Gjendja e besimtarėve dhe njerėzve tė devotshėm
Njerėzit nė kėtė ditė ndahen nė dy grupe kryesore. Njerėz me fytyra tė buzėqeshura, tė shndritshme dhe tė gėzuara dhe njerėz me fytyra tė nxira, tė rraskapitura dhe tė pluhurosura. Tė devotshmit ringjallen dhe shkojnė te Zoti i tyre grupe-grupe, kurse kriminelėt rreshtohen duke pritur vendimin e All-llahut. Dielli u afrohet njerėzve mbi kokė sa njė milje largėsi, nuk ka hije tjetėr pėrveē hijes sė All-llahut, subhanehu ve teala. Nė kėtė tollovi dhe kallaballėk tė madh njerėzit shtyhen dhe pėrzihen mes vetes, kurse nga shkaku i diellit u dalin djersėt dhe bėhet liqe, i cili disave u arrin deri nė nyje tė kėmbės, e disave deri nė gjunjė, disave deri nė mes, e disave deri nė fyt. Nė kėtė gjendje njerėzit i kaplon njė pikėllim i madh, u ngushtohet shpirti, gjunjėzohen nga trishtimi dhe llahtaria e madhe.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: "Arrijnė njerėzit njė gradė tė lartė tė brengės dhe pikėllimit saqė nuk mund ta durojnė". (Buhariu dhe Muslimi).
Mirėpo ai qė njė muslimani ia largon njė brengė, All-llahu, xhel-le shanuhu, ia largon njė brengė tė ahiretit, ai qė muslimani ia lehtėson njė vėshtirėsi, All-llahu, tebareke ve teala, ia lehtėson njė vėshtirėsi tė dynjasė dhe ahiretit dhe ai qė njė muslimani ia mbulon njė tė metė, All-llahu, subhanehu ve teala, ia mbulon njė tė metė nė dynja dhe ahiret. Njerėzit e drejtė do tė ulen nė kolltukė prej drite. Secili njeri do tė ringjallet ashtu sikur ka vdekur, andaj ai qė vdes duke thėnė telbijen (lebejke All-llahumme lebjeke) do tė ringjallet nė atė gjendje, ai qė vritet nė rrugė tė All-llahut, nė Ditėn e Kijametit do tė vijė me plagė qė do tė nxjerrė gjak, ngjyra e gjakut, kurse aroma e miskut. Muezinėt do tė kenė qafėn mė tė gjatė nė Ditėn e Kijametit, sepse ēdo gjė qė dėgjon zėrin e tij do tė dėshmojė pėr tė nė Ditėn e Kijametit. Ai qė thinjet nė Islam, ajo thinjė do ti shndėrrohet nė dritė nė Ditėn e Kijametit dhe secili njeri do tė jetė nėn hijen e sadakasė sė tij derisa tė gjykohet mes njerėzve.
|