Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-10-06, 00:46   #2
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ne nje shtet demokratik ushtria e atij vendi eshte produkt i rendit demokratik dhe kushtetues si dhe i neshtrohet ligjeve te dalura nga Parlamenti!

Me vjen KEQ te informoj dhe te deshproj pa mase autorin e postimit por edhe te gjithe bashkemendimtaret e tij, se ne nje Kosove demokratike, ushtria e Kosoves do te kete rrol fisnik ne ruajtjen e sigurise, paqes si dhe MBROJTJEN e kufijve, sikurse ushtrite e te gjitha vendeve tjera perendimore demokratike, e ASESI terrorizimin e qytetareve dhe perzierjen ne proceset politike, e gjyqesore e aspekte tjera te udheheqjes shteterore.
Drejtesia, do te jete komptence EKSKLUZIVE e organeve te Drejtesise ne Kosove dhe jo e ushtrise, ashtu sikur qe e parasheh Ligji i shtetit te Kosoves.
Perndryshe,
ushtare te ushtrise se Kosoves do te jene individe me kritere te larta njerezore e humane, te stervitur ne menyre bashkekohore fizikisht dhe intelektualisht sipas standarve Perendimore, dhe kete proces do ta mbikqyrin me kujdes aleatet e NATOs.

Njekohesisht qe me vjen shume keq qe koka kokat e skalitura ne periudhen e komunizmit sllav to modelit pro-sovjetik ende e shohin fuqine militare si forme dominimi ne kuader te shoqerise/shtetit.
Endrra e disa shqiptareve adhurues te flakte te komunizmit sllav per nje "demokraci" a la Putine, apo nje kuazi shtet te modelit Fidel Kastro ku ish kriminelet e KGB-se terrorizojne gjithe shoqerine, "kidnapojne" proceset politike e legale/juridike permes manifestimit te dhunes dhe forces, dhe sjellin vendime me peshe politike -nuk do te behet kurre realitet ne Kosove.
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė