Vrasje
Kohė mė parė , nuk mbaj mend se nė ē'vit, pata shkuar nė njė spital psihiatrik tė qytetit, qė njerėzit shkurt i thonin "Ēmenduri", jo se kisha ndonjė dėshir tė zjarrėt tė vėrenja fatkeqet, po desha ti sillja njė pako tė vogel Xhaxhait tim, qė vuante i shkreti nga nervat. E mes atyre njerzėve, mė tė cilet i ndjeri Xhaxhai, -se i ndjeri vdiq mė vonė, kuvendonte e polemizonte aq sa me mundė tė kuvendoj e polemizoi njė i ēmendur,mua mė vėnė sytė te njė burrė shumė i vjetėr, me flok si kashtė, e mė sy tė thellė-tė thellė. Ai gjithmonė i lėvizte buzet dhe herė pas here, lėshonte njė britmė tė mbytur, qė dukej sikur dilte nga fundi i krahrorit tė tijė tė moēėm: " O, MĖ VRAVE, MORE MĖ VRAVE!" Pastaj heshte, kapuliste sytė dhe pėrseri lėvizte buzet e tija tė holla e tė lodhura. Zgjohej dhe nė ankth pėrseriste po tė njėjtat fjalė!
Sa ecja e mė kujtohej ai fatkeq, e tėra mė ishte ngulur nė kokė si gozhdė, hodha ca hapa mė ra diēka ndėr mend dhe qėndrova:
--Tė shkoj tė shohė kartelen e kėtij njeriu, thashė me vete dhe u ktheva nga rruga.
Natyrisht kartela aq tė sakta nuk shpresoja tė gjeja, porė diēka mundė tė nxirrja nga jeta e kėtij njeriu.
Vetėm njė frazė do ta veqoja nga biografia e tijė qė mė tėrhoqi vėmendjen:
"A.E nė viti 19... Vrau mė thik Mėsuesin e Gjuhės Shqipe......."
Dritėro Agolli 1964
__________________
Atdhedashuria nuk ėshtė qėshtje Sezonale!
|