Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-09-06, 11:37   #8
adhuruesi
AdelinaFan
 
Avatari i adhuruesi
 
Anėtarėsuar: 21-01-06
Vendndodhja: Mars
Postime: 129
adhuruesi e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek adhuruesi
Gabim

Adelina Demanton Shkrimin Botuar Ne Gazeten "panorama"
DO TE DHUROJ KATER BRINJE

Jam ne sallen e pritjes te Gjyqit te Qarkut ku presim storien senzacionale e cila pushtoi mediat rrufeshem,me shume kolege me mi.Presim qe nga ora 08:00 e mengjesit.Ne momentin qe para Gjyqit parkohen dy vetura te tipit "Jeep Grand Cheroke",te gjithe zgjatemi te shikojme nga lart.Me shpejtesi hapen dyert e vetures se pare dhe dalin kater djelmosha te veshur me kostume te zeza te cilet shpejt hapin dyert e makines se dyte.Zbret Adelina Ismajli.Ajo qe presim.Me nje harizme alla "John Gotti Sexy Lady", shoqeruar nga pese bodyguarde dhe dy avokate (femra),ngadale,duke lekundur vithet ec Adelina.E veshur me nje fustan roze i cili "vizaton" cdo linje te trupit,lekure te rrezitur nen dielin e vendit Marbella-Spanje,syze dhe cante Chanel,me ekipin kalojne kontrollen ultra-ray.Me bie ne sy polici i cili me shume shikon "nen qafen" e saj,sesa buzeqeshja e saj drejtuar policit.Me tu ngjitur larte,fillojne pyetjet nga te cilat krijohet zhurme e madhe dhe veshtire kuptohet kush cka flet.Shume e qete dhe me buzeqeshje,kthehet dy here.Njehere nga avokatja ne krahun e djathte,dhe njehere nga tjetra.Pas miratimit me koke te avokates,Adelina heq syzet ngadale,dhe me nje shikom alla "Angelina Jolie",flet:"Per momentin nuk kam asnje koment,perveq nese iu intereson se a kam mbathje.As sot jo".Plasin te qeshurat histerike te meshkujve,dhe komentet nga me te ndryshme te femrave.Duke ngritur doren ne stilin e saj tashme indentifikues rugovian,futet ne salle.Ne presim e presim.Degjoj komentet dhe qesh vetmevete derisa tymos fshehtas cigaren ne sallen e pritjes.Pas nje ore e gjysme,hapet dera dhe ne cast rreth Adelines dhe avokateve formohet rrethimi nga bodyguardet,te cilet njihen si djelmoshat e sigurimit te Kryeministrit te Kosoves.

Flet Adelina
Perseri fillon ngarendja dhe pyetjet e pafundme.Avokatja me e shtyer ne moshe N.K. thote:"Me rend,ju lutem".Pas konsultes se dyte me sy dhe shenjes se pohimit nga avokatet,Adelina nuk pret pyetjet.Tash ka nje qendrim me serioz dhe flet vet:"Te nderuar.Kemi ushtruar padi ndaj nje artikulli shpifes ne gazeten Panorama ne Shqiperi,date 16:08
:2006 lidhur me mua.Une jam e gatshme ti nenshtrohem cdo kontrolli mjekesor per tu verifikuar se a kam nxjerre brinje,apo a kam cfaredo nderhyrje te kirurgjise estetike ne trupin tim.Jemi pajtuar qe doktoret ligjor te mos jene shqiptare per shkak te subjektivizmit.Pasi qe eshte kaluar kufiri i miresjelljes,eshte bere cenimi i integritetit tim,eshte genjyer lexuesi,shpresoj qe drejtesia te vehet ne vend.Lenda do te bartet tek avokati im internacional ne Zvicer,dhe nese konstatohet qe une Adelina Ismajli kam operacion plastik dhe brinje mangut ne trupin tim,i detyrohem Gjykates me tere pasurine time ne Kosove,Shqiperi,Austri dhe SH.B.A.Parate do te shkojne ne Fonde Humanitare,kurse gazeta Panorama merr 150.000 euro.Poqese konstatohet qe nuk kam operacione,atehere vendimi do te jete humbja e licences per veprimtari te gazetarit/es ne fjale,redaksise se gazetes,moseditimi i gazetes dhe demshperblimi prej 150.000 euro ndaj meje.Jozyrtarisht mund te them qe,poqese takohem me personin i cili botoi nje artikull genjeshter te tille,une personalisht do t'ia dhuroj Repatrit Pediatrik Spitali Prishtine, kater brinje te artikullshkruesit te thyer dhe te bluar nga keto dy duar te mia prej nje ish-pianisteje".Prap plas e qeshura,dhe qesh edhe Adelina.Krijohet pershtypja qe avokatja nuk eshte e kenaqur me fjaline e fundit te Adelines,perderisa kjo e fundit ia shkel syrin:"Kjo ishte e tera,s'kam cka te shtoj me." Adelina e rrethuar nga bodyguardet niset shkalleve poshte,kurse pyetjet vazhdojne.Ne nje cast ndalet,me njeren kembe nje shkalle me poshte e kthyer me shpinde,kthehet dhe shikon je gazetare,pyetja e se ciles si duket e ka intriguar:"Adelina,si e komentoni kete shpifje?A do te zhvisheni ne gjykatore para jurise dhe gjykatesit?Pse keni bodyguarde me vete?" Buzeqesh tani me koke te leshuar,dhe me shikim e saj shpues,pergjigjet:'Kjo shpifje eshte nje reklame me shume per belin tim dhe kenget e mia para daljes se albumit.Natyrisht qe do te zhvishem,ne bikini sepse ashtu e do procedura.Por taket nuk i heq dot.Pse kam bodyguarde? Qe ti ruajne njerezit e keqinj nga une,jo per te me ruajtur mua." Prap qeshje ne salle.Ngre prap doren sikur Presidenti i saj Rugova,ne shenje pershendetjeje dhe duke vene syzet ec drejt daljes.Kemi marrur shenimet dhe une shikoj drejt daljes duke ndjere ende karizmen e asaj vajze e cila ende mbetet e quditshem per te gjithe ne.Me afrohet kolegu i cili flet me shume me veten,sesa me mua."Harrova brinjet duke shikuar ato vithe.E di cfare? Do bej nje shkrim qe ka mbushur vithet si Jennifer Lopez.O njeri me duhet honorari,ende nuk kam bere pushimin".
Duke ndalur me kembe cigaren te cilen prap e kam tymosur "ilegalisht" ,shikoj profilin e Adelines e cila flet ne celular duke qeshur shume.Me tu mbyllur dera e makines se saj,une nevizoj shkrimin tim.Per nje vajze e cila le pershtypjen qe ne cdo situate gjen humorin e mire.Nje Adeline e quditshme e cila,gjykuar nga situata ne Sallen e Pritjes ne Gjykaten e Qarkut, duket qe ka me shume fansa momentalisht, sesa vet Kryetari i Kosoves.Nje Adeline e cila e dashur apo urryer,nuk mposhtet dot.
M.D
InfoArt
__________________
Pse aq shume provon kur gjithmone deshton
Pse aq shume e imiton kur vetem nje Adeline ekziston
adhuruesi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė