SHEMBULLI I PARĖ
Feja Islame ėshtė ndėrtuar mbi bazat e Imanit tė cilat i ka pėrmendur Allahu duke thėnė:
قُلْ آمَنَّا بِاللَّهِ وَمَا أُنزِلَ عَلَيْنَا وَمَا أُنزِلَ عَلَى إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالأَسْبَاطِ وَمَا أُوتِيَ مُوسَى وَعِيسَى وَالنَّبِيُّونَ مِن رَّبِّهِمْ لاَ نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِّنْهُمْ وَنَحْنُلَهُمُسْلِمُونَ
Ju (muslimanė) thoni: Ne besojmė Allahun dhe atė qė na ėshtė dėrguar neve dhe atė qė i ėshtė zbritur Ibrahimit, Ismailit, Ishakut, Jakubit, el-esbat (dymbėdhjetė bijve tė tij), nė atė qė i ėshtė dhėnė Musait dhe Isait dhe nė ēfarė u ėshtė dhėnė tė gjithė Pejgamberėve nga Zoti i tyre. Ne nuk bėjmė asnjė dallim mes tyre dhe vetėm Atij ne i jemi nėnshtruar si muslimanė nė Islam." [Ali Imran: 84]
Pėrsa i pėrket kėtyre bazave madhėshtore, me tė cilat Allahu ka urdhėruar tė gjithė robėrit, kanė rėnė dakord pėr to pejgamberėt e tė dėrguarit. Kėto baza pėrbėjnė ideologjitė dhe njohuritė mė madhėshtore, duke filluar me besimin nė ēdo gjė qė Allahu e ka cilėsuar Veten e Tij nė gjuhėt e tė dėrguarve tė Tij, e deri tek derdhja e mundit pėr tė arritur kėnaqėsinė e Tij. Duke parė se origjina e kėsaj feje ėshtė besimi nė Allahun, e fryti i saj ėshtė veprimi i ēdo gjėje qė Allahu e do dhe ėshtė i kėnaqur me tė, duke vepruar ēdo gjė sinqerisht vetėm pėr Allahun. A mund tė imagjinohet se mund tė egzistojė ndonjė fe tjetėr mė e mirė, mė e bukur dhe mė madhėshtore se kjo.
Kjo fe ka urdhėruar pėr besimin nė gjithēka qė i ėshtė dhėnė pejgamberėve, ka urdhėruar pėr besimin e shpalljeve tė tyre, ka urdhėruar pėr pohimin e sė vėrtetės tė cilėn ata e sollėn prej Zotit tė tyre, ka urdhėruar tė mos bėjmė asnjė dallim midis tyre, tė gjithė ata janė tė dėrguarit e besuar tė Allahut dhe besnikėt e tij tė sinqertė. Ėshtė e pamundur ti drejtohet kėsaj feje ndonjė kundėrshtim apo replikė. Kjo fe urdhėron ēdo gjė qė ėshtė e vėrtetė, pohon ēdo gjė qė buron nga besnikėria, ajo vendos dhe fikson realitetet fetare qė mbėshteten tek shpallja qė i dėrgoi Allahu tė dėrguarve duke ecur me realitetet e llogjikės, tė cilat janė tė dobishme dhe burojnė nga instikti i pastėr. Kjo fe asnjėherė nuk e hedh poshtė tė vėrtetėn, nuk e beson gėnjeshtrėn, nuk e pėrhap dhe nuk e pėrkrah tė kotėn. Pra, feja Islame ėshtė supreme dhe gėzon epėrsi tė theksuar mbi tė gjitha fetė e tjera. Kjo fe urdhėron pėr punėt e mira, virtytet e larta e tė ndershme dhe interesat e robėrve. Ajo nxit pėr moralet e larta si drejtėsia, dėlirėsia, mėshira, mirėsia dhe nė anėn tjetėr e ka nėnēmuar padrejtėsinė, mizorinė dhe tė gjitha veset e kėqija. Ēdo veti tė lartė qė e kanė inkurajuar pejgamberėt dhe tė dėrguarit, Islami e ka inkurajuar dhe e ka mbėshtetur atė. Ēdo interes fetar dhe interes i kėsaj bote pėr tė cilėn kanė thirrur dhe fetė e mėparshme, edhe Islami e ka nxitur atė. E nė anėn tjetėr Islami ka ndaluar tė gjitha dėmet dhe na ka urdhėruar tu shmangemi atyre. Me pak fjalė, me ideologjinė e kėsaj feje pastrohen zemrat, rregullohen shpirtrat dhe me to themelohen virtytet e larta dhe punėt e mira.