E pasi bota nė fytyrėn bashkėkohore, pėr shkak tė kontributit dhe karakteristikave tė veta tė drejtpėrdrejta me veprat e tė tjerėve shumė mė tepėr se tė muslimanėve, ėshtė zonė e provokimeve dhe parapėrcaktimeve tė rėnda, kthimi islamit supozon para sė gjithash aksident tė ballafaqimit tė madh tė frymės sė kulturės islame dhe frymės sė epokės moderne. Sepse, zgjimi islam i muslimanėve nuk domethėnė pėrshtatja dhe penetrimi i tyre nė rrjedhat e bashkėkohėsisė qė nė fakt nga trolli i Evropės moderne imponohet si tėrėsi botėrore-historike tė jetės sė njerėzisė. Me ēarjen e vet fundamentale ndėrmjet sistemeve tė mėdha intelektuale tė cilat i ka ndėrtuar, kurse nė tė cilat Ikballi gjen vazhdimin krijues tė disa fazave mė tė rėndėsishme nė zhvillimin autonom tė kulturės islame, dhe fatit fatkeq jetėsor tė personalitetit i cili vetė sė koti kėrkohet nė sistemin shoqėror qė ēdo gjė e anulon dhe e shpie nė funksionin e eksploatimit tė tė varfėrve nga ana e tė pasurve. Evropa pėr Ikballin ėshtė pengesa mė e madhe nė rrugėn e prosperitetit moral tė njeriut. Pėr kėtė arsye pėr pėrtėritjen e filozofisė fetare tė islamit, nė ēka Ikballi sheh ndėrtimin e konceptimit tė domethėnies sė mirėfilltė tė mesazhit islam pėr njerėzinė, ėshtė i domosdoshėm veprimi i tė hulumtuarit mė tė thellė ideor tė tė gjitha burimeve tė vetėdijes dhe situatės jetėsore tė njeriut tė shekullit njėzet. Kėshtu vetėm kjo do ta arrijė pėrmbushjen e vet si vetėvetėdija gjithėpėrfshirėse islame e muslimanėve nė kompetencėn e tyre qė, si bartės tė Shpalljes sė fundit, tė zhvillojnė pėr njerėzinė bashkėkohore interpretimin shpirtėror aq tė nevojshėm tė gjithėsisė, horizontin e lirisė shpirtėrore tė personalitetit dhe principet e pikėarritjes universale tė cilėt do tė mund ta orientojnė evolucionin e botės njerėzore nė bazėn shpirtėrore. E kėto nė tė vėrtetė janė refuzimet e Ikballit qė njeriu tė nėnēmohet, pas tė gjitha tė folurave tė tė kaluarės dhe para ēdo tė foluri tė ardhmėrisė, nė copėzėn e materies sė kot nė rastin absurd tė gjithėsisė dhe besimi i tij nė mundėsinė e fesė si synim pėr jetė mė tė gjėrė dhe formės mė tė lartė tė pjesėmarrjes sė njeriut nė aspiratat mė tė thella tė gjithėsisė: asaj pjesėmarrjeje nė tė cilėn njeriu e formėson fatin e vet dhe fatin e gjithėsisė dhe nė tė cilin, sipas fjalės kuranore, sigurisht e pėrcjell ndihma e Zotit. Sepse, ligjėratat e veta mbi kthimin e muslimanėve islamit, ky poet i zanafillės sė harruar dhe mendimtar i ndėrtimit historik tė ardhmėrisė, i ka filluar dhe i ka mbaruar me hymn njeriut i cili me mendim, ndjenja dhe veprim ngrihet deri te e Vėrteta Pėrfundimtare.
|