iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Kujto ditėn e gjykimit
Secili njeri dhe secili besimtar ka nevojė tė kujtojė ditėn e gjykimit, sepse me kujtimin e ditės sė gjykimit i zbutet zemra, i shtohet frika dhe i shton veprat e mira.
Nė kėto kohėra ku dominon materializmi edhe mė shumė kemi nevojė tė flasim pėr kėto ēaste dhe momente trishtuese tė ditės sė gjykimit, pėr tu larguar nga ndikimi i botės materialiste dhe pėr tė fisnikėruar shpirtin tonė.
Si na kėshillon Kur'ani?
Kėshilla duhet t'i dedikohet zemrės, e cila ndryshon herė pas here, pėr kėtė njeriu duhet tė jetė i vendosur qė tė marrė pjesė nė tubime tė kėshillave, sepse kėshtu e forcon njeriu veten e tij nė rrugėn e hajrit dhe e hidhėron shejtanin.
Tė gjithė ne e dimė se zemrat tona janė mes dy gishtave tė All-llahut dhe i ndėrron si dėshiron Ai, sikurse ka ardhur nė hadith tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Andaj edhe ėshtė lutur duke thėnė: "All-llahu im, Ti qė i ndėrron zemrat e njerėzve forco zemrėn time nė fenė Tėnde".
Pasi qė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk e ka garantuar veten por ėshtė lutur qė All-llahu ta pėrforcojė zemrėn e tij nė fe tė Tij, kush jemi ne qė tė ndihemi tė sigurt nga mosdevijimi, sidomos nė kėto kohėra kur na pėrplasin valėt e fitnes nga tė gjitha anėt.
Kur'ani Fisnik ėshtė kėshilluesi mė i madh me tė cilin duhet tė kėshillohen zemrat tona.
All-llahu, xhel-le shanuhu, thotė: "O ju njerėz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj kėshilla (Kur'ani) dhe shėrimi i asaj qė gjendet nė kraharorėt tuaj (nė zemra), edhe udhėzim e mėshirė pėr besimtarėt". (Junus: 57).
Kur'ani i zbut zemrat sado qė janė tė ashpra, edhe nėse janė tė ashpra si shkėmbi dhe guri. All-llahu, xhel-le shanuhu, thotė: "
madje ka prej tyre qė nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatėpjetė (nga maja e kodrės). All-llahu nuk ėshtė i pakujdesshėm ndaj asaj qė veproni ju". (El-Bekare: 74).
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "Sikur Ne ta zbritnim kėtė Kur'an mbi ndonjė kodėr, do ta shihje atė tė strukur e tė ēarė prej frikės nga All-llahu. Kėta janė shembuj qė ua shkoqisim njerėzve, qė ata tė mendojnė". (El-Hashr: 21).
Ndalu dhe mendo rreth kėtyre ajeteve, largo shkujdesin dhe interesohu pėr zemrėn tėnde, nxito nė vepra tė mira para se tė pendohesh.
Zemra zbutet duke e pėrmendur All-llahun dhe duke lexuar Kur'an, sepse kjo shkakton pėrulje, zbutje dhe pėrmirėsim tė tij.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "E, besimtarė tė vėrtetė janė vetėm ata, tė tė cilėve kur pėrmendet All-llahu u rrėqethen zemrat e tyre, tė cilėve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe qė janė tė mbėshtetur vetėm te Zoti i tyre". (El-Enfal: 2).
"
e pėrgėzo tė dėgjueshmit. Tė cilėt, kur pėrmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, tė cilėt janė tė durueshėm ndaj asaj qė i godet, tė cilėt rregullisht e falin namazin dhe tė cilėt japin pėr qėllime tė dobishme nga ajo me ēka i furnizuam Ne". (El-Haxh: 34- 35).
"A nuk ėshtė koha qė zemrat e atyre qė besuan tė zbuten me kėshillat e All-llahut dhe me atė tė vėrtetėn qė zbriti (me Kur'an), e tė mos bėhen si ata, tė cilėve u ėshtė dhėnė libri mė parė e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangėn e shumė prej tyre janė jashtė rrugės". (El-Hadid: 16).
"All-llahu e shpalli tė folmen mė tė mirė, librin, tė ngjashėm nė mrekulli, tė pėrsėritur herė pas herė (me kėshilla e dispozita), qė prej (dėgjimit tė) tij rrėnqethen lėkurėt dhe zemrat e tyre. Ky (libėr) ėshtė udhėzim i All-llahut, me tė udhėzon atė qė do. E atė qė All-llahu e lė tė humbur, pėr tė nuk ka ndonjė udhėzues". (Ez-Zumer: 23).
Mirėpo, fatkeqėsisht, vetėm njė pakicė e njerėzve ka marrė kėshillė nga ky Kur'an, u ėshtė zbutur zemra dhe i janė pėrgjigjur thirrjes sė All-llahut, subhanehu ve teala, siē na tregon All-llahu, xhel-le shanuhu, duke thėnė: "Nė tė gjitha kėto, pėr atė qė ka mendje tė shėndoshė dhe qė i ka vėnė veshin me vėmendje, ka argumente". (Kaf: 37).
|