KUSHTETUTA PAS MIRATIMIT TĖ REZOLUTĖS SE KS.
UNOSEK dhe Grupi i Kontaktit e shohin tepėr tė rėndėsishme qė Kosova tė fillojė
pėrgatitjet pėr hartimin dhe aprovimin e Kushtetutės sė ardhshme.
Por, mekanizmat ndėrkombėtarė qė marrin vendime pėr tė ardhmen e vendit, kanė tėrhequr vėrejtjen se aprovimi zyrtar i Kushtetutės nuk ėshtė i pėlqyeshėm para aprovimit tė Rezolutės sė re tė Kėshillit tė Sigurimit.
"Kjo nuk ėshtė mirė tė bėhet", ka thėnė zyrtari i GK.
Ai ka shtuar se ndėrkohė, para Rezolutės, kosovarėt do tė mund pajtoheshin rreth trupit qė do tė merret me hartimin e Kushtetutės.
"Ky organ - qė quhet 'Konferencė Kushtetuese', do tė pėrbehet nga 18 vetė, prej tyre 14 shqiptarė, 2 serbė dhe 2 nga pakicat tjera. Kėta 14 persona duhet tė pėrzgjedhen nga Presidenti i Kosovės, nė konsultim me Kryesinė e Kuvendit tė Kosovės. Njė marrėveshje paraprake Brenda Ekipit Negociator do tė ishte e mirėseardhur. OSBE tashmė ofron ndihmė pėr ndėrtimin e kapaciteteve institucionale. Me aspektet politike tė procesit kushtetues do tė merren SHBA dhe BE".
Pėr rolin dhe rregulloren e punės pėr Konferencėn Kushtetuese thuhet se duhet tė arrihet pajtimi para votimit tė Rezolutės sė re nė Kėshillin e Sigurimit, nė kėtė mėnyrė tė mos humbet kohė duke u marrė me kėtė ēėshtje pas aprovimit tė statusit.
Ideja fillestare pėr numrin e kėsaj trupe ka qenė 30 + 5 + 5, por tani ėshtė zvogėluar nė 14 + 2 + 2, me insistimin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
"Megjithatė, aktualisht qėndrimi ėshtė qė kjo trupė t'i ketė 18 vetė. Por, edhe pse ky nuk ėshtė numri pėrfundimtar, besoj se kjo ėshtė fjala e fundit".
Kushtetuta e re e Kosovės, siē ka theksuar Martti Ahtisaari nė pakon e tij, duhet tė aprovohet nga Kuvendi i tanishėm i Kosovės, me shumicė votash, 2/3 e deputetėve.
"Minoritetet nuk kanė tė drejtė vetoje, por duhet tė konsultohen".
Ahtisaari nuk ka paraparė hedhjen e Kushtetutės nė referendum.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|