Shkurtimi dhe bashkimi i namazeve pėr atė person qė e ka zėnė koha e namazit nė vendin e tij pa u nisur akoma
Pyetje: Nėse hyn koha e namazit duke qenė personi akoma nė vendin e tij, pastaj niset para se ta falė atė namaz, a i lejohet shkurtimi dhe bashkimi? Po nėse i fal drekėn dhe ikindinė tė shkurtuara dhe tė bashkuara nė udhėtim, pastaj mbėrrin nė vendin e tij nė kohė tė ikindisė, a janė tė sakta namazet e tij qė i ka falur nė udhėtim, duke pasur parasysh se ai e dinte qė do mbėrrinte nė vendin e tij nė kohėn e namazit tė dytė?
Pėrgjigje: Nėse koha e namazit e zė musafirin duke qenė akoma nė vendin e tij, pastaj ai niset pa e falur namazin, i lejohet qė t'i shkurtojė namazet, pasi tė dalė jashtė banesave tė qytetit, sipas mendimit mė tė saktė nga dy mendimet qė kanė dijetarėt nė kėtė ēėshtje, i cili, njėkohėsisht, ėshtė edhe mendimi i shumicės sė dijetarėve.
Nėse i shkurton dhe i bashkon nė udhėtim, pastaj mbėrrin nė vendin e tij, para se tė hyjė koha e namazit tė dytė ose pasi ka hyrė, nuk ka pėrse ta pėrsėrisė namazin, sepse e ka kryer atė nė pėrputhje me sheriatin. Por, nėse do qė ta falė namazin e dytė me njerėzit nė xhami, kjo do tė jetė nafile pėr tė. Allahu ėshtė qė jep sukses.
|