Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-08-06, 01:43   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Si tė pėrgatitemi pėr vdekjen

1- largimi nga ndalesat.
Largohu nga ndalesat, lufto dhe pėrpiqu qė tė ikėsh nga epshet dhe dyshimet dhe dije se All-llahu ėshtė xheloz kur nėpėrkėmben ndalesat e All-llahut.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
"All-llahu ėshtė xheloz, kurse xhelozia e All-llahut shfaqet kur njė njeri i vepron ndalesat e All-llahut".
All-llahu, xhel-le shanuhu, thotė:
"… prandaj, le tė ruhen ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij (tė tė dėrguarit) se ata do t'i zė ndonjė telashe, ose do t'i godasė dėnimi i idhėt". (En-Nur: 63).
Dije, All-llahu tė mėshiroftė, se ndalesat e All-llahut grumbullohen nė tri kategori:
- Shirku; zullumi dhe imoraliteti.
All-llahu, subhanehu ve teala, kur i pėrshkruan besimtarėt thotė:
"Edhe ata qė pos All-llahut, nuk lusin zot tjetėr dhe nuk mbysin njeriun qė e ka ndaluar All-llahu, por vetėm kur e meriton nė bazė tė drejtėsisė, dhe qė nuk bėjnė kurvėri, ndėrsa kush i punon kėto, ai gjen ndėshkimin". (El-Furkan: 68).
All-llahu, subhanehu ve teala, tregon se ēdo mėkat e fal pėrpos shirkut, duke thėnė:
"S'ka dyshim se All-llahu nuk falė (mėkatin) t'i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i falė kujt do. Kush pėrshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar njė mėkat tė madh". (En-Nisa: 48).
E ka ndaluar zullumin duke thėnė: "…pra pėr zullumqarėt nuk ka ndonjė ndihmėtar". (El-Haxh: 71).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: "Kujdes nga zullumi, sepse zullumi bėhet errėsirė nė ditėn e Kijametit. Kujdes nga koprracia, sepse koprracia i ka shkatėrruar popujt qė kanė qenė para jush, i ka shtyrė tė derdhin gjakun e tyre dhe tė nėpėrkėmbin ndalesat". (Muslimi).
All-llahu, tebareke ve teala, e ka ndaluar imoralitetin duke thėnė:
"Ata qė largohen prej mėkateve tė mėdha dhe prej punėve tė ndyta …". (En-Nexhm: 32).
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė