Mbėrriti nė aeroport pas namazit tė jacisė dhe akoma nuk ka falur as akshamin dhe as jacinė. A duhet t'i bashkojė dhe t'i shkurtojė?
Pyetje: Unė jam nga qyteti Baha i Arabisė Saudite. Nėse mbėrrij nė aeroportin e Rijadit pas namazit tė jacisė dhe nuk kam falur akoma as akshamin dhe as jacinė, a t'i bashkoj dhe t'i shkurtoj?
Pėrgjigje: Ėshtė e pėlqyeshme qė musafiri gjatė udhėtimit t'i shkurtojė namazet, ndėrsa bashkimi i namazeve ka nevojė pėr sqarim. Nėse ėshtė nė ecje e sipėr, atėherė mė e mira ėshtė qė t'i bashkojė namazet - qoftė bashkim tė parakohshėm apo bashkim tė vonuar, si tė jetė mė e mirė pėr tė, nė varėsi tė gjendjes - sepse Profeti salallahu alejhi ve selem kėshtu ka vepruar. Pra, nėse ishte nė ecje e sipėr, bashkonte mes drekės e ikindisė dhe mes akshamit e jacisė. Profeti salallahu alejhi ve selem, kur nisej nga shtėpia e tij para kohės sė drekės, e vononte namazin e drekės, qė ta bashkonte me ikindinė, me bashkim tė vonuar; nėse nisej pas hyrjes sė kohės sė drekės, atėherė e falte drekėn dhe ikindisė, me bashkim tė parakohshėm. Po kėshtu vepronte me akshamin dhe jacinė: nėse nisej para perėndimit tė diellit, e vononte akshamin, qė ta falte me jacinė, me bashkim tė vonuar; nqs nisej pas perėndimit tė diellit, atėherė e falte akshamin dhe jacinė, me bashkim tė parakohshėm.
Nėse udhėtari nuk ėshtė nė ecje e sipėr, atėherė mė e mira pėr tė ėshtė qė tė mos i bashkojė, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem, nė haxhin e lamtumirės, nuk i bashkonte namazet gjatė kohės qė qėndroi nė Mina. Pėr sa i pėrket atij personit qė ka mbėrritur nė aeroportin e Rijadit dhe akoma nuk e ka falur as akshamin dhe as jacinė, ėshtė e pėlqyeshme pėr tė qė t'i bashkojė kėto dy namaze dhe ta falė jacinė tė shkurtuar, sepse aeroporti ėshtė jashtė qytetit. Nėse ai do qė ta vonojė jacinė, ashtu qė ta falė me njerėzit nė xhami, tė plotė, pa e shkurtuar, nuk ka problem, lejohet diēka e tillė. Allahu ėshtė qė jep sukses.
5. Kjo fetva do vijė mė vonė nė renditjen e kėtij libėrthi.
|