Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-10-06, 11:48   #15
Studenti1
"Jam kėtu"
 
Avatari i Studenti1
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Vendndodhja: n'Bote.
Postime: 383
Studenti1 me shokė shumeStudenti1 me shokė shume
Post

Pershendetje.
Lojetari, nese do te udhetosh diku jashte edhe me shume, edhe me larg, atehere do te thuash se je shqiptar vetem kur ta kuptosh faktin se e njohin Ismail Kadarene? Nese e sheh se ndokush e njeh ate, ti vetem atehere do pohosh se je shqiptar? Po mire, pa i cekur keta emra, a nuk do te thuash se: "Une jam shqiptar".
Mua nuk me ben krenar ajo qe Ismail Kadareja na qenka shqiptar, mua me ben te gezohem se nje shqiptar letrat shqipe na i prezenton gjetiu neper bote. Ky fakt vetem me gezon. E cka nese nje shqiptar i tille behet renegat, dhe preferon dicka te huajen, atehere une duhet ta percjelli ate????
I nderuar, sa i perket figurave kombetare, kane ndodhur shume manipulime, eshte ate te llojeve te ndryshme, kane ndodhur nga disa individe te cilet therrasin ne kthimin e te pareve. A thua mendon se veprimtaria e Sami Frasherit eshte publikuar dhe vleresuar aq sa duhet nga elita jone intelektuale, ku ne ate elite bejne pjese edhe ata individe qe i ceka me larte, a thua a permendet Hoxhe Tahsini, dhe kontributi i tij kombetar, dhe na krenohet ndokush per ate qe ka qene shqiptar, apo Ymer Prizreni, e Haxhi Zeka? As nuk mund ta krahasoj nje Ismail Kadare (shkrimtar) me Sami Frasherin (Filozof, humanist, patriot, politikan, shkrimtar, gjuhetar, njohes i orientalisitkes, historise, gjeografise, Islamit, me nje fjale Dijetar ne shume fusha) me personalitetin i cili beri alfabetin shqip, e ndriti Rilindjen Kombetare, dhe qysh atehere na dha formula se si duhet te ngritemi ne te ardhmen dhe si te integrohemi ne shqiptaret. Mirepo kemi dicka "negative" te Samiiu sipas dikuj!!! Ai ka shkruajtur vepra me tematike Islame, po po, ka shkruajtur. Dhe pse nuk ka krenari atehere per ate sa ka per Islmail Kadarene? Kete pyetje ta bej qe ta analizosh mire mendimin tend, sepse kush do qofte, ne krenohemi se ka qene shqiptar, ne gezohemi, por une nuk them se jam shqiptar pse ka qene Samiu apo Ismaili. E qarte.
Nese ndokush nuk admiron nje Nene Tereza, atehere ai prap eshte shqiptar, edhe ate i fuqishem bile, sepse perkatesia kombetare nuk percaktohet ne baze te asaj se a e don Ismailin apo Nene Terezen!!
Me respekt.
Studenti1 Nuk ėshtė nė linjė