vėllezėrit mė tha:"Nuk lejohet tė falemi nė kėtė kohė, por duhet tė presim derisa tė hyjė koha e jacisė, sepse mes dy kohėve tė namazit ka njė interval kohor qė nuk lejohet tė falesh nė tė". Unė i thashė:"Kur i bashkon namazet, mund t'i falėsh nė njėrėn nga tė dy kohėt, dhe se kur del koha e akshamit, hyn menjėherė pas tij koha e jacisė (duke mos pasur boshllėk kohor mes tyre)". Kėrkojmė nga ju, o shejh i nderuar, tė na sqaroni gjykimin e sheriatit nė kėtė ēėshtje. Po ashtu, nė lidhje me kohėn e bashkimit mes drekės dhe ikindisė. Allahu u shpėrbleftė me tė mira.
Pėrgjigje: E vėrteta ėshtė ashtu siē ke thėnė ti, sepse mes kohės sė akshamit dhe kohės sė jacisė nuk ka ndonjė interval kohor, nė tė cilin nuk lejohet tė falesh. Po kėshtu, nė lidhje me drekėn dhe ikindinė, nuk ka mes tyre interval kohor, nė tė cilin ndalohet tė falesh, pėrkundrazi, sapo del koha e njėrit namaz, menjėherė hyn koha e namazit pasardhės, pa pasur ndarje mes tyre. Musafirit dhe tė sėmurit u lejohet t'i bashkojnė dy namaze nė kohėn e njėrit prej tyre, sepse kohėt e kėtyre dy namazeve bėhen si njė e vetme. Nqs musafiri ėshtė nė udhėtim e sipėr dhe e ka filluar udhėtimin para se tė hynte koha e namazit tė parė, mė e mira pėr tė ėshtė qė ta vonojė atė namaz, deri nė kohėn e namazit pasardhės, ashtu qė ti bashkojė bashkim tė vonuar; nėse e fillon udhėtimin pas hyrjes sė kohės sė namazit, atėherė ėshtė e pėlqyeshme qė ta falė namazin pasardhės sė bashku me namazin aktual, me bashkim tė parakohshėm, duke marrė si shembull nė kėtė Profetin salallahu alejhi ve selem.
Pėr sa i pėrket musafirit qė nuk ėshtė nė ecje e sipėr, mė e mira pėr tė ėshtė qė tė mos i bashkojė namazet, por ta falė ēdo namaz nė kohėn e tij, duke e shkurtuar, por pa e bashkuar kjo, nėse qėndrimi i tij zgjat katėr ditė ose mė pak - sepse Profeti salallahu alejhi ve selem qėndroi nė Mina, nė haxhin e lamtumirės, ditėn e Bajramit dhe dy ditė pas tij nga ditėt e Teshrikut, duke e falur ēdo namaz nė kohėn e tij, pa i bashkuar.
Nėse musafiri e vendos tė qėndrojė mė shumė se katėr ditė, atėherė mė e sigurta pėr tė ėshtė qė ta falė ēdo namaz tė plotė nė kohėn e tij, pa e shkurtuar. Ky ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve. Allahu na dhėntė sukses tė gjithėve.
|