Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-09-06, 17:50   #2
SantaKruz
 
Anėtarėsuar: 08-02-04
Vendndodhja: Malesi-Mal i Zi
Postime: 3
SantaKruz e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek SantaKruz Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek SantaKruz
Gabim Ēka po ndodh me shqiptarėt nė Mal tė Zi ?

Ēka po ndodh me shqiptarėt nė Mal tė Zi ? 29.09.2006



*
"Policia speciale malazeze mban nė bllokadė Malesinė"
*
Implikimet e pushtetit malazias nė jetėn e banorėve shqiptar, sipas atyre qė thuhen nga vetė shqiptarėt etnik nė Mal tė Zi, janė njė projekt qė ka pėr qėllim ndikimin dhe kontrollimin e lirive dhe tė drejtave, atje. A po harron Podgorica kaq shpejt qė me votėn e shqiptarėve, arriti tė fitoj pavarėsinė nė Referndumin e 21 majit ?*
*
Fehmi Ajvazi-Prishtine
*
Njė qytetar i Tuzit qė dėshiron tė mbetet anonin, deklaron pėr gazetėn “Focus” se, “mė shumė ka forca tė polizicės speciale nė Malsi dhe nė rajonin e Tuzit se nė gjithė Malin e Zi”. E gjith ka filluar nė prag tė zgjedhjeve parlamentare dhe lokale tė 10 shtatorit nė Mal tė Zi: njė ditė mė pėrpara, mė 9 shtator, sipas njė aksioni “antiterrorist” policia speciale malaziase ka arrestuar me dhjetra banorė etnik shqiptarė tė Malsisė dhe rajonit tė Tuzit. Nė komunikatėn e policisė, ėshtė thėnė se, “tė arrestuarit janė marrė me veprimtari armiqėsore nė mėnyrė tė organizuar, dhe se bėhet fjalė pėr terrorist. Te tė arrestuarit, janė gjetur shumė armė dhe mjete tė tjera me tė cilat qėllimi ishte qė tė bėhen aksione tė ndryshme nė Mal tė Zi. Aksioni ėshtė organizuar nė bashkpunim me shėrbimin e fshehtė shqiptar”. Mirėpo, deri sa Tirana zyrtare menjėherė e ka demantuar kėtė lajm, aksionet e policisė kan vazhduar dhe gjatė ditėve nė vijim, janė arrestuar edhe disa persona tė tjerė. *
*
Dhuna dhe arrestimet, janė tė parapėrgatitura
*
Subjektet e ndryshme shqiptare si Forca, LD nė Mal tė Zi,IQ,PPD, BDSH etj. kanė shprehur reagimet dhe indinjaten e tyre ndaj provokimeve qė qeveria nė Podgoricė, u ka bėrė dhe po u bėn shqiptarėve. Reagimet janė cilėsuar si shumė tė nevojshme pėr shkak tė insinuative dhe montimeve qė segmented e shtetit nė Mal tė Zi i kanė bėrė pėr ta friksuar popullin nė prag tė zgjedhjeve, dhe pėr ta ndalur aktivitetin e kahmotshėm tė qytetarėve shqiptar qė Tuzi, tė bėhet komunė mė vete. Nė rrethanat e tensionuara nė Malsi, policia ka vėnė bllokadė qė prej 9 shtatorit. Nė SHBA, ka reaguar shoqata “Atdheu na Bashkon”, shoqata “Dedė Gjo Luli” me seli nė Nju York, pastaj shoqata “Malsia e* Madhe” qė tubon shqiptarėt e Malesis, dhe kan paralajmėruar njė demonstratė tė madhe nė Detroid qė do tė mbahet , mė 29 shtator. Si rezultat i gjendjes nė Malsi, janė takuar pėrfaqėsuesit e shoqatės “Malsia e Madhe” dhe “ Inisiativa Qytetare” dhe nė bashkpunim me senatorin Carl Levin, me kongresistin Sander Levini i kan dorėzuar njė peticion Sekretares sė Shtetit Condeliza Rice nė lidhje me trajtimin e shqiptarėve nga qeveria nė Podgoricė. Trajtimi qė ėshtė duke u bėrė ndaj banorėve shqiptar, pasohet me provokime dhe dhunė. Gjatė arrestimeve, sipas informacioneve qė janė bėrė publike policia ka pėrdorur dhunėn dhe ka keqtrajtuar pa pardon, banorėt e fshatrave tė Malsisė. Dhjetra shqiptar, edhe mė tutje vazhdojn tė mbahen nė burgje. Sipas burimeve tona, tė akuzuarit pritet qė javėn e ardhshme, tė