Musafiri, i cili ėshtė vetėm, e ka detyrė tė falet me imamin nė xhami dhe ta plotėsojė namazin
Pyetje: Nėse jam musafir dhe qėndroj atje ku kam udhėtuar disa ditė, tre ose katėr, mė pak ose mė shumė, dhe hyj nė xhami nė kohė tė drekės dhe i fal me xhematin katėr rekate, pastaj ngrihem vetėm dhe e fal ikindinė tė shkurtuar, a ėshtė i saktė veprimi im? A mė lejohet mua, si musafir qė jam, qė t'i bashkoj dhe t'i shkurtoj namazet nė banesėn ku unė qėndroj, duke ditur se unė jam nė qendėr tė njė qyteti me xhamia tė shumta dhe e dėgjoj ezanin?
Pėrgjigje: Nėse musafiri e vendos qė tė qėndrojė diku mė shumė se katėr ditė, e ka detyrė t'i plotėsojė namazet, sipas mendimit tė shumicės sė dijetarėve, ndėrsa, nqs do rrijė mė pak se katėr ditė, mė e mira ėshtė qė t'i shkurtojė namazet, por, nqs i plotėson, nuk ka problem, lejohet. Nėse ėshtė vetėm, nuk e shkurton namazin, por e ka detyrė qė tė falet me xhematin nė xhami dhe e plotėson namazin si xhemati, duke u bazuar nė argumentet, tė cilat e bėjnė detyrė faljen e namazit me xhemat, si dhe nė hadithin e saktė, qė transmetohet nė Musnedin e imam Ahmedit dhe Sahihun e Muslimit, nga Ibn Abasi, i cili tha se Suneti nė lidhje me mysafirin, i cili falet pas imamit vendas, ėshtė qė tė falė katėr rekate, si imami. Gjithashtu, duke u bazuar nė pėrgjithėsimin e hadithit:"Imami ėshtė bėrė qė tė pasohet, prandaj mos e kundėrshtoni atė (duke i paraprirė nė veprime apo duke u vonuar shumė pas tij)". (Mutefekun alejhi)
|