Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-08-06, 15:53   #12
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

"Menjėherė pas vrasjes sė komandant Drinit, e kemi dėnuar ashpėr njė akt tė tillė, si dhe tė gjitha aktet e ngjashme, qė fatkeqėsisht kanė ndodhur nė Kosovė dhe kemi kėrkuar nga organet e drejtėsisė qė tė ndėrmarrin tė gjitha masat, qė autorėt e kėtyre veprave, tė nxirren para ligjit", - ka thėnė tė mėrkurėn komandanti i TMK, gjenerallejtėnant Agim Ēeku, nė takimin e jashtėzakonshėm me pėrfaqėsues tė mediave, pas arrestimit tė gjeneralmajorit Sali Veseli nėn akuzat e policisė sė UNMIK se ėshtė i involvuar nė vrasjen e Ekrem Rexhės, komandant Drinit.

Komandanti i TMK tha se pėrshėndesim pėrpjekjet e policisė sė UNMIK nė drejtim tė sqarimit tė rasteve qė ndodhėn nė Kosovė.

"Me plot pėrgjegjėsi, them se nė rastin e gjeneralmajor Sali Veselit, mendojmė se caku ėshtė i gabuar, - tha gjenerallejtėnant Agim Ēeku dhe vazhdoi - duke e njohur Sali Veselin, si bashkėpunėtor timin tė afėrt, duke e ditur kontributin e tij gjatė luftės dhe pas saj, nė ngritjen, ndėrtimin dhe zhvillimin e Trupave tė Mbrojtjes sė Kosovės, duke ditur se sa shumė ai i ka ēmuar dhe vazhdon t'i ēmojė tė gjithė ata qė kanė dhėnė kontribut nė lirinė e Kosovės, nuk besojmė, qė gjeneralmajori Sali Veseli ėshtė i implikuar nė kėtė rast".

Sipas tij, edhe gjatė kohės sė luftės, Sali Veseli dhe Ekrem Rexha, tė cilėt i ka pasur bashkėpunėtorė tė afėrt nė SHP tė UĒK, kanė pasur marrėdhėnie reciproke shumė tė mira dhe midis tyre, nuk ka pasur kurrė asnjė konflikt tė ēfarėdo natyre.

"E them se nė kohėn e vrasjes sė komandant Drinit, gjeneralmajor Sali Veseli ka qenė komandant nė Zonėn e Dytė Mbrojtėse tė TMK dhe se mė kujtohet kur nga zyra e tij mė ka informuar pėr lajmin tragjik, pėr vrasjen e Ekrem Rexhės, lajm ky qė na tronditi tė gjithėve. Tė gjithė jemi dėshmitarė, si opinioni kombėtar edhe ai ndėrkombėtar se sa me pikėllim e ka pranuar TMK lajmin pėr vrasjen e komandant Drinit dhe kemi bėrė dhe bėjmė gjithēka qė ta nderojmė veprėn e tij.

Qėndrimi i TMK ėshtė i qartė, jo vetėm nė rastin e komandant Drinit, por pėr tė gjithė bashkėqytetarėt tanė. Andaj, duke i pasur parasysh tė gjitha kėto, arrestimi i gjeneralmajorit Sali Veseli ėshtė pritur me shumė shqetėsim, nga tė gjithė pjesėtarėt e TMK dhe tė gjithė ata qė e njohin Sali Veselin", - ka sqaruar Ēeku.

Sipas komandantit tė TMK, arrestimi i gjeneralmajor Sali Veselit, ka krijuar njė situatė tė rėndė brenda pėr brenda TMK dhe ka nxitur tensione tė shumta, e nė kėtė kontekst edhe mosbesim te pjesėtarėt e TMK ndaj organeve tė drejtėsisė dhe bartėsit e ligjit, lidhur me kėtė mėnyrė tė tė vepruarit.

"Shqetėsimet tona ia kemi shfaqur edhe komandantit tė KFOR, UNMIK dhe komisionerit tė policisė sė UNMIK, derisa jemi nė kontakt tė vazhdueshėm me tė gjithė komandantėt e njėsive,tė cilėt gjithashtu e kanė njė shqetėsim tė madh pėr fatin e bashkėpunėtorit tonė.


Duke besuar se gjeneralmajor Sali Veseli nuk mund tė jetė i implikuar nė kėtė, besojmė se drejtėsia, shumė shpejt, do ta merrėvendimin qėe e presim,qė Sali Veseli tė lirohet dhe t'u kthehet detyrave tė tij nė SHP tė TMK, pėr tė cilin kemi nevojė jashtėzakonisht shumė", - ka thėnė gjenerallejtėnant Agim Ēeku, i cili mė pastaj iu pėrgjigj shumė pyetjeve tė gazetarėve.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė