Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-08-06, 13:45   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SHEMBULLI I DYTĖ.


Ligjet madhėshtore tė Islamit pas Imanit janė: Falja e namazit, dhėnia e zekatit, agjėrimi i ramazanit dhe vizita e shtėpisė sė shenjtė (shkuarja nė Haxh). Vėshtro me vėmendje tek kėto urdhėresa madhėshtore sesa tė mira janė dobitė e tyre. Ato na urdhėrojnė qė tė jemi tė pėrpiktė duke vrapuar tek kėnaqėsia e Allahut me qėllim qė tė arrijmė fitoren me anė tė shpėrblimit tė tanishėm dhe tė ardhshėm (nė botėn tjetėr).


Vėshtro tek namazi sesa punė tė bukura pėrmban ai, duke filluar me sinqeritetin e punės vetėm pėr Allahun dhe duke u drejtuar plotėsisht tek Ai. Namazi pėrmban lavdėrim, lutje dhe pėrulje. Shembulli i namazit nė pemėn e Imanit ėshtė si shembulli i kujdesjes dhe i ujitjes sė kopshtit, e nėse nuk do tė pėrsėritet namazi ditė e natė ka pėr t’u tharė pema e Imanit dhe ka pėr t’u vyshkur, ka pėr t’u rrudhur trungu i saj, sepse ajo zhvillohet dhe ripėrtėrihet me kryerjen e namazit. Namazi nė brendėsi tė tij pėrmban pėrmendjen e Allahut e cila ėshtė gjėja mė e mirė dhe ndalon harbutėrinė, ndyrėsinė dhe poshtėrsinė.


Vėshtro tek zekati dhe frytet qė e pasojnė atė. Po tė shohim zekatin nė praktikė kemi pėr tė gjetur njė sjellje me virtyte tė larta dhe veti qė e meritojnė lėvdatėn si: bujarinė, fisnikėrinė dhe largimin prej sjelljeve tė ulėta. Po ashtu kemi pėr tė gjetur nė tė njerėz qė e lavdėrojnė Allahun nė shenjė falenderimi pėr begatitė qė u ka falur. Nė tė gjithashtu ndodhet ruajtja e pasurisė prej gjėrave tė turbullta dhe tė errėta, qofshin ato morale apo materiale. Nė tė ndodhet bamirėsia ndaj krijesave, pėrkrahja e tė vobektėve dhe plotėsimi i nevojave dhe interesave pėr atė qė e meriton atė. Zekati pėrmbush nevojat e tė varfėrve dhe hallexhinjėve. Ai ndihmon bindshėm xhihadin (luftėn nė rrugė tė Allahut) dhe interesat e pėrgjithshme tė cilat janė tė nevojshme pėr muslimanėt. Gjithashtu zekati shmang krizėn e varfėrisė dhe tė tė varfėrve, tregon siguri nė zėvendėsimin e Allahut, shpresėn e shpėrblimit tė Tij.


Kurse tek agjėrimi kemi stėrvitje tė trupave me lėnien e gjėrave tė cilat i do njeriu. Kėtė gjest tė lartė e bėn njeriu pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut, pėr t’u afruar sa mė shumė tek Ai dhe pėr tė ushtruar trupat e pėr t’i mėsuar ata me durim dhe me qėllim tė lartė. Me anė tė agjėrimit forcohet sinqeriteti dhe plotėsohet plotėsisht pėrparėsia qė i jepet dashurisė sė Allahut ndaj dashurisė sė vetes. Prandaj agjėrimi ėshtė i Allahut dhe e ka veēuar atė pėr Veten e Tij midis punėve tė tjera.


Ndėrsa tek haxhi kemi pėr tė vėnė re veprime tė shumta qė kryhen tė gjitha pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut si: shpenzimi i pasurisė, pėrballimi i vėshtirėsive dhe marrja parasysh e vėshtirėsive dhe rreziqeve. Tė gjitha kėto i kryejmė pėr tė fituar kėnaqėsinė e Tij duke shkuar tek Ai, pėr ta mikluar dhe pėr ta lavdėruar Atė nė shtėpinė dhe oborrin e Tij, pėr tė kryer adhurimet e shumėllojshme nė vendet e shenjta tė cilat janė territore me tė cilat ka pėrkrahur Allahu robėrit e Tij dhe ata tė cilėt shkojnė tek shtėpia e Tij. Haxhi po ashtu pėrmban madhėrimin e Allahut, nėnshtrimin dhe pėruljen e plotė ndaj Tij. Ai na bėn tė kujtojmė gjendjen e pejgamberėve dhe tė dėrguarve, tė njerėzve tė zgjedhur e tė sinqertė. Le ta forcojmė Imanin me anė tė tyre dhe ta lidhim dashurinė tonė fortė me ta. Haxhi pėrmban njohjen midis muslimanėve, derdhjen e mundit pėr bashkimin e fjalės sė tyre, rėnien dakord midis tyre pėr interesat e pėrgjithshme dhe vetjake tė cilat nuk mund tė shkelen. Kjo ėshtė nga vlerat mė tė mėdha tė kėsaj feje dhe ėshtė nga dobitė prej tė cilave pėrfitojnė besimtarėt. Kėto janė disa gjėra shkurtimisht, sa pėr kujtim dhe pėrqėndrim.
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė