Wednesday, 20 September 2006
Festivali Kombetar i Femijeve ne Shkoder, ka qene nje prej aktiviteteve me te rendesishme e me te ndjekura gjate femijerise sime. Pikerisht ne skenen e ketij festivali nga viti ne vit u prezantuan disa prej emrave me te njohur te muzikes shqiptare.Nuk ishte nje prej festivaleve qe per nje arsye apo tjeter i sheh kudo sot, ishte nje festival i cili, per ata femije qe te ardhmen e tyre do ta investonin ne muzike, pjesmarrja ne te ishte nje domosdoshmeri. Pikerisht ne kete festival kam pare per here te pare Zanfinen (e cila u vlersua edhe me cmim). Nje vajze me floke te gjata e cila kercente fort, gje qe bente te binte shume ne sy e te veĮohej nga te tjeret me prezantimin e saj. Mbaj mend ne ato caste dikush tha Kjo eshte motra e Adelines!. Qe prej atij momenti si me magji, cdo hap qe Zanfina ka hedhur ne karrieren e saj muzikore eshte shoqeruar pikerisht me kete fjali Kjo eshte motra e Adelines!. Kete vit veĮ, gjerat duket se po ndryshojne.Hit pas hiti videokip pas videoklipi, ajo nuk eshte me motra e Adelines por veĮ motra e vetvetes e per kete arritje te sajen jane krenare te dyja. Ne javet qe pasojne, afrohet nje tjeter moment kyĮ ne karrieren e Zanfines; Balkanvision-Festivali i Kenges Ballkanike. Ndersa per nje pjese te madhe te publikut, Balkanvision mund te jete nje tjeter Eurovision apo Eurovideo, per Zanfinen eshte nje rast ku perpara miliona spektatoreve mbarekombetare, do te kendoj ne menyre te drejtperdrejte hitin e saj me te fundit, duke i vene kapakun njehere e mire edhe nje tjeter thashethemi rreth vokalit te saj, i cili po ashtu si shume thashethemeve te tjera rreth kengetares nuk i dihet origjina. Gjithsesi mos u shqetesoni per Zanfinen, sepse ajo eshte Made in Ismaili nje familje qe prej dy dekadash ka sjell vetem sukses ne skenen e Estrades shqiptare e qe do vazhdoje me po te njejtin sukses edhe ne te ardhmen.Nuk po predikojme, ne e dime kete!
Elbino: Zanfina, keto dy vitet e fundit kane qene te jashtezakonshme per ju.Jeni kthyer ne nje emer shume familjar ne te gjithe trevat shqiptare dhe se bashku me Adelinen jo vetem qe po dominoni ne tregun muzikor shqiptar, por jeni shnderruar dhe ne motrat me te suksesshme qe Estrada shqiptare ka pare ndonjehere. Cilat kane qene momentet me te rendesishme per ju gjate ketij dy vjeĮari qe shkoi, kur karriera juaj mori hov?

Zanfina: Faleminderit,jeni gjithmone perplot pozitivitet i cili rrezaton edhe ne faqen tuaj.Eshte e vertete qe jo vetem une,te katertat po punonim tmerresisht shume keto dy vitet e fundit pa marrur parasysh pengesat.Me befasoi,por edhe me beri te ndjehem mire komenti ne nje gazete te huaj ku shkruhej:"The Ismajli family are, in many ways, Kosovo's version of the Kennedys."
Me beso,cdo minut kushtuar karrieres per mua ishte me shume se i rendesishem.Absolutisht cdo gje,qe nga foto-sesionet e deri tek pjesemarrjet ne festivale.Nuk jam tip qe bej shume zhurme,por kur synoj dicka,patjeter se e realizoj.Dhe ja,kam bindjen qe sakrifica po shpaguhet.Gezohem qe une dhe Adelina jemi motrat me te suksseshme,siq thua ti.Ndoshta keshtu na ben fakti qe jemi shume te ndryshme qe nga pamja,karakteri,e besa dhe shija muzikore.Por te ngjashme ne synimin e suksesit,gje qe e konsideroj qeshtje edukate.Megjithate na ka lindur e njejta nene hahaha...Ndoshta momenti kyc i karrieres sime ishte kur arrita te mos indentifikohem si motra e Adelines.Ky njekohesisht per mua ishte dhe momenti me i rendesishem edhe me i veshtire,por edhe ndodhi papritur.
Keni publikuar disa kenge te sukseshme si "Mirmengjesi", "Partizani i vogel" , "As i fundit as i pari" e te gjithe jemi ne pritje te albumit tuaj te dyte.Kur do dale ky album e c'te reja mund te na tregoni rreth kengeve qe do te perfshihen ne te?
Per albumin e dyte jam duke punuar qe nga dhjetori i vitit te kaluar por ja qe tani eshte shtator dhe nuk eshte kryer sepse jo e tera varet nga une.Ndodhte qe kompozitoret nganjehere te vononin kenget dhe gjera te tilla,por tani me kane mbetur edhe 2 kenge dhe albumi do perfundohet.Kam premtuar se do te punoj ngadale e mire,dhe kete po e bej.Shpresoj te dale ne shitje per me pak se nje muaj.Kam bashkepunuar me kompozitor te ndryshem nga Maqedonia,Shqiperia dhe Kosova.Arsyeja pse nuk kam bere album (deri me tani jane bere 3 vite),ishte se doja qe kur ta bej albumin e ardhshem te verehen perparimet e mija,si ne vokal,ashtu edhe ne interpretim,'look' etj.
Jeni perzgjedhur si perfaqsuesja e Shqiperise, ne Festivalin Ballkanik te Kenges. Me cilen kenge do te prezantoheni atje dhe a mund te na tregoni diĮka me teper rreth ketij eventi?
Atje do jem me kengen ''As i fundit as i pari'' me te cilen edhe fitova te drejten me marr pjese ne kete festival.Ky eveniment do te mbahet per here te pare ne Kosove dhe jam shume e gezuar qe do ta perfaqesoje vendin tim dhe normalisht do ta jap maksimumin.Ende nuk kam ndonje informate te rendesishme lidhur me festivalin,por une ndihem fituese me faktin qe do te jem aty per te perfaqesuar kulturen e kombit tim.
Cfare do vishni ne Festivalin Ballkanik?
Hahahahaha,natyrisht qe kjo do mbetet befasi.Garderobes i kushtoj shuuume rendesi,dhe kjo verehet,por kjo me ben te jem ne telashe pastaj hahaha.Edhe pse e vlen sepse jam e kenaqur me cdo paraqitje skenike qe kam pasur deri sot.Megjithate,le te mbetet nje befasi e cila shpresoj te jete me interesante sesa tek festivali,por dhe tek klipi.
A i keni degjuar kenget e tjera konkuruese (te Festivalit Ballkanik)? Si mendon se jane ne krahasim me kengen tuaj?
Jo.Mesa di une,nuk kam te drejte per momentin qe ti degjoj.Nuk e di kush, cka do kendoje,por e di se shume shtete ballkanike do te jene aty si: Maqedonia,Greqia,Turqia,Bosnja dhe Hercegovina,Kroacia,etj.Do te percillet nga shume shtete dhe nuk e imagjinoni sa e lumtur jam qe ne mesin e atyre kengeve,do jehoje dhe nje kenge e bukur shqipe.