Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-11-06, 15:32   #3
Savior
 
Anėtarėsuar: 08-02-06
Vendndodhja: Dardani
Postime: 582
Savior e ka pezulluar reputacionin
Gabim vazhdim

PRETENDIM 5: Njė kėshill kishe e shpiku idenė se Jezui ishte Perėndi
‘Shpallja e Jezuit si “Biri i Perėndisė” u kundėrshtua zyrtarisht dhe u votua nga Kėshilli i Nikesė.’ ‘Prit. Ti po thua qė hyjnia e Jezuit ishte rezultat i njė votimi?’ ‘Dhe me shumė pak vota mė tepėr,’ shtoi Tibing. (fq.315)
PROVĖ REALITETI:
Kėshilli i Nikesė (325 Pas Kr.) e shpiku hyjninė e Krishtit – E RREME
Braun bėn disa deklarata tė gabuara nė lidhje me Kėshillin e Nikesė, dhe kjo ėshtė njė prej tyre. Shkurt historia e Kėshillit tė Nikesė: Kėshilli i Nikesė lindi nga njė dėshirė pėr t'i dhėnė fund pėrēarjes dhe polemikave tė shkaktuara nga njė njeri i quajtur Ario. Ario (lind. rreth 260-80 Pas Kr.; vdek. 336 Pas Kr.) ishte njė predikues nga Aleksandria. Rreth 319 Pas Kr. ai filloi tė mėsonte se Jezui nuk ishte plotėsisht hyjnor, por ishte njė perėndi mė i vogėl se Perėndia Atė. Ky besim u dėnua nga njė kėshill lokal kishe nė 320 Pas Kr., ku 98 nga 100 udhėheqėsit e kishės tė pranishėm votuan kundėr pikėpamjeve sė Arios. Por mėsimet e Arios u pėrhapėn shpejt, pjesėrisht pėr shkak tė pėrdorimit tė tij tė zgjuar tė kėngėve tėrheqėse qė shpallnin bindjet e tij. Ato sollėn kaq shumė pėrēarje dhe rrėmujė saqė Konstandini vendosi tė mblidhte njė grup tė madh udhėheqėsish tė kishės pėr t'iu dhėnė fund polemikave. Nė 20 maj 325 Pas Kr., 318 peshkopė u mblodhėn nė njė kėshill nė Nike. Konstandini veproi si njė lloj kryetari, duke ndihmuar qė takimi tė shkonte me qetėsi dhe efektivitet. Nė Kodi i Da Vinēit, Sėr Lei Tibing, thotė qė nė Kėshillin e Nikesė Jezui u shpall si “Biri i Perėndisė”. Nė tė vėrtetė ky kėshill vetėm sa konfirmoi edhe njė herė nė mėnyrė tė qartė e pėrfundimtare atė qė kishte qenė gjithmonė besimi i kishės qė nga kohėt e hershme – dmth qė Jezui ishte i bashkėbarabartė dhe i bashkėpėrjetshėm me Perėndinė Atė. Sa pėr "shumė pak vota mė tepėr”, edhe ky ėshtė njė tjetėr sajim i imagjinatės sė Den Braunit. Vetėm dy peshkopė, nga 318 delegatėt votuan nė favor tė Arios. Den Braun bėn edhe njė numėr deklaratash sensacionale nė lidhje me marrėdhėnien midis Jezuit dhe njėrės prej ndjekėseve tė Tij, Maria Magdalenės:

PRETENDIM 6: Jezusi deshi qė kisha tė mbėshtetej mbi Maria Magdalenėn
‘Sipas kėtyre ungjijve tė pandryshuar, nuk ishte Pjetri ai tė cilit Krishti i dha udhėzime pėr ngritjen e kishės sė krishterė. Ishte Maria Magdalena.’ Sofia e vėshtoi. ‘Po thua qė Kisha e Krishterė do tė drejtohej nga njė grua?’ ‘Ky ishte plani. Jezui ishte feministi i parė. Ai kishte si qėllim qė e ardhmja e kishės sė Tij tė ishte nė duart e Maria Magdalenės.’ (fq.334)
PROVĖ REALITETI:
Jezui deshi qė kisha tė mbėshtetej mbi Maria Magdalenėn – E RREME
Pėrsėri, njė shqyrtim i fakteve tregon se ky pretendim ėshtė i pathemeltė. Braun pėrpiqet ta rishkruajė historinė e kishės sė hershme duke u bazuar mbi tekste gnostike si Ungjilli i Thomait, Ungjilli i Filipit dhe disa tė tjerė. Portretizimi i Maria Magdalenės qė gjejmė nė kėto dokumente tė rreme reflekton besimin gnostik se qeniet shpirtėrore ekzistojnė nė ēifte mashkull-femėr – prandaj zgjedhja e njė gruaje si homologia shpirtėrore e Jezuit ishte e pashmangshme.
Megjithatė, Den Braun shkon edhe mė tej. Jo vetėm qė kisha duhej tė ishte mbėshtetur mbi Maria Magdalenėn, por Maria ishte nė tė vėrtetė gruaja e Jezuit!
PRETENDIM 7: Jezui ishte i martuar me Maria Magdalenėn
Sėr Lei Tibing ishte ende duke folur. ‘Nuk do t'ju mėrzis me referencat e pafundme tė lidhjes sė Jezuit dhe Magdalenės. Kjo ėshtė shqyrtuar ad nauseam (deri nė tė pėrziera) nga historianėt e sotėm.’ (fq.333)
PROVĖ REALITETI:
Jezu ishte i martuar me Maria Magdalenėn – E RREME
Pėrshtypja qė lihet kėtu ėshtė se ka njė sasi tė madhe provash qė e mbėshtesin kėtė pretendim nė shkrimet gnostike. Nė fakt, nė dokumentet gnostike nuk ka asnjė deklaratė tė vetme qė Jezui dhe Maria ishin tė martuar. Megjithatė, Den Braun dhe historianė tė tjerė kanė kėrkuar nė shkrimet gnostike pėr ndonjė gjė - sado tė vogėl - qė mund tė sugjerojė pėr njė lidhje martesore. Dhe ata kanė gjetur dy pasazhe. Teksti i parė tė cilit i referohet Kodi i Da Vinēit ėshtė njė pjesė nga Ungjilli i Filipit. I dyti ėshtė njė pasazh nga Ungjilli i Maria Magdalenės. Le tė shikojmė secilin sipas rradhės.

PRETENDIM 8: Ungjilli i Filipit thotė se Jezui ishte i martuar
Sofia lexoi pasazhin: Dhe shoqėruesja e Shpėtimtarit ėshtė Maria Magdalena. Krishti e deshi atė mė shumė se tė gjithė dishepujt dhe e puthte shpesh nė buzė. Dishepujt e tjerė ofendoheshin nga kjo dhe shprehnin mosaprovim. Ata i thoshin, 'Pse e do atė mė shumė se ne tė gjithė?’ Fjalėt e ēuditėn Sofinė, dhe megjithatė ato nuk nxirrnin ndonjė pėrfundim. ‘Nuk thotė asgjė pėr martesė.’ ‘Au contraire.’ buzėqeshi Tibing, duke i treguar rreshtin e parė. ‘Siē mund tė tė tregonte ēdo studiues i aramaishtes, fjala 'shoqėruese' nė atė kohė do tė thoshte fjalė pėr fjalė bashkėshorte.’ (fq.331)
PROVĖ REALITETI:
Ungjilli i Filipit thotė se Jezu ishte i martuar – E RREME
Ajo qė Braun nuk iu thotė lexuesve tė tij nė kėtė ekstrakt ėshtė se teksti i kėtij tė ashtuquajturit ‘ungjill’ ėshtė i dėmtuar dhe i paplotė – qė do tė thotė se askush nuk mund tė jetė i sigurt 100% pėr atė qė thotė ai. Ja teksti i vėrtetė me gjithė mungesat:
Teksti i vėrtetė‘…dhe shoqėruesja e [hapėsirė e vogėl nė tekst] Maria Magdalena [hapėsirė e vogėl] e deshi atė mė shumė se gjithė dishepujt, dhe e puthte shpesh nė [hapėsirė]…’
PROVĖ REALITETI:
Ungjilli i Filipit thotė se Jezui ishte i martuar – E RREME
Pa dyshim qė mund t'i mbushėsh si tė duash hapėsirat! Shoqėruesja e kujt? Kush e deshi dhe ku e puthte? Pjesa kryesore e tekstit qė do tė na i thoshte kėto mungon. Kjo ėshtė pika e parė.
Pika e dytė ėshtė qė Ungjilli i Filipit nuk ėshtė njė dokument i shekullit tė parė, kėshtu qė duhet tė pyesim sa i besueshėm ėshtė ai. Studiuesit besojnė se Ungjilli i Filipit u shkrua nė Siri nė shekullin e tretė, rreth 200 vjet pas Jezuit. Nuk ka se si tė jetė shkruar nga dishepulli Filip po qe se ai nuk do tė ishte tė paktėn 310 vjeē!
Sė fundi, nė kundėrshtim me thėnien e Braunit, nuk ka prova se fjala “shoqėruese” do tė thoshte “bashkėshorte” kėtu; nė fakt pėr kėtė pėrdorej njė fjalė tjetėr. Dhe referenca e Braun pėr studiuesit e aramaishtes ėshtė njė tjetėr gabim – sepse Ungjilli i Filipit ėshtė nė gjuhėn koptike, jo nė aramaisht.
Ky ėshtė burimi i parė i Den Braunit pėr pretendimin se Jezui dhe Maria ishin tė martuar – jo shumė mbresėlėnės. I dyti ėshtė Ungjilli i Maria Magdalenės.
__________________
4:171. O ithtarė tė Kuranit, mos teproni nė fenė tuaj dhe mos thuani tjetėr gjė pėr Zotin dhe Muhamedin, pėrveē asaj qė ėshtė e vėrtetė. Muhamedi ishte ... (po e ndrrojme masi tha edhe u fye Preshevari nga e vėrteta) Ska dyshim se shumica prej jush janė kriminelė tė shfrenuar.
Savior Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė