Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-08-06, 14:01   #21
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SHEMBULLI I NJĖZETĖ


Po tė hedhėsh njė vėshtrim tė pėrgjithshėm nė pushtimet e zgjeruara tė Islamit tė cilat janė ndodhi tė papara dhe tė pazakonta, e mė pas do vėresh se Islami ka qėndruar i respektuar edhe pse armiqtė e tij iu vėrsulėn si tė tėrbuar dhe patėn njė rezistencė tė ashpėr. Sidoqoftė qėndrimet e tyre me atė janė tė njohura. Shiko tek vendburimi i kėsaj feje, se si e afroi dhe e bashkoi Gadishullin Arabik pasi zemrat e tyre ishin tė pėrēara dhe mbizotėronte smira dhe padrejtėsia. Vėshtro sesi e bashkoi tė largėtin me tė afėrtin, i asgjėsoi armiqėsitė qė egzistonin midis tyre dhe nė mes tyre vendosi vėllazėrinė besimtare. Mė pas ata filluan tė pushtonin vendet e rruzullit tokėsor, vend pas vendi, duke vendosur nė plan tė parė tė kėtyre vendeve qė u pushtuan popullin persian dhe atė romak, tė cilėt ishin superfuqitė e asaj kohe nė sundim, forcė dhe numėr. Ata i pushtuan kėto superfuqi pastaj dhe vendet e tjera qė i vijonin ato me mirėsinė e fesė sė tyre, me ndihmėn dhe pėrkrahjen e Allahut derisa arriti Islami anė e kėnd tokės, nė Lindje e Perėndim. Kjo u bė njė nga faktet e Allahut, njė nga argumentet e fesė sė Tij dhe njė nga mrekullitė e Pejgamberit tė Tij. E kėshtu hynė krijesat nė fenė e Allahut grupe-grupe, syēelur e me bindje tė plotė drejt prehjes me qetėsi e pa dhunė. Kush hedh njė vėshtrim tė pėrgjithshėm ka pėr ta ditur se kjo ėshtė e vėrteta tė cilėn nuk mund ta fshijė e kota sado e madhe tė jetė forca dhe potenciali i saj. Kjo ėshtė diēka qė e thithin mendjet e shėndosha me anė tė intuitės dhe nuk ėshtė aspak nė dyshim njė njeri i drejtė rreth saj, madje kjo ėshtė nga gjėrat e domosdoshme.


Kjo ėshtė e vėrteta, kurse njė grup shkrimtarėsh nė kohėt e sotme tė cilėt i ka shtyrė bindja e lėvizjes mendore po pėrkrahin armiqtė e Islamit duke pretenduar se pėrhapja e Islamit dhe pushtimet e hershme tė tij, ndonjėherė kanė qenė tė ndėrtuara mbi gjėra qė i pėrkasin botės materiale, duke nxjerrė njė pėrfundim krejtėsisht tė gabuar. Ata thonė se analiza e kėsaj teme kthehet tek dobėsimi i shtetit romak dhe tek forca materiale qė dispononin arabėt. Mirėpo kėtė mendim tė tyre sikur tė mendosh pa shqyrtuar dhe pa analizuar do ta hedhėsh poshtė pa hezitim. Vallė, cila ishte ajo fuqi qė i bėnte tė aftė arabėt tė pėrballonin shtetin mė tė dobėt midis shteteve tė vogla tė asaj kohe? E aq mė tepėr pėrsa i pėrket shteteve tė mėdha tė cilat ishin tė fuqishme, e aq mė tepėr pėrballimin e superfuqive mė tė mėdha tė asaj kohe tė cilat ishin nė tė njėjtėn kohė mė tė afta nė forcė, numėr e potencial, pėrderisa arritėn t'i copėtonin tė gjithė duke i dėrrmuar. Ndėrsa gjykimet e atyre mbretėrve tiranikė u zėvendėsuan me Kur'anin dhe gjykimet e fesė sė drejtė, tė cilat i mirėpriti zemėrhapur ēdo njeri i drejtė dhe kėrkues i sė vėrtetės.


Vallė, a mund tė komentohet ky pushtim anė e mbanė tokės me potencėn e arabėve nė forcėn materiale?


Kurrsesi jo! Kėtė lloj komentimi e bėn vetėm ai qė synon tė flasė kundra fesė Islame ose kush ka dashur tė bėhet vegėl e armiqve pa i njohur realitetet. Gjithashtu qėndrueshmėria e kėsaj feje nėpėr gjithė kėto kohėra, po ashtu qėndrueshmėria e saj pėrballė dinakėrive qė kanė pėrdorur armiqtė e saj tė cilėt donin t’i jepnin fund asaj pėrfundimisht, nuk ka dyshim se kjo gjė ėshtė prej argumenteve tė kėsaj feje dhe se kjo ėshtė feja e vėrtetė e Allahut. Nėse do tė ekzistonte njė forcė qė t'i dilte krah kėsaj feje, duke eleminuar padrejtėsitė dhe mizoritė e tiraninė e tiranėve, atėherė nuk do tė mbijetonte ndonjė fe tjetėr nė rruzullin tokėsor veē kėsaj feje. Madje do ta pranonin krijesat me zemėr tė hapur pa detyrim dhe pa dhunė, sepse kjo ėshtė feja e vėrtetė, feja e natyrshmėrisė, feja e rregullimit dhe e mirėbėrjes. Por, neglizhenca e pjestarėve tė kėsaj feje, dobėsimi i tyre, pėrēarja e tyre dhe izolimi qė u kanė bėrė armiqtė atyre, bėri qė tė ndėrpritej ecuria e saj. Nuk ka forcė veē forcės sė Allahut.
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė