E tere kjo qe u tha me lart eshte nje realitet shume i hidhur , njre realitet qe vije e per cdo dite behet me i madh.Eshte thene edhe herave tjera se tek ne shqiptaret kenget me te hidhura i kendohen gurbetit.Kjo ndodhe jo se popujt tjere nuk kan mergimtare por nga arsyeja se ne ,deri me sot, kurr nuk mundem te knaqemi me nje cope atdhe ashtu sic deshirojm dhe siq enderrojme.
Neve qe ende bartim rreth qafe kete GURMALLI do e kemi veshtire te perballemi me nje te vertete qe po vije, e ajo eshte se ky guremalli perdite po behet me i vogel,perdite pesha e tij po zvoglohet dhe nje dite femijt tan ,ndoshta , vetem si nje kujtim do te thone se -te paret e tyre ishin shqiptare dhe kan ardhe nga nje vend me emrin Shqiperi.
Dhe me sa pash ketu kerkohen edhe fajtore.
Te gjithe jemi ngapak por shume me shume si popull se sa si individ.
Faji i te gjithe neve eshte se nuk dijme te organizohemi dhe te avansohemi si kolektivitet,si popull pa marre parasyshe se si individ ndoshta edhe kemi suksese te dukeshme.Keto suksese individuale nuk mjaftojn qe te ruhet identiteti kombtar,qe te ruhen breznit dhe qe ky GURMALLI te shfrytezohet ne aspektin pozitiv dhe qe nje dite te kthehet atje ku e ka vendin sepse pa dyshim nje vend ne ato troje ka mbete i zbrazet.
Nuk gabohem fare nese them se pak kush mendon sot per kete problem ,e qe ndoshta eshte njeri prej problemeve me te ndieshme me te cilin ballafaqohet sot Kombi.Kjo qe po ndodhe eshte nje grryerje e trupit dhe shpirtit kombetar ,eshte nje humbje e madhe dhe qe nuk eshte e para ne historine tone,eshte nje shembje ne nje gremine nga e cila nuk ka kthim mbrapa kurse per ne me GURMALLI rreth qafe eshte nje vetefajsim qe deri dikund edhe qendron.
Ajo qe ne mund dhe duhet te bejme eshte qe tek femijte tan te mbajm gjalle krenarin dhe dashurin per te qen shqiptar.Te mbajm gjalle dhe te forcojme ndjenjen e te qenunit borgj ndaj kesaj toke,
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|