dėrgohen para gjyqit. Ekziston rreziku qė kėta tė akuzuar, tė ballafaqohen me “akuza tė rėnda pėr terrorizėm dhe si pasojė, tė dėnohen rėnd”. Mirėpo, tė gjitha kėto akuza, sipas banorėve dhe subjekteve relevante nė Tuzė e mė gjėrė, i konsiderojnė kėto ngjarje si tė fabrikuara qė pėr qėllim kan, detyrimin qė shqiptarėt nė Mal tė Zit tė heshtin dhe tė pėrulen nė rrugėn e arritjes dhe avencimit tė tė drejtave tė tyre politike, qytetare, njerėzore etj. “E gjitha ėshtė njė aventurė qeveritare qė do tė shkaktojė pasoja. Nuk bėhet fjalė pėr grupe terroriste, por pėr dhunė qė po merr shteti kundra nesh. Si rezultat, ka qėllim qė t’i friksoj banorėt e Malsisė qė po e kėrkojnė komunen e “Tuzit”, thotė S. Pali, banorė nga Ulqini. Nė njė reagim tė shqiptarėve nė Slloveni, thuhet: “Dhuna e ushtruar nga ana e regjimit tė Gjukanoviqit nė familjet malėsore vetėm njė ditė pėrpara zgjedhjeve parlamentare dhe locale, kishte njė qėllim: ti friksoj malėsorėt nė mėnyrė qė ata votat e tyre tė mos ia japin tjetėrkujt por atij. Mirėpo, meqė malėsorėt ditėn e votimit dolėn me shumicė dhe votuan sipas ndėrgjegjės sė tyre, votuan pėr Inisiativėn Qytetare dhe LD nė MZ, regjimi e deshifroi sikur shqiptarėt i shpallėn luftė Malit tė Zi , DSP –it dhe dorės sė zgjatur tė Fehrat Dinoshės me UDSH –nė”.
*
Partia e Gjukanoviqit, dikton zgjedhjen e prefektit tė Ulqinit
*
Malėsia, mbahet edhe sot nėn kontrollin e rreptė tė policisė. Njė qytetar tjetėr nga Tuzi, thotė se qeveria nė Podgoricė, e mban tė rrethuar Malėsinė. “Ne nuk do tė friksohemi. Kjo qė po ndodh nė Malėsi, nuk do tė na ndal qė ne t’i mbrojmė tė drejtat tona si tė gjithė, nė Mal tė Zi. Qeveria e ka gabim, sepse ne kemi tė drejtė dhe jo dhuna e akuzat e paqena policore”, thotė L. Camaj. Koalicioni nė Tuz “Tė gjithė pėr komunėn – komuna pėr tė gjithė” qė pėrbėhet nga subjektet politike – partiake Inciativa Qytetare (IQ} dhe Lidhja Demokratike nė Mal te Zi (LD ne MZ) , ka fituar mė shumė se 52 pėrqind tė votave pėr parlamentin e komunės. Ky realitet, ka shkaktuar nxitur paraprakisht operacionin brutal dhe tė dhunshėm tė policisė speciale kundėr banorėve shqiptar, duke arrestuar me dhjetėra njerėz* dhe duke i akuzuar ata edhe pėr terrorizėm. Por, a po harron Podgorica kaq shpejt qė me votėn e shqiptarėve, arriti tė fitoj pavarėsinė nė Referndumin e 21 majit ?* Frika e pushtetit nė Podgoricė pėr fitoret e bllokut shqiptar qė vepron jasht partneritetit me partitė malaziase nė Podgoricė, ka quar nė infiltrimet dhe ndikimet qė nė Ulqin, tė fitoj krahu joparimorė dhe qė e ka mbėshtetjen e DPS –it tė Gjukanoviqit. “Shqiptarėve ju dha nga njė thes ciment dhe iu premtuan asfaltime tė rrugicave nė komunė, kurse banorėve romė iu dhanė nga 50 euro. Kėshtu, blloku UDSH, DPS dhe SDP arriti fitore tė ngushtė. Gėzim Hajdinaga, prefekt i Ulqinit arriti fitore nė saje tė mbėshtetjes sė mbėshtetjes politike dhe materiale tė Gjukanoviqit, dhe e eliminoi bllokun e pėrbėrė nga forcat politike shqiptare qė si kandidat, kishin z. Nazif Cungu. Dhe prandaj, nuk ėshtė e rastėsishme qė subjekti si UDSH qė udhėhiqet nga Fehrat Dinosha, por edhe ndonjė subjekt e intelektual tjetėr nė Mal tė Zi, nuk kanė denjuar jo tė reagojnė, por as tė thonė njė fjalė tė vetme, lidhur me gjithė kėtė qė po ndodh nė Malėsi.
SantaKruz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė