iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Wunder kann ich nicht thun sagt
der Prophete,
Das größte Wunder ist daß ich bin
(Mrekulli nuk mund tė bėj, tha
Profeti,
Mrekullia mė e madhe ėshtė qė
unė jam).
(Paralipomena III, nga Divani,
WA I, 41, 307)
Nė veprėn Mahomet(Muhamedi) Gėte pėrfshiu kėngėn e tij tė famshme tė lavdisė Mahomets Gesang (Kėnga e Muhamedit). Figura e profetit ėshtė simbolikisht e vendosur nė metaforėn e rrymės, e cila pasi ka nisur nga njė pėrrua i vogėl, rritet dalėngadalė duke u shndėrruar nė njė forcė tė pafundme shpirtėrore pėr tė pėrfunduar plot lavdi nė oqeanin, si simbol tė sė hyjnishmes. Ai e pėrshkruan profetin e madh duke tėrhequr pas vetes tė tjerė njerėz, ashtu sikurse rryma, me forcėn dhe madhėshtinė e saj, tėrheq tė tjerė pėrrenj e lumenj nė udhėn drejt detit.
Nė njė dorėshkrim tė Paralipomena III, 31 Gėte shkruan mė 27.01.1816: Oberhaupt der Geschöpfe/Muhamed (Kreu i qėnieve tė krijuara/Muhamedi) (WA I6, 482).
Njė tjetėr element domethėnės i Islamit ėshtė vendosja e theksit tek sjellja e mirė e myslymanit. Veēanėrisht nė kėtė kuadėr pėlqente Gėte dhėnien e sadakasė si ndihmė pėr tė varfėrit. Nė disa poezi tė tij, si p.sh. nė Buch der Sprüche, pėrshkruan ai die Wonne des Gebens (kėnaqėsinė e tė dhėnit) dhe thotė: Schau es recht und du wirst immer geben (Gjykoje drejtėsisht dhe gjithmonė do tė japėsh) (WA I6, 70).
Ajo qė e tėrhiqte nė kėtė rast Gėten ishte fakti se ky akt nuk pėrbėnte ndonjė investim pėr ēastin apo pėr pak mė vonė, por mbushte gjithė jetėn plot bekime.
Gėte ishte gjithashtu i mirėnjohur pėr refuzimin e qartė nga ana e tij tė konceptit tė rastėsisė:
Ajo qė njerėzit, me pėrpjekjet e tyre, nuk e realizojnė apo nuk munden ta realizojnė dhe ajo qė u ecėn mbarė aty ku duhet tė shkėlqejė mė sė miri madhėshtia e tyre, rastėsia, siē e quajnė mė vonė, pikėrisht ajo ėshtė Zoti, i Cili ndėrhyn aty drejtpėrdrejt me Gjithfuqishmėrinė e Tij dhe Lėvdon Vetveten edhe nėpėrmjet gjėsė mė pak tė rėndėsishme. (Bisedė me Reimer-in, nėntor 1807)
Besimi i tij i palėkundshėm nė parapėrcaktimin e Zotit (shihni si shembull bisedėn me kancelarin Müller mė 12.8.1927, WA I 42, 212, WA I 32, 57) dhe vargu i njė poezie tė Divan
-it tė tij: Hätt Allah mich bestimmt zum Wurm,/ So hätt er mich als Wurm geschaffen (Nėse Allahu do tė kishte vendosur qė unė tė isha krimb,/ Ai do tė mė kishte krijuar mua si krimb). (WA I6.113), si dhe fjalėt e tij: Parabolat (metaforat e Divan
-it) mėsojnė Islamin e vėrtetė, bindjen se askush nuk mund ti ikė fatit tė paracaktuar pėr tė. (WA I 7, 151), tė gjitha kėto rezultuan nė qėndrimin e tij personal tė nėnshtrimit ndaj vullnetit tė Zotit; d.m.th. Gėte e shihte atė si njė urdhėr qė duhet pranuar me mirėnjoheje dhe jo duke u rrebeluar.
Nė veprėn e tij letrare gjejnė pasqyrim shembuj tė fuqishėm pėr kėtė, nga tė cilėt mund tė pėrmendim Egmont, Dichthung und Wahrheit, Urworte Orphisch, Wilhelm Meisters Wanderjahre etj.
Njė shembull thellėsisht prekės nga jeta e tij ėshtė reagimi ndaj njė aksidenti qė i ndodhi karrocės me tė cilėn udhėtonte kur ishte nisur nė udhėtimin e tij tė tretė pėr tek Marianne von Willemer (korrik 1816), me tė cilėn mendonte tė martohej pas vdekjes sė Kristjanės. Pas kėtij aksidenti ai e kuptoi se nuk do ta shihte mė kurrė Marianne von Willemer-in. Lidhur me kėtė Gėte shkruan:
Und so müssen wir denn wieder im Islam verharren [Dhe, kėshtu, na duhet tė qėndrojmė brenda Islamit (d.m.th.: nė nėnshtrim tė plotė ndaj vullnetit tė Zotit)]
(WA IV 27, 123)
Tė njejtėn gjė thotė ai edhe nė njė letėr drejtuar Zelter-it mė 20.9.1820: Weiter kann ich nichts sagen, als daß ich hier mich im Islam zu halten suche (Mė tepėr nuk kam ēthem, pėrveē asaj se edhe kėtu unė pėrpiqem tė qėndroj nė Islam). (WA IV 33, 123)
Kur mė 1831 u shfaq njė epidemi kolere nga e cila vdiqėn shumė njerėz, nėpėrmjet njė letre Gėte e ngushėllon kėshtu njė miken e tij, Louise Adele Schopenhauer: Hier kann niemand dem anderen rathen; beschließe was zu thun ist jeder bei sich. Im Islam leben wir alle, unter welcher Form wir uns auch Muth machen (Kėtu askush nuk mund tė kėshillojė njeri; secili duhet tė vendosė vetė se ēfarė duhet tė bėjė. Ne tė gjithė jetojmė nė Islam, pavarėsisht nga forma qė zgjedhim pėr tė inkurajuar vetveten). (19.9.1831, WA IV, 49, 87)
Mė 22.12.1820 Gėte i shkroi njė letėr falenderimi mikut tė tij Willemer, i cili i kishte dhuruar njė libėr me aforizma. Nė kėtė letėr, mes tė tjerash, Gėte shkruan: Es stimmt
zu jeder religiosvernünftigen Ansicht und ist ein Islam, zu dem wir uns früher oder später alle bekennen müssen (Mbėshtetet
nė ēdo pikėpamje tė arsyeshme fetare dhe ėshtė njė Islam, tė cilin ne, herėt a vonė, tė gjithė duhet ta pranojmė). (WA IV 34,50)
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
|