Kultura
Stuhia,
Na mungojne shume gjera neve shqiptareve, por ato na mungojne ne mes vete sepse me te tjeret jemi shume te kulturuar. Kur mbesim me njeri tjetrin atehere nuk kemi as durim, as kulture, as edukim, as ndergjegje, as, as... Eshte me te vertete per te te ardhur te qash kur sheh se njerezit jane ne gjendje te vriten edhe ne mes rruge per asgje. ta marresh nje rruge ne cilindo qytet te Kosoves do te te shahet nena qindra here sepse shqiptaret nuk kane durim. Nuk eshte ketu ne pyetje vetem kultura gjate dialogimit, por e gjithmbarshme. Nese nuk ke kulture, ose me mire te them, edukate, atehere nuk do te jesh ne gjendje as te dialogosh, as te te breje ndergjegja qe me ndonje gjest tendin do ta pengosh fqinjin, as qe do te te shkoj mendja qe mos hedhesh mbeturinat ku ty te pelqen, por do te te shkonte ne mend qe je shqiptar dhe per hir te asaj qe kemi perjetuar duhet ta duash shqiptarin edhe nese nuk mendon si ti. Nuk mund ta urrej dike qe nuk mendon si une, ose ta fyej. Ajo eshte thjeshte e drejte elementare e tij dhe nuk mund t'ia imponoje askush. Si od te mund te jetonim kur e tere ajo qe na rrethon do te kishte vetem nje ngjyre??? Laryshia e mendimeve duhet te na beje te mburremi, e jo te na nxis ta eliminojme me cdo mjet te mundshem. Shqiptare te mi te dashur, ndaluni dhe mendoni vetem per nje moment se sa e sa shqiptarin e keni demtuar ne nje, apo menyren tjeter. Mendoni dhe atehere do ta merrni vesh se sa keni kulture.
Kjo me ben te mendoj se nuk e duam fare Kosoven. Po ta duanim, nuk do ta godisnim cdo dite ne njemije e nje menyra. Pa pasur ndergjegje qytetari, nuk do te kete as kulture e nuk do te kete as Kosove si e kemi dashur, por do ta kemi nje Kolumbi te vogel
|