Libri mė i madh dhe mė i famshėm i El-Gazaliut ėshtė Ihja`u ulumid-din (Pėrtėrirja e diturive fetare), nė disa mijė faqe dhe deri tash dhjetra botime tė ndryshme nė vende tė ndryshme. Dy pjesėt e para tė kėtij libri flasin mbi formėn e jashtme tė ibadeteve (lutjeve), kurse dy pjesėt e fundit flasin mbi natyrėn e brendshme tė fesė. Ēdonjėra nga kėto katėr libra pėrmbajnė nė vete nga dhjetė libra. Stili ėshtė madhėshtor, gjuha e lehtė dhe mund tė kuptohet edhe nga fillestarėt. Kjo vepėr me tė vėrtetė ėshtė kryevepėr, sidomos nė pikėpamje tė karakterit njerėzor dhe tė etikės.
Pėr kėtė libėr orientalistėt evropianė kanė treguar njė kujdesje tė madhe dhe ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė bashkėkohore. Pozita qė gėzon El-Gazaliu me kėtė vepėr nė mes tė muslimanėve, mund tė krahasohet me pozitėn qė gėzon nė mes tė bashkėfetarėve tė tij Kristian Thomas ą Kempis (1380-1471), i cili qe njė mistik i famshėm kristian dhe besohet tė ketė arritur njė pėrparim tė lartė shpirtėror. Kempisi u bė i njohur me librin Imitimi i Krishtit. Natyra lėndės sė kėtij libri i afrohet natyrės sė lėndės sė Ihja-ut, natyrisht me ndryshim qė imitimi ėshtė shkruar pėr tiu pėrshtatur mėsimeve dhe pikėpamjeve kristiane.
Pėr librin Pėrtrirja e diturive fetare disa nga dijetarėt muslimanė kanė thėnė: Po tė zhduken tė gjitha librat e shkruara mbi fenė islame, do tė ishte njė humbje e vogėl, me kusht qė libri i El-Gazaliut Pėrtrirja e diturive fetare tė ruhej.
Dy vepra tė tjera qė janė me famė nė botėn oksidentale dhe qė shkaktuan njė rrebesh kundėrshtimesh ndėr filozofėt janė: Mekasidul-felasifeh (Synimet e filozofėve) dhe Tehafutul-felasifeh (Vetėshkatėrrimet e filozofėve). Nė librin e parė El-Gazaliu pėrmbledh idetė e ndryshme filozofike nė logjikė, metafizikė dhe degėt tjera qė njiheshin gjer atėherė. Ky libėr qe pėrkthyer nė latinishte prej Dominicus Gandissalvus dhe qe botuar nė Venedik mė 1506. I dyti pėrmban njė kritikė tė rreptė ndaj sistemeve filozofike tė ndryshme tė shpjeguara nė librin e parė.
El-Gazaliu vetė pohon se librin e parė e shkroi me qėllim qė ti paraqiste lexuesit materialin tė cilin do ta kritikonte nė librin e tij tė dytė.
Pak kohė mė vonė filozofi Ibn Rushd refuzoi botėkuptimin e El-Gazaliut mbi filozofinė me librin e tij Tehafutut-tehafut (Vetėshkatėrrimi i vetėshkatėrrimit) duke hedhur poshtė idetė e El-Gazaliut mbi filozofėt.
Nė kohėn e El-Gazaliut intelektualėt muslimanė ishin ndarė nė dy kampe: sufitė dhe juristėt, tė cilėt ishin nė luftė tė rreptė. El-Gazaliu me shkrimet e tij arrinė ti zhduki kundėrshtimet e mėdha dhe ti afrojė tė dy kampet.
El-Gazaliu si ēdo reformator tjetėr, pati shokė qė pranuan idetė e tij, por pati edhe njerėz qė e luftuan. Edhe ndėr evropianėt nuk i pati tė rrallė admiruesit e tij: Ernest Renani, Cassanova, Carra de Voux, T. J. Boer dhe dr Zwemer. Enciklopedia Islame e shkruar nga jomuslimanėt, e botuar nė Leyden, Holandė mė 1927, nė vėllimin e dytė, duke folur mbi tė thotė: ... (El-Gazaliu) ėshtė mendimtari mė origjinal qė ka prodhuar Islami dhe teologu mė i madh.
Prof. Macdonald-i nė librin e tij Development of the Muslim Theology e quan El Gazaliun: Mė i madhi dhe sigurisht figura mė simpatike nė historinė islame; i vetmi mėsues i kohėve tė vona qė vihet nga muslimanėt nė njė radhė me katėr imamėt e mėdhenjė. Dhe vazhdon tė shkruaj: Nė islam nuk ka ardhur njeri pas tij qė tė zė vendin e tij dhe as qė ėshtė kuptuar plotėsisht prej muslimanėve. Nė ringjalljen islame qė po ngjetė tash, do tė vijė koha e tij dhe njė jetė e re do tė vijė pėr tė, nga ristudimet e veprave tė tij.
Reformatori i madh Islam i shekullit XX, profesori, i ndjeri shejh Mustafa Meragiu, rektor i Universitetit tė El-Ez`herit tė Kairos nė Egjipt shkroi:
Po tė pėrmenden Ibn Sina dhe Farabiu menjėherė na shkon mendja tek dy filozofė tė mėdhenjė; po tė kujtohet emri i Ibn Arebiut do tė mendojmė pėr burrin sufi, mendimet e tė cilit kanė rėndėsi e peshė tė madhe nė mistikėn islame; po tė pėrmenden emrat e Buhariut dhe Muslimit menjėherė do tė mendojmė pėr dy tradicionalistė mė tė mėdhenjė islamė qė shėnuan me sinqeritet fjalėt dhe veprat e Muhammedit a.s., duke ruajtur njė thesar tė vlefshėm; por, po tė kujtohet emri El-Gazali, kėtu kemi shumė aspekte, nuk na shkon mendja nė njė burrė, por nė shumė burra dhe secili me vlerė dhe rėndėsi tė madhe nė lėmin e vet. Na kujtohet El-Gazaliu kanonist, jurist i lirė, teolog, prijės i ehli sunnetit, mbrojtės i idesė sė tyre; El-Gazaliu sociolog i specializuar pėr gjendjen e njerėzimit, fshehtėsitė e ndėrgjegjjes dhe sekretet e shpirtit; El-Gazaliu filozof qė luftoi filozofinė; El-Gazaliu edukator; El-Gazaliu sufi ose po tė duash thuaj, kur kujtohet El-Gazaliu, tė shkon mendja tek burri qė ishte enciklopedia e diturive tė shekullit tė tij.
|