Erdogan pritet tė propozojė pėr postin e Presidentit tė vendit njė islamist ekstremist
Ankara, Turqia nė shesh kundėr islamizmit radikal
Mbi 12 mijė veta protestojnė me parullat e Ataturkut
Ndėrsa kėtė javė pritet njė raport kritik i Bashkimit Evropian nė lidhje me anėtarėsimin e Turqisė nė BE, dje mbi 12 mijė persona kanė manifestuar nė Ankara nė mbrojtje tė regjimit sekularist. Demonstruesit ishin pėrfaqėsues tė mbi 100 organizatave jofetare nė vendin me njė influencė tė fortė islamike. Ata donin tė ndėrgjegjėsonin qeverinė nė lidhje me mbėshtetjen jo shumė tė madhe qė ajo duhet ti japė islamikėve radikalė, tė cilėt mund ta lėnė vendin e tyre jashtė Evropės. Mijėra vetė kanė mbajtur fotot e themeluesit tė Turqisė moderne, Mustafa Qemal Ataturkut, si dhe kanė hedhur parulla pro sekularizmit nė shtetin turk. Njėri nga personat mė antiislamikė nė Turqi, qė ėshtė edhe President i Shoqatės Kombėtare tė Ataturkut, paralajmėroi Kryeministrin Erdoghan nė lidhje me planet e kandidimit tė mundshėm pėr President tė vendit tė njė personi tepėr islamist, i cili, sipas shumė laikėve, do ta ēonte Turqinė pas nė kohė e mbi tė gjitha do ta largonte pėrfundimisht vendin nga Evropa. Presidenti aktual, Ahmed Sezer, do tė tėrhiqet nė maj dhe Parlamenti, i dominuar nga parlamentarėt e Erdoganit, do tė zgjedhė njė President tė ri. Por, protesta, veē tė tjerash, ishte drejtuar edhe kundėr kėrkesės sė Bashkimit Evropian pėr tu dhėnė kurdėve dhe minoriteteve tė tjera fetare mė shumė tė drejta kulturore. Po dje, nė lidhje me raportin e BE-sė pėr Turqinė, i cili akuzon vendin me shumicė myslimane pėr dėshtim nė politikėn e lirisė sė fjalės dhe tė drejtave tė njeriut, Kryeministri Erdogan deklaroi se "BE-ja po vinte nė mėnyrė artificiale pengesa nė anėtarėsimin e vendit tė tij". Sipas Erdoganit, Turqia duhet tė tregohet e ndershme dhe e sinqertė nė lidhje me vlerėsimet e saj dhe jo tė pėrdorė refrenin e mosrealizimit tė reformave pėr tė vonuar anėtarėsimin. Erdogan ėshtė i bindur qė vendi i tij i ka realizuar tė gjitha kriteret politike dhe se vlerėsimi i javės qė vjen i Bashkimit Evropian nuk pėrputhet me situatėn nė vend.
Gazeta Shqip - 2006