Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-09-06, 19:41   #5
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rusėt tė interesuar pėr Kosovėn C


Miliarderi rus Oleg Deripaska, me anė tė firmės sė tij Basic Element, sipas burimeve tė Express, ka shprehur interesim qė tė ndėrtojė termocentralin e ri Kosova C. Ministria e Energjisė dhe Minierave nuk pranoi tė japė asnjė detaj.


Jasmin Rexhepi
Prishtinė, 09 shtator – Ministria e Energjetikės dhe Minierave ka shpallur shprehjen e interesit pėr ndėrtimin e termocentralit Kosova C.
Burime tė Express thanė se pėr ndėrtimin e kapaciteteve tė reja gjeneruese nė Kosovė, nė sektorin e energjisė ėshtė e interesuar tė investojė kompania ruse Basic Element, pronar i sė cilės ėshtė miliarderi Oleg Deripaska.
Pra, miliarderi Deripaska ėshtė i interesuar qė tė jetė pjesėmarrės nė ndėrtimin e termocentralit tė ri Kosova C. Por ky termocentral nuk ėshtė objektiv i kėtij miliarderi. Ai ėshtė i interesuar qė tė investojė edhe nė dy termocentralet ekzistuese, pra nė Kosovė A dhe B. Madje, vitin e kaluar firma e tij Basic Element i kishte drejtuar njė letėr institucioneve kosovare pėr ta informuar rreth ambientit tė kėtushėm ekonomik dhe mundėsive pėr tė investuar. Mėsohet se target i Deripaskės ėshtė edhe Boksiti i Klinės, ndėrmarrje kjo e futur nė rrethin e 17 tė privatizimit. Deripaska, sipas burimeve tė Express, tashmė ka bėrė investime multi-milionėshe nė bregdetin malazez.
Kompania ruse Basic Element e drejtuar nga Oleg Deripaska, nė veprimtarinė e saj ėshtė e njohur si industri e aluminit.
Njeriu i cili udhėheq kėtė kompani nė vitin 2005 ishte futur nė listėn e pasanikėve nga revista Sunday Times, pasuria e tė cilit llogaritej prej 4.375 miliardė funtesh.
Oleg Deripaska llogaritet njėri ndėr njerėzit mė tė pasur nė Rusi, sipas revistės prestigjioze Forbes, e cila merret me vlerėsimin e pasurive tė miliarderėve. Pasuria e tij neto llogaritet nė 7.8 miliardėdollarė. Nė bazė tė kėtyreshifrave, Oleg Deripaska mundtė bėhet pronar i Kosovės C farelehtė.
Nė pesė vitet e fundit supozohet se Deripaska ka kontrolluar aluminin rus qė ėshtė vendi dominues nė prodhimin e kėtij metali. Tashmė kompania e tij aksionare Basic Element, ka nė pronėsi Russian Aluminum, prodhuesin e automobilave GAZ, fabrikėn e prodhimit tė aeroplanėve Aviacor, dhe kompaninė e sigurimeve Ingosstrakh.
Ai dallon nga miliarderi tjetėr rus Roman Abramovich, ngase nė vend qė tė likuidonte pasurinė e tij nė Rusi, ai ėshtė duke investuar sė tepėrmi nė bizneset e tij nė kėtė vend.
Por zyrtarė nga Ministria e Energjisė dhe Minierave nuk duan tė flasin rreth interesimit tė kompanisė Basic Element. Ata thonė se shprehja e interesit ėshtė hapur dhe sa i pėrket interesimit tė dikujt qė tė investojė nė termocentralin e ri, e nė kėtė rast tė Deripaskės, ėshtė ende herėt tė flitet.
Projekti i investimit nė fushėn e energjisė pėrbėhet nga tri komponente, duke pėrfshirė ndėrtimin e njė termocentralit tė ri Kosova C, hapjen e mihjes sė re tė linjitit nė Sibofc dhe rehabilitimin e pesė blloqeve tė termocentralit Kosova A.
Sipas kėtij projekti, termocentralit i ri Kosova C parashihet tė ketė kapacitet prej 1200 – 1800 megavatesh, prej tė cilėve 900 deri nė 1000 megavat do tė ndėrtohen gjatė fazės sė parė.
Planin tė cilin e ka bėrė kjo ministri, parashihet qė pas ndėrtimit tė tij, Kosova me kapacitetet e saja energjike jo vetėm qė mund tė prodhojė sa pėr tė plotėsuar nevojat e popullit tė Kosovės, por fuqia e kapaciteteve tė prodhimit do tė jetė nė gjendje edhe tė eksportojė rrymė pėr vende tė rajonit.
Sipas kėtij plani, kėrkesat e pėrgjithshme tė vlerėsuara pėr investime pėr ndėrtimin e termocentralit tė ri Kosova C, janė prej 2.3 miliardė euro, deri nė 2.7. Nė tė parashihet edhe hapja e mihjes e cila do tė kushtonte 237.5 milionė euro investime gjatė periudhės 2006 – 2012.
Nė kėtė projekt parashihen edhe riparimet e blloqeve tė termocentralit Kosova A. Blloku A1 ėshtė paraparė qė tė riparohet, shuma e tė cilit pėr riparim kap shifrėn prej 9.45 milionė eurosh, blloku A2 nuk ėshtė pėrfshirė nė studim, A3 ka koston prej 24.4 milionė eurosh, nė A4 duhet tė investohen 60.3 milionė euro dhe nė A5 duhet tė investohen po ashtu 60.3 milionė euro.

__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė