Paqja dhe meshira e All-llahut qofte mbi Muhammedin a.s dhe Pasuesit e Tij!
Ma beni Hallall do te botoj edhe un nje material ne lidhje me Guslin.
Gusli
Definicioni: Tė larėt e trupit nga xhunubi, hajdi dhe nifasi (menstruacionet) quhet "gusul". All-llahu xh.sh. e ka bėrė tė mundur qė ēdo njeri kur tė arrijė nė moshėn madhore, me disa shenja ta kuptojė se ky njeri ėshtė i ngarkuar me detyra (obligime) fetare.
Tek meshkujt: kur i rriu arrinė moshėn 15 vjeēare, ndodh edhe mė parė, nė disa raste nga organi i urinės fillon t`i dalė njė ujė i bardhė i cili quhet spermė, e me kėtė shenjė kuptohet se ky ka hyrė nė moshėn madhore (bylyg).
Tek femrat: kur femra i mbush 13 vjet, por mund edhe mė parė kjo mvaret nga kushtet klimatike nė tė cilėn jeton, sepse nė vendet e nxehta shenjat e pjekurisė, fillojnė tė duken edhe mė herėt. Nga organi i urinės sė femrės fillon tģ rrjedhė njė lloj gjaku qė quhet hajd (menstruacion). Nė rastet e posapėrmendura meshkujt ose femrat konsiderohen tė papastėrta.
SHKAQET TĖ CILA LARJEN E TRUPIT E BĖJN FARZ
Polucioni pas ėndėrrimeve tė cilat shkaktojnė shpėrthimin e spermės, dhe nga kjo hetohet gjurmė nė rroba ose shtroje, dhe nga qitja e spermės pas ngacmimit tė epsheve.
Pas pėrfundimit tė hajzit dhe nifasit.
Pas ēdo kėnaqėsie seksuale (me ejakulacion ose pa tė).
FARZET E GUSLIT
Tė shpėrlarit e gojės.
Tė shpėrlarit e hundės.
Tė larit e tėrė trupit, deri sa tė mos mbetet edhe pjesa mė e vogėl e lėkurės pa larė.
SUNNETET E GUSLIT
Nijeti (vendosja) pėr tė larė trupin nga xhunubi.
Tė pėrmendurit Zotin nė fillim.
Tė mėnjanohet ndyrėsia nga trupi, para se tė filoj tė lajė tėrė trupin.
Tė meret abdest para larjes sė trupit.
Tė fėrkohet trupi gjatė larjes.
Tė fillohet larja prej kresė, anėn e djathtė, pastaj tė majtėn.
Tri herė tė lahet trupi nė tėrėsi.
KUR NJERIU ĖSHTĖ I PAPASTĖR (xhunub) E KA TĖ NDALUAR:
Faljen e namazit.
Leximin e Kur'anit.
Hyrjen nė xhami.
Tavafin rreth Qabes.
HAJDI-NIFASI-ISTIHADA
Kėto janė dukuri tė veēanta qė i pėrkasin gjinisė femėrore, tė cilat janė tė lidhura me funksionet e organeve trupore tė tyre.
HAJDI: (Menstruacioni): ėshtė dukuri periodike e femrave tė moshės madhore, kur nga mitra fillon tė rrjedhė gjak, gjat ditėve tė caktuara. Zakonisht kjo rrjedhje e gjakut zgjat 3 ditė deri nė 10 ditė.
NIFASI: I pėrngjan hajdit, qė te femra paraqitet pas lindjes sė fėmijės. Nifas mund tė mos ketė femra fare, e mė sė shumti nifasi zgjatė 40 ditė, nė qoftė se vazhdon rrjedhja mbi 40 ditė, ajo nuk ėshtė mė nifas por ėshtė istihada. Nuk konsiderohet gruaja e pastėr pėrderisa tė jetė me hajd ose me nifas. Nė kėtė gjendje femra nuk mund tė falet e as tė agjėrojė.
ISTIHADA: Quhet rrjedhja e gjakut te femra jashtė periodės sė hajdit dhe nifasit. Nė kėtė gjendje femra konsiderohet e pastėr, ka tė drejtė ti kryej tė gjitha obligimet fetare.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|