Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-10-06, 23:47   #1
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim qka simbolizon zemra

...por nga format e lakuara tė njė femre Kur vizatojmė njė zemėr, simboli mė i pastėr i dashurisė, kėtė nuk e bėjmė sepse ndjenja jonė vjen drejt e nga zemra. Forma e saj, nė fakt, nuk ka tė bėjė fare me organin njerėzor, por pikėrisht me vithet e njė femre. Pėrpjekjen pėr tė hedhur dritė mbi ikonografinė e pasur qė lidhet me ndjenjėn mė fisnike e ka bėrė Galdino Pranzarone, psikolog amerikan i Universitetit tė Roanoke-s nė Salem, nė Virxhinia, i cili nė njė libėr tejet interesant, "Extraordinary Origins of Everyday Things" – “Zanafilla tė jashtėzakonshme tė gjėrave tė pėrditshme”, shpjegon zanafillėn e simboleve mė tė njohura tė dashurisė, qė nga zemrat e vockla pra, e deri te trėndafilat dhe kupidėt. Ikona numėr njė e dashurisė pra, nuk qenka gjė tjetėr veēse glorifikimi i bukurisė sė tė pasmeve tė njė trupi femėror. Sipas Pranzarone-s, bukuria e vitheve femėrore ka frymėzuar paraardhėsit tanė ta pėrdorin kėtė pjesė tė trupit si njė simbol, qė me kohėn u bė ikonė e dashurisė.

"Mund tė themi se dy gjysmat e figurės u ngjajnė krahėve tė zemrės tė bėra bashkė, por organi i njeriut nuk do tė jetė kurrė i njėjtė me atė qė vizatohet rėndom. “Zemra”, shpjegon studiuesi, “nuk e ka njė kurriz nė pjesėn e sipėrme dhe njė hollim nga lart-poshtė. Gjithsesi, vithet e femrės e kanė kėtė profil". Gjatė hulumtimit tė tij, profesor Prazarone ka analizuar nė mėnyrė skrupuloze shumė burime letrare dhe mitologjike, duke gjetur provėn qė mbėshtet tezėn e tij. Nė fakt, psikologu kujton se qysh nga lashtėsia, grekėt e lashtė i kanė thurur lavde bukurisė sė trupit femėror, duke nxjerrė nė pah sidomos tė pasmet e saj. Pėr shembull, Afėrdita ėshtė quajtur perėndesha e bukurisė qė frymėzon ēdo qenie njerėzore, kryesisht nga forma e tė pasmeve tė saj. Dhe pėr nder tė saj ėshtė ndėrtuar madje dhe njė tempull me emrin "Aphrodite Kallipygos", qė do tė thotė "perėndesha me tė pasme tė bukura". Mjeshtri i kinemasė erotike italiane, Tinto Brass, tek e fundit, prej vitesh mbron bindjen se vithet janė pjesa mė domethėnėse dhe shprehėse e njė qenieje njerėzore. "Vithet e mia janė tė lumtura e thonė diēka, nuk gėnjejnė, janė pjesa mė e sinqertė e njė njeriu, shprehin mė shumė se njė fytyrė: pėr kėtė arsye, kujdesem pėr to dhe i tregoj. Janė pjesa mė shprehėse e njė qenieje njerėzore". Mesazh i dėrguar qysh nga vitet e largėta 1700, kur mes dantellash, fjongosh e mėndafshesh, "faux-coul", vithet false tė kurtizaneve tė oborreve mbretėrore, tundeshin nė mėnyrė ndjellėse nėpėr korridoret e pallateve mbretėrore dhe ishin pjesa trupore mė e pėlqyer. Mesazh i pėrcjellė pėrgjatė shekujve deri nė ditėt tona, nė njė vazhdimėsi sjelljesh e risjelljesh tė modės, qė herė e vėnė nė dukje e herė e fshehin. Pastaj, reklamat dhe bota e marketingut e kanė zhvendsour vėmendjen nė zonėn e pasme. Janė pikėrisht vithet e begata, alla "braziliane", ato qė bėjnė dallimin, audiencėn dhe paratė. Mjaft tė dish t’i pėrdorėsh mirė.


__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante